Shtune, 06 Shtator 2008 02:14:37

Lexoni versionin Print

Sherri banal, 27 vjeçari vritet me kaçvidë

Një grindje banale për parakalim makine, i ka kushtuar jetën një 27-vjeçari pasi është goditur me kaçavidë në kokë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:15 të ditës së djeshme në qendër të fshatit Paskuqan në Tiranë, kur Ervis Sapaj 27-vjeç është masakruar me kaçavidë nga dy persona.

Klodiana Kotorri
Diel, 20 Korrik 2008 09:05:00

 

Një grindje banale për parakalim makine, i ka kushtuar jetën një 27-vjeçari pasi është goditur me kaçavidë në kokë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:15 të ditës së djeshme në qendër të fshatit Paskuqan në Tiranë, kur Ervis Sapaj 27-vjeç është masakruar me kaçavidë nga dy persona. Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët janë përpjekur ti japin ndihmën e parë të riut duke e transportuar në spital, por ai ka ndërruar jetë ende pa mbërritur në duart e mjekëve. Ndërkohë që efektivat e komisariatit të policisë nr.5, dhe specialistët e zyrës së vrasjeve pranë policisë së Tiranës mbërritën në vendin e ngjarjes për të zbuluar motivin dhe autorët e krimit. Burime zyrtare nga policia thanë se autorët e vrasjes kanë qenë dy dhe dyshohet se janë Arben D. 27-vjeç banues në Paskuqan dhe Shukri D, 26-vjeç banues në Bërxullë të Tiranës. Deri në orët e vona të mbrëmjes policia nuk ka mundur të arrestojë autorët e dyshuar ndërsa po punon për kapjen e tyre.

Vrasja

Rreth orës 15:15 të ditës së djeshme 27-vjeçari Ervis Sapaj sapo kishte dalë nga banesa e fejuarës së tij në Paskuqan dhe po kthej në banesën e tij në lagjen Allias në kryeqytet. Ndërsa ndodhej ende në qendër të Paskuqanit ku po lëviste me automjetin e tij është përballur me një tjetër automjet në të cilin po udhëtonin dy të rinj. Në bazë të deklarimeve të marra nga dëshmitarët policia tha se dyshohet mes 27-vjeçarit Sapaj dhe dy personave që ndodheshin në automjetin tjetër të identifikuar si Arben D, dhe Shukri D, ka nisur një sherr për parakalimin e automjeteve. Dy personat kanë dalë nga makina dhe pasi kanë shkëmbyer disa fjalë me 27-vjeçarin e kanë goditur atë me kaçavidë në kokë duke e lënë të plagosur në automjet. Pasi masakruan të riun dy personat u larguan me shpejtësi duke u shpëtuar prangave të policisë. Ndërkohë që dëshmitarët e ngjarjes transportuan me urgjencë Sapaj në spital por ai ndërroi jetë sapo mbërriti. Për ngjarjen u lajmërua policia e cila mbërriti menjëherë për të identifikuar dhe kapur autorët.

Policia

Brenda pak orësh grupi hetimor mundi të identifikonte dy autorët e dyshuar kryesor të vrasjes së Ervis Sapaj. Policia mori në pyetje dëshmitarët e ngjarjes të cilët deklaruan për motivin e ngjarjes.“Një prej autorëve të dyshuar banon vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa tjetri në fshatin Bërxhull të Tiranës. Policia po punon për kapjen e tyre. Nga hetimet e para rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit mes autorëve dhe të dëmtuarit që dyshohet të ketë qenë për shkak të parakalimit të makinave” thanë për “Shekullin” burimet policore. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autoriëve të cilët deri në orët e vona të mbrëmjes nuk janë kapur. Një furgon policia qëndronte pranë banesës së njërit prej autorëve në Paskuqan ndërsa një tjetër në Bërxullë. Ndërkohë që trupi i pa jetë i 27-vjeçarit Ervis Sapaj u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme ndërsa më pas iu dorëzua familjarëve.

Vrasja e 27-vjeçarit Ervis Sapaj ka shokuar jo vetëm familjarët e tij të cilët e kishin djalë të vetëm por edhe të gjitha ata që e njihnin. Shokët e të riut tregojnë se ai ishte një djalë i urtë që nuk përzihej me njeri. Sapaj ditën e djeshme kishte qenë të e fejuara e tij në Paskuqan me të cilën do të martohej më 15 shtator, por një grindje banale mes dy persona të panjohur prej tij i shkaktoi vdekjen dhe gjëmën për familjen e tij. Ervisi është djali i vetëm i familjes Sapaj ndërsa ka edhe një motër më të vogël. “Ervisi ishte një djalë i urtë që nuk përzihej me njeri, ai kishte një aktivitet privat në të cilin punonte gjithë ditën. Do të martohej më 15 shtator kur kishin prerë dhe ditën e dasmës” tha për “Shekullin” një shok i 27-vjeçarit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML