Enjte, 20 Nentor 2008 18:51:42

Lexoni versionin Print

Themelimi dhe shitja e kompanive nga Delijorgji

TIRANË- Dy kompanitë më të suksesshme të menaxhuara nga Mihal Delijorgji vazhdojnë normalisht aktivitetin e tyre edhe pse krijuesi i tyre sot ndodhet i arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive. Por me “letra” ai është vetëm, pronar i 79 % të aksioneve të firmës “Albademil”, ndërkohë në dy shoqëritë e ai nuk figuron pronar por thjesht administrator. Por shqyrtimi i dokumenteve të firmave të Delijorgjit sjell edhe shumë surpriza të tjera. Që nga dita e parë e themelimit të kompanive dhe deri më sot, ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka krijuar shoqëri dhe fill pas saj shndërrohet në një drejtor, madje pa të drejtë vote.

Lindita Çela
Diel, 13 Korrik 2008 11:16:00

Si u krijua “Përparimi sh.a” dhe lidhjet e saj me shtetasit e huaj. Skemat që fshehën pronësinë e Delijorgjit

TIRANË- Dy kompanitë më të suksesshme të menaxhuara nga Mihal Delijorgji vazhdojnë normalisht aktivitetin e tyre edhe pse krijuesi i tyre sot ndodhet i arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive. Por me “letra” ai është vetëm, pronar i 79 % të aksioneve të firmës “Albademil”, ndërkohë në dy shoqëritë e ai nuk figuron pronar por thjesht administrator. Por shqyrtimi i dokumenteve të firmave të Delijorgjit sjell edhe shumë surpriza të tjera. Që nga dita e parë e themelimit të kompanive dhe deri më sot, ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka krijuar shoqëri dhe fill pas saj shndërrohet në një drejtor, madje pa të drejtë vote.

Në dhjetor të vitit 1993 Mihal Delijorgji krijon kompaninë e tij të parë “Përparimi” sh.a., me dy ortakë grekë, Spiridhon Simandairis dhe Kostandinos Vllahojanis. Dhjetë muaj më vonë, shoqëria “Përparimi” regjistrohet në Regjistrin Tregtar të Tiranës. Shoqëria, e cila ende e kishte selinë në fshatin Dhuvjan të Gjirokastrës, kishte si objekt aktiviteti tregtinë e përgjithshme, importe-eksporte, si dhe transportet ndërkombëtare. Kapitali fillestar i kësaj shoqërie ishte 90 milionë lekë të vjetra. Ndërsa pak vite më vonë, në maj të vitit 1999, shoqëria tregtare “Përparimi sh.a” nis zgjerimin e aktivitetit të saj, duke u shtuar bizneseve dhe “të drejtën” e regjistruar po në gjykatë dhe për të investuar në llamarina të valëzuara, prodhim të rrjetave të telit, prodhim të gozhdëve, profileve të hekurit, si dhe përpunim të hekurit nëpërmjet drejtimit, prerjes dhe kryerjes së proceseve të tjera. Ndërsa në dhjetor të vitit 1999, shoqëria zyrtarisht ka ndryshuar tashmë selinë e saj dhe nga Dhuvjani i Gjirokastrës transferohet tek ish-ofiçina e automjeteve në Shkozet të Durrësit. Saktësisht, një muaj më pas, në Gjykatën e Tiranës regjistrohet i pari ndryshim mes ortakëve të shoqërisë së Delijorgjit. Pikërisht në këto kohë nisin dhe “triblimet” juridike të Delijorgjit me firmën “Përmbarimi”.

Dy grekët, Spiridhon Simandiris dhe Kostandinos Vllahojanis, i dhurojnë aksionet e tyre Kristo Delijorgjit, e tashmë Delijorgjët kanë të tërë “Përparimin” për të përparuar me shpejtësi drejt pasurimit marramendës. Tashmë kjo shoqëri drejtohet nga dy vëllezërit, ku Mihali zotëron 110 aksione të “Përparimit”, ndërsa Kristo Delijorgji 130 aksione. Por katër muaj pasi zyrtarizon zotërimin e aksioneve Delijorgji i shet të tëra së bashku me 12 aksione të Kristo Delijorgjit tek firma “Felmont Trading Limited”. Kjo e fundit fiton 51 për qind të aksioneve të “Përparimit” pas blerjes prej 12 milionë dhrahmish që bën, ndërsa zyrtarisht dhe me vendim të gjykatës, Mihal Delijorgji humbet të drejtën e pronësisë mbi “Përparimin” dhe mbetet vetëm drejtor i saj. Ndërsa përfaqësues të aksioneve janë nënshtetësja greke Aikaterini Donta dhe Kristo Delijorgji. Pikërisht kjo është dhe koha më e artë e kësaj shoqërie. Në 3 shkurt të 2004, po në Gjykatën e Tiranës, Delijorgji, në cilësinë e drejtorit të shoqërisë tregtare “Përparimi” sh. a, depoziton vendimin e asamblesë së jashtëzakonshme të aksionerëve që të zgjerojnë aktivitetin e tyre dhe të fillojnë grumbullimin, mbledhjen, shitblerjen, përpunimin dhe import-eksportin e skrapit. Po në vitin 2004, në fund të dhjetorit ai regjistron në gjykatë një zmadhim të kapitalit të shoqërisë me fitimet e realizuara.

Si u zmadhua kapitali i “Përparimi sh.a”

“Përparimi” ishte firma nënkontraktore e “Elbo”, që në tetor të vitit 2004 kishte fituar tenderin për shitjen e skrapit dhe të çelikut që përfitohej nga demontimi i municioneve dhe mjeteve të artilerisë së rëndë, tender i bërë ky nga Ministria e Mbrojtjes. Sipas dokumenteve zyrtare të regjistruar në gjykatë, në 25 janar të vitit 2005, aksionet e “Përparimit” gati 18-fishohen. Nga 240 aksione që tashmë janë në duart e Kristo Delijorgjit dhe Aikaterini Donta aksionet bëhen 4183, ndërsa kapitali i shoqërisë zmadhohet me 1 miliard e 650 milionë lekë të vjetra. Gjashtë muaj më vonë, më 28.06.05, Delijorgji çon në gjykatë një tjetër kërkesë për zmadhim kapitali, me fitimet e nxjerra gjatë vitit të begatë 2004. Dhe në fund të vitit, “perandoria” e “Përparimit” shtohet edhe me 665 aksione. Një vit më vonë shoqëria ndryshon sërish pronar. Në fakt ndryshojnë vetëm emrat e firmave që blejnë aksione e “Përmbarimit” sepse realisht janë të njëjtët njerëz, të cilët bëjnë transfertat e kapitaleve. Kështu në bazë të prokurave që mbajnë datat 2 shkurt të vitit 2006 rezulton se “Felmont Trading” përfaqësohej nga Giorgia Solonos, Hristos Pasalidhis dhe Aikaterini Donta. Po të njëjtët emra janë dhe që drejtojnë dhe përfaqësojnë edhe firmën “Feltex Holdings Limited” që në maj të 2006 blen 51 % të aksioneve të zotëruara nga “Felmont Trading Limited”.

Krijimi i shoqërive të ndërtimit

Lidhjet e Delijorgjit me përfaqësuesit grek dhe qipriot janë aq të fuqishme sa që në korrik të vitit 2005 vendos të krijojë një tjetër shoqëri. Në cilësinë e administratorit Delijorgji për kërkesë në gjykatën e Tiranës për të regjistruar firmën “Park Constrution Albania”, objekti veprimtarisë i së cilës do të ishte aktivitetit në fushën e ndërtimit në të gjitha llojet, import-ekspert dhe shitblerje të mallrave industriale, blegtoralë dhe minerale, si dhe import-eksport i materialeve të ndërtimit dhe inerteve të të gjitha llojeve. E ndërsa Delijorgji rezulton si administrator i kësaj shoqërie aksionerë të saj janë “Mandalay Group Holdings” me qendër Ishujt Anglezë të Virgjinias dhe “Brammer Ventrus co” me qendër në Liberi me 49 % të aksioneve por që përfaqësohet nga Delijorgji. Firma e ndërtimit të duket si një ndër nismat e radhës së tij për t’u përballur edhe më biznesin e ndërtimeve. Por në fakt dokumentet flasin për një bashkim të ri mes miqve. Shoqëria që ka dhe 51 % të aksioneve të firmës së ndërtimit përfaqësohet nga Aikaterini Donta, e cila përfaqësonte dhe aksionet më të mëdha të shoqërisë “Përparimi”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML