Shtune, 06 Shtator 2008 01:58:44

Lexoni versionin Print

Anglezët e skandalit seksual “fundosin” njëri-tjetrin në gjyq

Britanikët e qendrës”Fëmijët e tij”, të akuzuar për dhunë seksuale ndaj fëmijëve fundosin njëri-tjetrin, në procesin gjyqësor kundër tyre. “Akuzat ndaj meje janë shpifje të David Braun-it,

F.Vezaj
Merkure, 16 Korrik 2008 08:20:00

 

Dino Christodoulou ka akuzuar David Braun se po tenton të shpëtojë veten

TIRANË- Britanikët e qendrës”Fëmijët e tij”, të akuzuar për dhunë seksuale ndaj fëmijëve fundosin njëri-tjetrin, në procesin gjyqësor kundër tyre. “Akuzat ndaj meje janë shpifje të David Braun-it, për të shpëtuar veten”,-ka thënë dje para Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, i pandehuri Dino Christodoulou, i cili foli për herë të parë në gjyq. Por ishte mungesa e avokatit mbrojtës të anglezit Christodoulou, që u bë shkak për ndërprerjen e seancës dhe caktimin e një date tjetër. Duke shfrytëzuar rastin, kur togat e zeza e pyetën për mungesën e avokatit të tij, Christodoulou u shpreh se: “akuzat që më janë ngritur janë shpifje, pasi unë vetëm i kam ndihmuar fëmijët dhe nuk kam abuzuar me ta.

Ndërsa në lidhje me deklarimet e David Braun, ai më akuzon mua për të shpëtuar veten. Kjo do të vërtetohet para jush”,-tha i pandehuri, të cilit ia ndërpreu fjalën kryesuesja e treshes gjykuese, Shefkije Demiraj, duke i kujtuar se nuk jemi në fazën e deklarimeve të lira. Gjithashtu, edhe i pandehuri tjetër në këtë proces, Robin Arnold, nuk ngurroi ta quajë veten të pafajshëm, duke u shprehur se: “është abuzuar me emrin tim, unë nuk kam abuzuar me asnjë fëmijë përveç se i kam ndihmuar me të holla dhe rroba”. Pas verifikimit të mungesës së avokatit dhe shkaqet e kësaj mungese, gjykata ndërpreu seancën gjyqësore duke pezulluar afatet e paraburgimit deri në seancën e radhës të datës 28 korrik. Dy të pandehurit, Dino Christodoulou, 45 vjeç, dhe Robin James Arnold, 56 vjeç, janë ekstraduar nga Londra disa javë më parë për t’u gjykuar lidhur me çështjen e abuzimit seksual me të miturit jetimë në shtëpinë e fondacionit “Fëmijët e tij”, në bashkëpunim me administratorin e kësaj qendre bamirësie, David Braun. Ndaj tyre rëndon akuza kryerjes së “marrëdhënieve homoseksuale me të mitur të moshave nga 6 deri 13 vjeç”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML