Buzani "tradhton" shokët, bëhet i penduar
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, pas 11 viteve të plurosjes së dosjes, arriti që brenda një viti të zbardh ngjarjen e cilësuar në vitin 1997 si “masakra e Cërrikut”, ku nga prita e drejtuesve të Komitetit të Shpëtimit u dogjën dhe vranë 6 gardistë dhe 16 të tjerë u plagosen. Por, zbardhja e ngjarjes së 23 majit të vitit 1997, sipas burimeve zyrtare nga prokuroria, nuk do të ishte e bërë pa bashkëpunimin e njërit nga nëntë të pandehurit e kësaj “masakre” i cili ka pranuar të rrëfej para prokurorisë dhe gjykatës ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët e 6 gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve në pritën e organizuar në qendër të qytezës.
Flamur VEZAJ
Diel, 13 Korrik 2008 11:52:00
CËRRIKU
Masakra e Cërrikut, zbardhet nga i penduari Bujar Buzani
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, pas 11 viteve të plurosjes së dosjes, arriti që brenda një viti të zbardh ngjarjen e cilësuar në vitin 1997 si “masakra e Cërrikut”, ku nga prita e drejtuesve të Komitetit të Shpëtimit u dogjën dhe vranë 6 gardistë dhe 16 të tjerë u plagosen. Por, zbardhja e ngjarjes së 23 majit të vitit 1997, sipas burimeve zyrtare nga prokuroria, nuk do të ishte e bërë pa bashkëpunimin e njërit nga nëntë të pandehurit e kësaj “masakre” i cili ka pranuar të rrëfej para prokurorisë dhe gjykatës ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët e 6 gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve në pritën e organizuar në qendër të qytezës. Sipas këtyre burimeve, mësohet se dy prokurorët e çështjes Adnan Xholi dhe Anton Martini pas bashkëpunimit të të pandehurit Bujar Buzani, kanë vendosur përfshirjen e tij nën mbrojtjen e Zyrës së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë të cilët e mbikëqyrin për 24 orë të pandehurin, që mori pjesë në vrasjen e 6 gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve. “Pas arrestimit të nëntë të pandehurve: Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Entel Gashi dhe Bujar Buzani, ky i fundit ka pranuar të bashkëpunoi me drejtësinë kundrejt marrëveshjes së nënshkruar mes avokatit të tij mbrojtës dhe prokurorëve të çështjes. Pas, kësaj marrëveshje, i pandehuri Buzani ka pranuar të zbardh me detaje të hollësishme të gjithë ngjarjen, duke filluar që nga mëngjesi i datës 22 maj 1997 kur është sulmuar Komisariati i Policisë së Cërrikut, e deri te masakrimi i 6 gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve, në pritën e organizuar nga të pandehurit Llazër Bicja dhe Meti Bozi”,-thuhet nga burimet e akuzës. Ndërkaq, prokurorët e çështjes Xholi dhe Martini të cilët kanë punuar për një vit për zbardhjen e kësaj ngjarje, nuk janë mjaftuar vetëm me dëshminë e të pandehurit Bujar Buzani, ata kanë mundur të sigurojnë edhe dy dëshmi të tjera shumë të vlefshme për akuzat ndaj nëntë të pandehurve. Ato janë dy dëshmitë e të pandehurve Tomor Buzani dhe Entel Gashi të dhëna para Gjykatës së Krimeve të Rënda, gjatë vleftësimit të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë ndaj tyre. Gjithashtu, mësohet se përveç këtyre dëshmive, prokurori ka mundur të siguroi një sërë provash materiale dhe dëshmi të rreth 123 dëshmitarëve të akuzës, me cilësinë e personave që kanë dijeninë për ngjarjen. Në mesin e dëshmitarëve, mësohet se janë përveç atyre që banonin në qendrën e qytezës ku u organizua prita e autokolonës së Gardës së Republikës, janë edhe 16 efektivëve e plagosur në atë ngjarje. Sipas kërkesës për gjykim, që “Shekulli” botoi një ditë më parë, thuhet se përveç këtyre provave e dëshmive të siguruara, prokuroria ka mundur të siguroi edhe pamje filmike e fotografi të ditës së 23 majit të vitit 1997, ku në qendër të qytezës së Cërrikut, u sulmua autokolona e Gardës së Republikës të cilët ishin nisur për të vendosur rendin dhe qetësin në qytezën e Cërrikut pasi një ditë më parë (22 maj 1997) ishte sulmuar posta e policisë së kësaj qytezë, nga ku efektivët e policisë ishin dëbuar me dhunë dhe nën trysnin e armës. Gjithçka ka ndodhur paraditen e datës 23 maj 1997, kur autokolona e përbërë nga dy kamionë të tipit “IFA”, një fugon i blinduar dhe dy diagaç ishin nisur nga Elbasani për në Cërrik, ku me të hyrë në lagjen nr. 3 të këtij qyteti ata janë përballur me të shtëna të mëdha nga tarraca e kinemasë dhe dritaret e saj, ku ishin pozicionuar nën organizimin e Met Bozit dhe Llazar Bicjes, të pandehurit: Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani së bashku dhe me shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, dhe Bashkim Buzani. Ndërsa, i pandehuri Roland Sota (Xhepexhiu) me bashkëpunëtorët e tij të armatosur me armë zjarri të kalibrave të ndryshme si automatik kallashnikov, pistoleta, granata, kundratanke, etj, të cilët janë pozicionuar në tarracën e pallatit që ndodhet rreth 200 m larg kinemasë. Me të hyrë forcat e policisë në rrezen e tyre, të pandehurit në bashkëpunim me të tjerët, kanë filluar të qëllojnë me armë dhe granata në drejtim të autokolonës, ku njëra prej granatave të hedhura ka përfunduar brenda diagaçit të blinduar, duke shkaktuar djegien e menjëhershme të dy gardistëve dhe katër të tjerët sapo kanë dal jashtë digaçit që po digjej, janë përballur me breshëri plumbash duke mbetur të vrarë.
|