Shtune, 06 Shtator 2008 02:06:36

Lexoni versionin Print

Velipojë, humbet jetën në det 10-vjeçarja

Një 10- vjeçare ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës , ndërsa ka qenë atje me pushime së bashku me familjen e saj. Sara Bidri, lindur dhe banuese në lagjen “Manush Alimani “në qytetin e Shkodrës

A.Dushi
Hene, 21 Korrik 2008 08:45:00

 

SHKODËR-Një 10- vjeçare ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës , ndërsa ka qenë atje me pushime së bashku me familjen e saj. Sara Bidri, lindur dhe banuese në lagjen “Manush Alimani “në qytetin e Shkodrës, ka qenë me pushime në plazhin e Velipojës. Dje, rreth orës 12.50, ajo ështëfutur të lahet në ujërat e detit, por është mbytur. Kanë qenë personat që ndodheshin rreth saj që e kanë parë vajzën të fundosej në ujë e të mos dilte që andej dhe menjëherë kanë ndërhyrë për ta gjetur dhe nxjerrë nga deti. Nxjerrja e saj në breg është bërë nga familjarët dhe plazhistët e tjerë. Megjithëse janë munduar t’i shpëtojnë jetën 10-vjeçares, gjithçka ka qenë e kotë. Vajza ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë së shkaktuar në thellësi të detit. Ajo është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës , ndërsa nga hetimet e kryera ka rezultuar se vdekja e saj ka qenë aksidentale, si pasojë e mbytjes në ujë. Ky është rasti i katër i mbytjeve që nga fillimi i këtij muaji në plazhin e Velipojës , ku mungojnë rojet bregdetare dhe ekipet e shpëtimit.

------------------------------------

Pranga 26-vjeçarit 
fierak, trafikoi një vajzë


FIER- Policia e Fierit ka ndaluar 26-vjeçarinEdmond Isufaj, pasi akuzohet për veprën penale të shfrytëzimit për trafik prostitucioni. Ai, së bashku me shetasin Agron Aliaj, 24vjeç, akuzohen se kanë shfrytëzuar një 17- vjeçare, duke e detyruar të ushtrojë prostitucion. Të dy këta shetas i kanë thënëvajzësse do ta punësonin si kamariere në Kosovë. Vajza u ka besuar, por është zhgënjyer pasimë pas, shetasit e lartpërmendur e kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni,jo vëtëmnë Shqipëri por edhe në Kosovë. Sipas policisë, ka qenë 17 -vjeçarja ajo që më pas u ka treguar oficerëve të policisë gjyqësore historinë e saj, duke treguar njëkohësisht edhe personat që e shfrytëzonin. Isufaj është arrestuar dje, në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit. Sipas policisë, e cila ka bërë dokumentimine plotë të ngjarjes nga ana ligjore, materialetpër dy të akuzuarit i kaluan prokurorisë për veprën penale të “shfrytëzimit të femrave për prostitucion”. Mësohet se i ndaluari Edmond Isufaj nuk i ka pranuar akuzat, duke e cilësuar të sajuar, denoncimin kundër tij, ndërsa bashkëpunëtori i tij Aliaj është shpallur në kërkim. L.Çeçoaliaj


------------------------------------

Lushnje, 17 vatra 
zjarri dogjën 70 hektarë


LUSHNJE- I nxehti i këtyre ditëve ka shkaktuar 17 zjarre në Lushnje, të cilët kanë shkrumbuar mbi 70 hektarë tokë. Eksperti i zjarrfikëseve dhe shpëtimit, Loni Boçi, thotë se zjarret e këtij viti kanë qenë të shumtë në numër, ku janë rrezikuar banesa dhe qendra të banuara. Disa zjarre kanë rënë në fshatin Gur e Sulzotaj, ku falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëseve dhe ndihmës që kanë dhënë banorët me mjete rrethanore nuk ka patur viktima në njerëz. Po kështu, në fshatin Thanasaj, zjarri dogji mbi 100 trarë në linjën hekurudhore Lushnje-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”duke mos lejuar qarkullimin e trenitdhe udhëtarëve për disa kohë. Në Krutjen e Sipërme, zjarri përfshiu një zonë të terë, por për fat të mirë, flaket u izoluan pas ndërhyrjes së zjarrfikësave, ndryshe do ishte shkrumbuar i gjithë fshati. Vatra me e fundit ka qënë ajo në Pluk, kubrenda pak minutash u dogj një sipërfaqe prejnjë hektar dhe vetëm evakuimi i banorëve shmangu viktimat në njerëz. Policia ka ndaluar katër vetë të dyshuar si zjarrvënës të qëllimshëm, dy prej të cilëve janë nga komuna e Krutjes.

S. Ndreçka

----------------------------------------


Nuk ka më tokë të lirë, por burokracia pengon hapjen e varrezës së re

Rrogozhinë, varrezat  drejt mbylljes për tokë


RROGOZHINË- Varrezat aktuale në qytetin e Rrogozhinës janë drejt mbylljes, pasi nuk ka më vende të lira. Kryetari i bashkisë, Haqim Tosku, ka bërë të ditur se në varrezat aktuale të qytetit nuk ka më vende të lira dhe prej kohësh, bashkia ka nisur procedurat për shpronësimet për të krijuar një varrezë të re. Tosku është shprehur se për vendin e ri të varrezave kërkohen 3000-4000 metër katror sipërfaqe, vend i cili është gjetur. Për këtë qëllim, bashkia ka akorduar nga fondet e veta një shumë prej 4,7 milionë lekësh, që të realizohet shpronësimi i tokës që gjendet pranë stadiumit të qytetit. Në këtë mënyrë hapet rruga për krijimin e varrezave të reja të qytetit, praktikë kjo që në vitet e fundit është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm qytetesh për shkak se sipërfaqja e varrezave aktuale nuk ishte llogaritur për një periudhë të gjatë kohe. Ndonëse akordimi i fondit dhe bindja e pronarëve të tokës për shpronësim nuk ka patur probleme, ajo që po pengon këtë punë është firma dhe miratimi i kësaj procedure nga Ministria e Brendshme. Kryebashkiaku i Rrogozhinës është shprehur se ka takuar zv/ministrin e Brendshëm, Ferdinand Pone, për këtë qëllim, por veprimet burokratike kanë sjellë shumë vonesa në hapjen e varrezave të reja.

M.Brunga


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML