Shtune, 30 Gusht 2008 06:29:12

Lexoni versionin Print

Gjirokastër, dy vatra zjarresh brenda një dite

Dy vatra zjarri të konsiderueshme kanë shkaktuar djegien e më tepër se pesë ha kullota në rrethin e Gjirokastrës gjatë 24 orëve të fundit. Në orët e vona të së dielës në fushat e fshatit Mashkullorë një zjarr ka përparuar ndjeshëm duke vënë nën vete serat e zonës fushore larg qendrës së banuar.

E. Bani
Marte, 22 Korrik 2008 08:20:00

 

Zjarret dyshohet se janë të qëllimshme nga banorët e zonës, të cilët djegin kullotat

GJIROKASTËR- Dy vatra zjarri të konsiderueshme kanë shkaktuar djegien e më tepër se pesë ha kullota në rrethin e Gjirokastrës gjatë 24 orëve të fundit. Në orët e vona të së dielës në fushat e fshatit Mashkullorë një zjarr ka përparuar ndjeshëm duke vënë nën vete serat e zonës fushore larg qendrës së banuar. Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e Repartit të Zjarrfikëses dhe forcat e policisë. Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe gati pesë ha kullotë. Punonjësit e Policisë së Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit si dhe uniformat blu të Gjirokastrës, kanë bërë të mundur me përdorimin e mjeteve rrethanore për shuarjen e flakëve pas tri orësh.

Mungesa e një rruge shtyu forcat në terren të ndërmerrnin këtë aksion i cili u krye pa ndihmën e makinave zjarrfikëse. Për këtë rast policia ka shoqëruar pesë shtetas nga fshati Mashkullorë dhe pasi janë pyetur janë lënë të lirë për mungesë provash. Sipas policisë, zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme por autori ende nuk është identifikuar. Ndërkohë dje në orët e mesditës një tjetër vatër zjarri është regjistruar në zonën turistike të Viroit, rreth 3 km në veri të qytetit të Gjirokastrës. Një ha kullotë është vënë nën flakë si pasojë e një zjarri të vendosur në mënyrë të qëllimshme. Furia e flakëve ka ndalur pas ndërhyrjes së forcave të PMNZSH dhe policisë së Gjirokastrës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML