Enjte, 20 Nentor 2008 16:36:01

Lexoni versionin Print

Kushtet e këqija, 11 të burgosura në grevë urie

TIRANË- Kushtet e këqija higjienike, ushqimi i dobët dhe masat e larta të dënimit ndaj seksit femër, janë tre arsyet që kanë shtyrë 11 nga femrat që ndodhen në paraburgimin “Jordan Misja” të hyjnë në grevë urie për tre ditë, duke i kërkuar Ministrit të Drejtësisë plotësimin e këtyre kërkesave elementare. Burimet të paraburgimit 313 konfirmuan për “Shekullin” se prej tre ditësh 11 nga femrat që ndodhen në katin e parë të këtij institucioni, në pritje të vendimeve të Gjykatës për fajësinë apo pafajësinë e tyre, janë ngujuar në një qeli duke refuzuar ushqimet e institucionit dhe të familjarëve të tyre në shenjë proteste kundër kushteve të këqija.

F.Vezaj
Diel, 06 Korrik 2008 09:10:00

Femrat ndodhen në paraburgimin “Jordan Misja” dhe kërkojnë një takim me ministrin e Drejtësisë

TIRANË- Kushtet e këqija higjienike, ushqimi i dobët dhe masat e larta të dënimit ndaj seksit femër, janë tre arsyet që kanë shtyrë 11 nga femrat që ndodhen në paraburgimin “Jordan Misja” të hyjnë në grevë urie për tre ditë, duke i kërkuar Ministrit të Drejtësisë plotësimin e këtyre kërkesave elementare. Burimet të paraburgimit 313 konfirmuan për “Shekullin” se prej tre ditësh 11 nga femrat që ndodhen në katin e parë të këtij institucioni, në pritje të vendimeve të Gjykatës për fajësinë apo pafajësinë e tyre, janë ngujuar në një qeli duke refuzuar ushqimet e institucionit dhe të familjarëve të tyre në shenjë proteste kundër kushteve të këqija. Sipas tyre, arsyeja që i ka detyruar 11 femrat të hynë në grevë urie prej 3 ditësh janë masat e larta të dënimit që jep gjykata ndaj seksit femër; kushtet e këqija higjienike që janë në këtë institucion dhe ushqimi i dobët që serviret nga drejtoria e 313. Ndërkohë, burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, mohojnë të ketë grevë në institucionin e paraburgimit “Jordan Misja”, duke shtuar se “asnjë nga femrat që ndodhet në këtë institucion nuk kanë refuzuar ushqimin as të institucionit por as të familjarëve dhe ne nuk jemi lajmëruar për një grevë të tillë”. Ndërkaq, burimet zyrtare pranë drejtorisë së paraburgimit 313 njoftuan se në institucionin e paraburgimit “Jordan Misja” janë vetëm shtatë femra që refuzojnë ushqimin, duke kërkuar takim me ministrin e Drejtësisë për disa kërkesa që ato kanë karshi gjykatës. Sipas këtyre burimeve, dyshohet se organizatorja e kësaj grevë është e pandehura e arrestuar për “mashtrim në shuma të mëdha”, shtetasja Albana Laze, dosja e së cilës ndodhet në duart e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Gjithashtu, konfirmohet nga burimet brenda këtij institucioni se 11 femrat që refuzojnë ushqimin kërkojnë që Gjykata të japë ndaj tyre dënime më të buta ngase parashikon Kodi Penal, ndërsa disa prej tyre pretendojnë se janë dënuar nga Shkalla e Parë në mënyrë të padrejtë.

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML