Shtune, 30 Gusht 2008 06:59:14

Lexoni versionin Print

Vlorë, trafiku i klandestinëve, dy në pranga

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar dje dy persona me akuzën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Gladiol dhe Eraldo Metushi, përkatësisht 31 dhe 21 vjeç

A. Peçi
Diel, 20 Korrik 2008 08:20:00

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar dje dy persona me akuzën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Gladiol dhe Eraldo Metushi, përkatësisht 31 dhe 21 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Sarandë janë kapur gjatë një operacioni të koduar me emrin Gumenica. Ka qenë pikërisht kjo pika nga dyshohej se përcilleshin klandestinët, të cilët ndihmoheshin nga shtetasit në fjalë. Siç bëhet me dije nga burimet zyrtare të policisë, kapja e tyre është rezultat i veprimeve operacionale hetimore me metoda të ndryshme, ku fillimisht është arritur që të kapen në disa raste një numër shtetasish që tentonin të kalonin kufirin. Pas hetimeve të mëpasshme, janë dekonspiruar edhe persona të përfshirë në këto biznese. Dy klandestinë të kapur së fundmi kanë deklaruar se kanë paguar 3500 euro secili, për t’i çuar fillimisht në Greqi dhe prej andej të përfundonin në Itali. Sipas tyre, këtë shumë ata e kishin paguar tek dy të arrestuarit e djeshëm. Sipas policisë, janë faktuar disa kalime klandestinësh që janë bërë për llogari të tyre në këtë linjë. Pas kësaj gjatë kontrollit të kryer në banesën e dy shtetasve janë gjetur dokumente të falsifikuara, leje qëndrimi për në shtetin fqinj, si dhe prova të tjera që implikonin ata në dhënien ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror. Paralelisht policia po vijon hetimet për persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rrjet.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML