Premte, 22 Gusht 2008 00:56:59
    

Lexoni versionin Print

Korçë, projekte për të rritur numrin e turistëve

Për një turizëm të veçantë malor duhet të kesh dhe një mjedis të pastër, ndaj në juglindje masat për ta pasur këtë gjithmonë në plan të parë nuk mungojnë.

Xhon Baka
Merkure, 16 Korrik 2008 08:22:00

 

Kryesisht po punohet në lidhje me përmirësimin e mjedisit për të zhvilluar turizëm malor gjatë të gjithë vitit

KORÇË- Për një turizëm të veçantë malor duhet të kesh dhe një mjedis të pastër, ndaj në juglindje masat për ta pasur këtë gjithmonë në plan të parë nuk mungojnë. Por gjithashtu nuk mungojnë dhe projektet e shumta ambicioze që lidhen me investimet në turizmin malor, ku rajoni juglindor i vendit ofron mundësi të shumta në të katër stinët. Por mbrojtja e mjedisit në rajonin e Korçës është një domosdoshmëri dyplanëshe që lidhet me shëndetin e banorëve të zonës por dhe zhvillimit të turizmit malor. Për këtë arsye gjatë këtij viti po realizohen disa projekte për përmirësimin e mjedisit, menaxhimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane në shkallë qarku, kanalizimin e ujërave të zeza në qytetin e Pogradecit dhe ndërtimin e një kolektori që do t’i japë fund ndotjes së liqenit të Ohrit, pjesë kryesore strategjike në zhvillimin e turizmit të Shqipërisë juglindore.
 
Nga ana tjetër, bashkitë dhe komunat, në buxhetin e tyre kanë caktuar më shumë fonde për mbajtjen pastër jo vetëm të qytetit të Korçës, por edhe të fshatrave të njohur turistikë të kësaj treve siç janë Voskopoja, Dardha, Mborja etj,. Edhe komuniteti duket më i ndërgjegjësuar për një mjedis sa më të pastër, për të cilin është zbatuar edhe një projekt. Ndërhyrjet e strukturave shtetërore ndihen herë pas here të domosdoshme në mbrojtje të mjedisit, ku natyrisht vendin kryesor e zë drejtoria e mbrojtjes së mjedisit pranë Këshillit të Qarkut në Korçë. “Nuk mund të qëndrojmë indiferentë dhe të mos ndërhyjmë kur ka probleme të mjedisit”,- pohon për gazetën kreu i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Korçë, Paqësor Cane.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML