Enjte, 20 Nentor 2008 15:32:52

Lexoni versionin Print

Rritja e pagave, ja sa përfitojnë zyrtarët e lartë

Pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit do të rriten, nga 1 Korriku, me 4.16%, gjë që do të thotë se të superpaguarit e administratës publike do të marrin nga 4500 deri në 10 mijë lekë më shumë këtë muaj. Qeveria i ndryshoi pagat e administratës së lartë duke rritur pagën e Presidentit të Republikës në ndryshimet në ligjin e buxhetit të këtij viti. Paga e Presidentit u rrit me 10 mijë lekë. Pagat e zyrtarëve të tjerë të lartë janë në raport me pagën e Presidentit, sipas një ligji të vitit 2006, gjë që do të thotë se përfitojnë të njëjtën masë rritjeje.

Gjergj Erebara
Diel, 13 Korrik 2008 08:23:00

 

Krerët e institucioneve të pavarura përfitojnë rritje page 4500 lekë në muaj, Kryeministri, 8900 lekë në muaj
Me rritjen e pagave, zyrtarët e lartë nuk e mbulojnë dot inflacionin e pushimeve, ndërkohë që pensionistët e mbulojnë faturën e dritave

 

Pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit do të rriten, nga 1 Korriku, me 4.16%, gjë që do të thotë se të superpaguarit e administratës publike do të marrin nga 4500 deri në 10 mijë lekë më shumë këtë muaj. Qeveria i ndryshoi pagat e administratës së lartë duke rritur pagën e Presidentit të Republikës në ndryshimet në ligjin e buxhetit të këtij viti. Paga e Presidentit u rrit me 10 mijë lekë. Pagat e zyrtarëve të tjerë të lartë janë në raport me pagën e Presidentit, sipas një ligji të vitit 2006, gjë që do të thotë se përfitojnë të njëjtën masë rritjeje.

Sipas qeverisë, rritja do t’i shërbejë zyrtarëve të lartë të mbulojnë shpenzimet e shkaktuara nga rritja e çmimeve dhe bëhet në të njëjtën masë me normën e inflacionit. Për pjesën tjetër të sektorit publik, qeveria ka premtuar një rritje më të madhe në përqindje, me qëllim që të kompensojë rritjen e kostos së jetesës. Për pensionistët, qeveria akordoi dje një fond shtesë për Institutin e Sigurimeve prej 2.6 miliardë lekësh, shifër kjo e barabartë me një rritje pensionesh prej 735 lekësh në muaj mesatarisht për pensionist.

Çfarë mund të bëjnë me pagën shtesë

Me shtesa prej 735 lekësh në muaj, një pensionist do të mund të shlyejë një pjesë të faturave shtesë. Kështu, fatura mesatare e familjes shqiptare për energji elektrike u rrit me 240 lekë në muaj, ndërkohë që fatura për bukë e drithëra është rritur me 300 lekë në muaj. Pensionistët mund të paguajnë me shtesën edhe çmimin e rritur të biletave të transportit urban, kur dalin për kafe në mëngjes.

Deputetët dhe zyrtarët e lartë, duket se kanë preferenca të ndryshme konsumi dhe për disa nga çmimet e rritura nuk e ndjejnë inflacionin. Shtesa në pagë prej 6100 lekësh, është në gjendje t’i mbulojë rritjen e çmimeve të kafeneve dhe restoranteve. Inflacioni qe 5% për këto shërbime në qershor. Sa për rritjen e çmimit të naftës, ata nuk preken, sepse ua mbulon buxheti. Por ndërkohë, rezulton se rritja e pagave të deputetëve nuk është në gjendje që, së paku për këtë verë, të mbulojë rritjen e kostos së pushimeve. Agjencitë turistike njoftojnë se çmimet e paketave turistike janë rritur me 10-15% këtë vit. Për paketat standard të hoteleve me pesë yje prej 700 eurosh, rezulton se deputetët nuk janë në gjendje të mbulojnë as gjysmën e çmimit të rritur me shtesën në pagë.

