Shtune, 30 Gusht 2008 06:25:34

Lexoni versionin Print

Ja si mund te pajiseni më shpejt me pasaposrtat e reja

Pacientët dhe emigrantët më të favorizuarit nga policia për pajisjen me pasaportë. Policia e Tiranës ka marrë masat për prodhimin e pasaportave në një afat të shkurtër. Të privilegjuarit do të jenë të sëmurët të cilët kërkojnë të kurohen jashtë shtetit si dhe emigrantët që duan të pajisen me pasaportë të re

Klodiana Kotorri
Diel, 20 Korrik 2008 09:03:00

 

Pacientët dhe emigrantët më të favorizuarit nga policia për pajisjen me pasaportë. Policia e Tiranës ka marrë masat për prodhimin e pasaportave në një afat të shkurtër. Të privilegjuarit do të jenë të sëmurët të cilët kërkojnë të kurohen jashtë shtetit si dhe emigrantët që duan të pajisen me pasaportë të re.

Sfilitjet e viteve të kaluara për të marrë një pasaportë duket se ka çuar qytetarët të “neglizhojnë” paraqitjen në sportelet e policisë së kryeqytetit për të tërhequr pasaportat. Kjo pasi afati i prodhimit të pasaportave është shkurtuar nga policia gjë të cilën qytetarët ende nuk e kanë mësuar ndaj dhe policia e Tiranës me anë të një deklarate për shtyp u bën thirrje personave që kanë aplikuar për pasaportë të paraqiten pranë sporteleve për ti tërhequr ato. Mësohet se kanë mbetur pa tërhequr rreth 700 pasaporta.

Pasaportat

“Strukturat e seksionit të Policimit në Komunitet, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë marrë udhëzimet përkatëse, për menaxhimin sa më mirë të prodhimit në kohë të pasaportave, duke përballuar aktualisht fluksin normal të kërkesave për pasaporta të qytetarëve” thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar ditën e djeshme nga policia e Tiranës e cila bëri të ditur se masat janë marrë me qëllim për të përballuar në kohë nevojat e shtetasve shqiptarë. Policia e kryeqytetit është vënë në gadishmëri të plotë për të pajisur me pasaporta brenda një afati të shkurtër personat që kanë emergjencë shëndetësore si dhe emigrantët. Pasi të kenë paraqitur dokumentet e nevojshme për të kryer aplikimin si dhe epikricën, pacientët do të pajisen me pasaportë në më pak se 3 ditë. “Ndërkohë, që lehtësira do të ketë edhe ndaj aplikantëve emigrantë shqiptarë të cilët vijnë në vendin e tyre me rastin e pushimeve verore, duke e prodhuar pasaportën me një afat të shpejtë prej pesë ditësh nga dita e aplikimit të parë, ndërsa për aplikime të dyta, prodhimi i pasaportës varion nga 7 deri në 10 ditë nga dita e aplikimit” thuhej më tej në deklaratën e policisë së kryeqytetit.

Policia

Në vitet e kaluara ishin qytetarët ata që prisnin me orët të tëra në sportelet e drejtorisë së policisë së Tiranës dhe kryenin ankesa për vonesat e pasaportave, ndërsa tashmë është policia ajo që u bën thirrje aplikuesve të paraqiten për të tërhequr pasaportat të cilët janë bërë stog në sirtare. Të mësuar me idenë se pasaportat dalin me vonese, qytetarët nuk paraqiten në sportele pa kaluar një afat kohor prej dy javësh për të tërhequr pasaportën por nga ana tjetër policia deklaron se afati i prodhimit është shkurtuar dhe kjo bën që të mbeten pa shpërndarë me qindra pasaporta. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë dje se pranë sporteleve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës aktualisht janë prodhuar datat e aplikimit 14 Korrik 2008. Ndërsa, vetëm përgjatë ditës së premte janë prodhuar 250 pasaporta. “I lutemi qytetarëve të Tiranës, të paraqiten pranë këtyre sporteleve për të tërhequr pasaportat e tyre, pasi gjendja e pasaportave në total të prodhuara, por ende të pa tërhequra është rreth 700 pasaporta. Aktualisht, është organizuar puna për tejzgjatjen e orareve të sporteleve, për aplikimin e qytetarëve për pasaportë, po ashtu në një orar të tej zgjatur do të punojnë edhe sportelet e shpërndarjes së pasaportave, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë” deklaroi policia.

Për të sëmurët që duan të kurohen jashtë shtetit policia merr masa që ti pajisë ata me pasaportë brenda një afati tre ditorësh, nga dita kur pacientët paraqesin dokumentacioni përkatës dhe epikrizën.

Për emigrantët policia ka krijuar lehtësira duke shkurtuar afatin prej 5 ditësh nga dita e aplikimit të parë, ndërsa për aplikime të dyta, prodhimi i pasaportës varion nga 7 deri në 10 ditë nga dita e aplikimit.

Policia ka prodhuar pasaportat për personat që kanë aplikuar më datë 14 korrik 2008, ndërsa vetëm ditën e premte janë prodhuar 250 pasaporta për qytetarët e Tiranës të cilët duhet të paraqiten për ti tërhequr.

Rreth 700 pasaporta kanë mbetur në sportelet e drejtorisë së Policisë së Tiranës pasi nuk janë tërhequr nga aplikuesit, ndaj dhe policia u bën thirrje qytetarëve të paraqiten për ti tërhequr ato.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML