Lirim Alia u shkarkua për organizimin e protestës së 30 majit
FIERZË-Shuhen shpresat për rikthimin në punë të kryetarit të Sindikatës së Pavarur të HEC-it Fierzë, Lirim Alia. Drejtori i Divizionit të Prodhimit në KESH, Muharrrem Stojku, i ka dhënë “OK” kërkesës për largimin nga puna të kryetarit të Sindikatës së Pavarur, Lirim Alia. Motivi i pezullimit nga ana e drejtorit të HEC-it Fierzë, QazimDusha, ka qenë se punonjësi i këtij hidrocentrali ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në një grevë të paligjshme, më 30 maj të këtij viti. Në bazë të urdhrit të pezullimit, kryetari i sindikatës së HEC-it Fierzë kishtetë drejtën e ankesës pranë Divizionit të Prodhimit në KESH, ndërsa ky divizion është i detyruar t’i kthejë përgjigje brenda një muaji.
Megjithëse udhëheqësi i protesëtës së 30 majit kishte shpresë tek rikthimi në punë, kjo nuk ka ndodhur. Drejtori i Divizionit të Prodhimit, Muharrem Stojku, i ka komunikuar kreut të sindikatës largimin nga puna me të njëjtin motiv dhe konkretisht për udhëheqjen e një greve, që drejtuesit e HEC-it Fierzë e kanë quajtur të paligshme. “ Për këtë vendim të KESH-it do t’i drejtohem gjykatës, pasi nuk kishte asnjë arsye për largimin tim nga puna.Me anë të këtij vepriimi të koordinuar, drejtori I HEC-it Fierzë dhe drejtori i Divizionit të Prodhimit në KESH kërkojnë që me anë të presionit të largimit nga puna të shuajnë lëvizjen sindikaliste, ku në një farë mënyre ia kanë arritur qëllimit”- shprehet ish -kryetari i sindikatës, Lirim Alia. Rreth 120 punonjës të Hidrocentralit të Fierzëskanë zhvilluar më 30 majnjë protestë paqësore në kërkim të ndryshimit të pikave të kontratës, rritjes së pagave dhe kushteve më të mira të punës. Policia nuk ka lejuar që protesta të zhvillohet në mjediset e hidrocentralit, kështu që punëtorët e HEC-it të Fierzës u detyruan ta zhvillojnë protestën tek porta hyrësee HEC-it Fierzë.