Nga llogaritjet, rezulton se Kreu i Shtetit është më pak i paguar sesa Presidenti Amerikan, në raport me pagën mesatare, por Kryetarja e Kuvendit dhe deputetët, paguhen më shumë. Presidenti Bush merr një pagë prej 400 mijë dollarësh në vit, ose 9.52 herë më shumë sesa mesatarja e pagës së një mësuesi amerikan. Presidenti shqiptar ka një pagë shtatë herë më të lartë sesa paga mesatare e sektorit publik, që në Shqipëri është rreth 35 mijë lekë në muaj.

Nga ana tjetër, deputetët shqiptarë paguhen më shumë sesa homologët e tyre kongresmenë amerikanë. Një kongresmen në SHBA, ka një pagë 3.9 herë më të lartë sesa një mësues, ndërsa deputetët shqiptarë kanë pagë 4.3 herë më të lartë. Kryeministri Berisha merr një pagë 7.2 herë më të lartë sesa mesatarja e të punësuarve të shtetit në Shqipëri, por Zëvendëspresidenti Amerikan, merr një pagë jo më të madhe se 4.95 herë mesataren e punëtorit të shtetit amerikan. 

 

Pagat e funksionarëve të lartë të shtetit

A

Nr.

Funksioni

Raporti

Ishte

Bëhet

Diferenca

Presidenti

1.00

240,000

250,000

10,000

1

Kryetari i Kuvendit

0.89

213,600

222,500

8,900

2

Kryeministri

0.89

213,600

222,500

8,900

3

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese

0.89

213,600

222,500

8,900

B

Nr.

Funksioni

Raporti

1

Zëvendëskryetari i Kuvendit

0.73

175,200

182,500

7,300

2

Zëvendëskryeministri

0.73

175,200

182,500

7,300

3

Avokati i Popullit

0.73

175,200

182,500

7,300

4

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

0.73

175,200

182,500

7,300

5

Kryetari/Zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

0.73

175,200

182,500

7,300

6

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese

0.73

175,200

182,500

7,300

C

Nr.

Funksioni

Raporti

1

Ministri

0.68

163,200

170,000

6,800

2

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive

0.68

163,200

170,000

6,800

3

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

0.68

163,200

170,000

6,800

4

Deputeti

0.61

146,400

152,500

6,100

D

Nr.

Funksioni

Raporti

1

Kryetari i Komisionit të Shërbimit Civil

0.6

144,000

150,000

6,000

2

Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

0.6

144,000

150,000

6,000

3

Kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

0.6

144,000

150,000

6,000

4

Kryetari i Entit Rregullator të Telekomunikacionit

0.6

144,000

150,000

6,000

5

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë

0.6

144,000

150,000

6,000

6

Kryetari i Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura

0.6

144,000

150,000

6,000

7

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit

0.6

144,000

150,000

6,000

8

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

0.6

144,000

150,000

6,000

E

Nr.

Funksioni

Raporti

1

Anëtari i Komisionit të Shërbimit Civil

0.55

132,000

137,500

5,500

2

Komisionerët e Avokatit të Popullit

0.55

132,000

137,500

5,500

3

Anëtarët e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

0.55

132,000

137,500

5,500

F

Nr.

Funksioni

Raporti

1

Zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit

0.45

108,000

112,500

4,500

2

Anëtari i Entit Rregullator të Energjisë

0.45

108,000

112,500

4,500

3

Anëtari i Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura

0.45

108,000

112,500

4,500

4

Anëtarët e Entit Rregullator të Telekomunikacionit

0.45

108,000

112,500

4,500

5

Anëtarët e Komisionit të Konkurrencës

0.45

108,000

112,500

4,500

Rritja në përqindje sipas buxhetit suplementar, 4.16%


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML