Enjte, 20 Nentor 2008 17:41:28

Lexoni versionin Print

Spahiu : Delijorgji do të bëjë një Gërdec të dytë

TIRANË-Zvkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu e cilëson si një Gërdec të dytë për drejtësinë sulmin ndaj tij prej të pandehurit Mihal Delijorgjit nga qelia e burgut “Jordan Misja”, ku është i izoluar si nja nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, kompania e të cilit kryente në mënyrë primitive çmontimin e municioneve të Ushtrisë shqiptare. Letra e tij, dërguar pak ditë më parë në adresë të drejtuesve më të lartë shtetëror, ka bërë që nënkryetari Spahiu të ngre pyetjen se karshi kësaj situate për shtetin shqiptarë do të jetë një test për të dëshmuar se në anën e kujt është.

Flamur Fezaj
Diel, 13 Korrik 2008 08:55:00

TIRANË-Zvkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu e cilëson si një Gërdec të dytë për drejtësinë sulmin ndaj tij prej të pandehurit Mihal Delijorgjit nga qelia e burgut “Jordan Misja”, ku është i izoluar si nja nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, kompania e të cilit kryente në mënyrë primitive çmontimin e municioneve të Ushtrisë shqiptare. Letra e tij, dërguar pak ditë më parë në adresë të drejtuesve më të lartë shtetëror, ka bërë që nënkryetari Spahiu të ngre pyetjen se karshi kësaj situate për shtetin shqiptarë do të jetë një test për të dëshmuar se në anën e kujt është. “Raporti i kontrollit për gjyqtarët që liruan të dyshuarin, për autorin kryesor të shpërthimit të Gërdecit ka shkaktuar një debat kaq të madh. Më pas kjo u shoqërua me një Gërdec të dytë për drejtësinë shqiptare që është letra dhe kërcënimi që ka marrë Kreshnik Spahiu nga qelitë e burgut nga dora vetë e Mihal Delijorgjit dhe në këtë kontekst do të thoja se pa paragjykuar hartuesit apo bashkautorët e kësaj letre, qëndrimi ndaj Kreshnik Spahiut do të jetë një test nëse shteti do të mbajë anën e drejtësisë apo anën e Mihal Delijorgjëve”,-tha Spahiu në një komunikim me media. Gjatë fjalës së tij, ai nuk harroi të komentoi edhe kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në lidhje me verifikimin e mandatit të tij dhe konfliktit që ka plasur tashmë mes këtyre dy drejtuesve të institucioneve. “Gjithçka është artificiale. Prej shume kohësh, ndoshta për herë të parë në KLD-ja ka pasur një harmoni të plotë dhe një vendimmarrje kolegjiale përfshirë dhe një dialog shumë konstruktiv brenda KLD-së. Mebindje ju them se çdo kërkesë apo pretendim i ardhur nga Ministrit të Drejtësisë deri më sot është pranuar në 100 për qind të rasteve sikundër ka pasur një bashkëpunim shumë serioz”,-tha ai. Ndërsa, në lidhje me etiketimin e ministrit Alibeaj se zvkryetari Spahiu “vuan” nga protagonizmin politik, Spahiu shprehet “protagonizëm politik nga ana ime nuk mund të ketë sepse unë nuk përfaqësoj asnjë parti politike. Ky protagonizëm mund të jetë nga ana e ministrit”,-tha Spahiu, duke i kujtuar ministrit se nuk ka shprehur asnjëherë rezervë apo kritikë në adresë të Alibeajt. “Të gjitha deklaratat kundër deklaratat e qëndrimet antagoniste në 7 apo 8 raste kanë ardhur nga ana e ministrit. Ne mirëpresim edhe zgjimin nga gjumi letargjik i ministrit për tu përfshirë në llogoren anti korrupsion, ne mirëpresim çdo kënd që të përfshihet në këtë luftë”-përfundoi zvkryetari Spahiu gjatë një komunikim në media. Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. “Deklarata e tij e fundit tregon qartë se Z. Spahiu e ka kapur paniku nga kërkesa e Ministrit të Drejtësisëpër verifikimin të mandatit. Në materialin drejtuar e tij drejtuar Ministrit të Drejtësisë për çështjen e tre gjyqtareve, Spahiu nuk ka kërkuar as procedim disiplinor, as shkarkimin dhe as ndjekje penale për ta siç është shprehur dhe vazhdon të shprehet rëndom në shtyp. Është në nderin edhe seriozitetin e tij dhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të pranojë procesin e verifikimit, sepseky proces do të vazhdojë në KLD. Në se do tëvazhdojë të fshihet pas “votimeve” antiligjore,ky proces verifikimi do të bëhet nga organe të tjera ligjore dhe kushtetuese”,- tha Alibeaj


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML