Shtune, 06 Shtator 2008 02:07:17

Lexoni versionin Print

Korçë, pranga tre policëve, trafikonin klandestinë

Infiltrimi i dy personave në rrjet ka sjellë arrestimin e 11 personave në zonën e Korçës. Hetime edhe në anën greke

Xhon Baka
Diel, 20 Korrik 2008 09:12:00

 

KORÇË- Goditet super rrjeti i trafikut të klandestinëve në itinerarin Shqipëri-Greqi, mes të cilëve edhe tre punonjës policie. Përveç tyre, në prangat e policisë kanë rënë edhe tetë persona të tjerë, të gjithë të akuzuar për trafik klandestines. Bëhet fjalë për një grup që kishte shtrirë “tentakulat” e tij në të gjithë Shqipërinë duke nisur nga taksistët që gjenin klientët e deri tek efektivët e policisë së kufirit. Madje një pjesë e grupit dyshohet se vazhdon deri në Greqi. Por stacioni i fundit i tyre ishte Italia. Klandestinët e kishin më të lehtë të shkonin në Itali nëse niseshin me traget nga portet greke

Aksioni i befasishëm është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Ministrinë e Rendit pas zbulimit të të gjithë elementëve nëpërmjet infiltrimit ë rrjet të dy personave në trafikun e klandestinëve që ushtronte veprimtarinë e tij në doganën e Kapshticës. Nga hetimet e para grupi i bashkëpunëtorëve në këtë trafik është i madh. Policia fillimisht ka arrestuar 11 anëtarë të këtij rrjeti dhe në vazhdim të hetimeve pritet që të ketë edhe arrestime të tjera po kaq të mëdha në numër. Mes të arrestuarve janë edhe 3 policë të policisë kufitare, të cilët kryenin shërbimin në pikën e kalimit në Kapshticë. Ismet Roshi me detyrën e oficeri të policisë pranë vendkalimit kufitar është emri i vetëm i identifikuar, ndërkohë që policia duket se është treguar mjaft e kujdesshme për të mos dhënë asnjë element lidhur me emrat e personave të tjerë. Për sa iu përket punonjësve të policisë, kanë qenë vetë zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në kryeqytet, ndërkohë që nga ky operacion janë përjashtuar punonjësit e Drejtorisë së Policisë në Korçë.

Fill pas goditjes së rrjetit, autoritetet shqiptare të policisë kanë kërkuar bashkëpunim për hetime të mëtejshme me policinë greke, pasi rrjeti i trafikut shqiptar të klandestinëve dyshohet se kishte bashkëpunim edhe me elementë të veçantë të policisë grekë në anën tjetër të kufirit, duke gjetur lehtësira të kalimit pa problem gjatë kohës kur ishin në turn policët grekë. Ndryshe nga të gjithë rrjetet e trafikut të klandestinëve të goditur e asgjësuar gjatë dy vjetëve të fundit në juglindje, rrjeti i asgjësuar gjatë 24 orëve të fundit realizonte me “kurajën” më të madhe kalimin e emigrantëve ilegalë përmes pikës kufitare të Kapshticës. Drejtues të Drejtorisë së Policisë në Korçëkanë qenë të rezervuarnë dhënien e informacionit rreth këtijrrjeti, kjo se priten dhe ndalime të tjera disa prej të cilave dhe në drejtues të uniformave blu sërish pranë pikës së kalimit kufitar. Ecuria pozitive e këtij rrjeti ishte bashkëpunimi me punonjësit e policisë kufitare, që kryenin shërbimin në turne të ndryshme në vendkalimin kufitar. Kjo iu krijonte mundësinë që të kalonin klandestinët sapo krijoheshin kushtet e nevojshme për të mos u zbuluar sekreti i tyre dhe veprimtaria kriminale gjithashtu. Burime brenda policisë lokale në rrethin e Devollit kanë bërë të ditur për gazetën se rrjeti kishte në përbërje të tij përveç policëve kufitarë edhe persona që përgatisnin dokumentet zyrtare false duke përfshirë këtu edhe dokumente të shtetit grek, por edhe disa personatë tjerë gjithmonë të gatshëm për të bërë transportin e klandestinëve. I njëjti burim informacioni bën të ditur se ky rrjet trafikantësh i seleksiononte me mjaft kujdes klandestinët që ndihmonte për të kaluar në thellësi të tokës greke.

Klandestinët vinin nga e gjithë Shqipëria por mblidheshin në qytetin e Korçës ku edhe bëhej nisja për në Greqi

Dyshimi, edhe policia greke e implikuar në trafik

Rrjeti i trafikut të klandestinëve kishte arritur që të bënte për vete edhe policinë, e cila në pjesën më të madhe të rasteve “mbyllte njërin sy” kur ata kalonin kufirin. Në sajë të bashkëpunimit me policitë e të dyja doganave këta klandestinë kalonin me dokumente false përmes dy doganave dhe nuk kishin asnjë pengesë deri sa arrinin në destinacionin e kërkuar. Shuma e të hollave që paguanin shkonte nga një mijë deri katër mijë euro kur emigrantët pajiseshin me pasaportë e vizë greke. Gjashtë prej të arrestuarve janë banorë të Korçës, një nga rrethi i Fierit dhe një nga rrethi i Lushnjës. Policia e Korçës ka pohuar se shumica e të arrestuarve janë persona me precedentë penalë që kanë kryer edhe shkelje të tjera ligjore e kanë kryer edhe dënime të ndryshme. Grupi i trafikantëve kishte mes tij edhe mjeshtër të falsifikimit të vizave greke, pasaportave dhe dokumenteve të tjera. Klandestinët që binin në rrjetin e tyre vinin nga rrethe të ndryshme të vendit. Pika e grumbullimit ishte në Korçë por klandestinët gjuheshin nga e gjithë Shqipëria. Infiltrimi në radhët e klandestinëve të informatorëve bëri që të zbulohej veprimtaria e rrjetit, i cili ka marrë dhe një goditje që e ka shpërbërë krejtësisht atë. “Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, u gjetën dokumente shkresore që vërtetojnë plotësisht aktivitetin e tyre kriminal, si pasaporta, kompjuterë, certifikata personale dhe familjare në emër të personave të ndryshëm, fotografi e dokumente të tjera të falsifikuara. Gjithashtu, janë sekuestruar gjashtë automjete që përdoreshin nga këta persona për trafikimin e shtetasve të ndryshëm jashtë territorit shqiptarë, 20 pasaporta, 12 celularë etj”,- thanë pas operacionit burimet zyrtare të policisë.

ARRESTIMET

Leonard Belortaja, 32 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, me arsim të mesëm, me punë shofer.

Artur Likollari, 42 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, me arsim të mesëm, me punë shofer.

Altin Qatipi, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8- vjeçar, me punë shofer.

Edmond Tollkuçi, 35 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, me arsim 8- vjeçar.

Manol Xhamia, 48 vjeç, lindur dhe banues në Bilishtë, me arsim 8- vjeçar, me punë shofer.

Ilir Çipi, 38 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, me arsim të mesëm, me punë në sektorin privatë.

Mihal Shuli, 47 vjeç, lindur dhe banues në Lushnje, me arsim të lartë, prifti i fshatit në Karavasta.

Ismet Rroqi, 29 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në pikën e kalimit kufitar Kapshticë.

Sefer Çollaku, 50 vjeç, me detyrë kontrollor në pikën e kalimit kufitarë Kapshticë.

Rajmondi Duro, 40 vjeç, me detyrë kontrollor në pikën e kalimit kufitarë Kapshticë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML