Enjte, 20 Nentor 2008 16:44:08

Lexoni versionin Print

Predha i hoqi dritën e syve, padit Ministrinë e Mbrojtjes

Ilir Havalja ishte vetëm 17 vjeç, kur bashkë me dy kushërinjtë e tij, Gentian dhe Hamit Çupin, ishin nisur për të prerë dru, pak metra larg banesave të tyre afër poligonit të qitjes së repartit ushtarak të artilerisë, në periferi të Tiranës.

Flamur Vezaj
Marte, 01 Korrik 2008 08:24:00

 

Historia e Ilir Havales, djalit që humbi shikimin nga shpërthimi i predhës së ushtrisë. “Dua dëmshpërblim për mjekimet”

TIRANË- Ilir Havalja ishte vetëm 17 vjeç, kur bashkë me dy kushërinjtë e tij, Gentian dhe Hamit Çupin, ishin nisur për të prerë dru, pak metra larg banesave të tyre afër poligonit të qitjes së repartit ushtarak të artilerisë, në periferi të Tiranës. U kthye që andej me duar të gjymtuara dhe shikim të humbur. Shkak për këtë gjymtim ishte bërë një predhë e pashpërthyer, e hedhur nga ushtria në faqen e malit, ku ata kishin vendosur të prisnin dru për dimër. Që nga ajo pasdite e 29 tetorit 2005, Ilirimbeti i gjymtuar dhe pa sy. Iu deshën gati tre vite mjekim, për ta marrë disi veten e për t’iu drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi civile kundër Ministrisë së Mbrojtjes, prej së cilës kërkon dëmshpërblim për shëndetin e tij.

***

Sipas kërkesë- padisë që mban numrin 8315 dhe ndodhet mbi tavolinën e punës së gjyqtares Elbana Lluri, i riu kërkon dëmshpërblim për dëmtimet në shëndet në vlerën e 9.600.000 lekëve të reja. “Të njihen shpenzimet për përkujdesjen, për një kohë të plotë, 24 orë në ditë.Dëmshpërblimi të bëhet në masën e pagës të një punonjësi infermier - sanitar. Të njihen shpenzimet për mjekimet e nevojshme dhe trajtimet e ndryshme mjekësore që mund të ketë nevojë në institucionet e vendit e jashtë tij. Shpërblimi për dëmin moral që ka të bëjë me humbjen e kënaqësive për jetën, dhimbjet e brendshme, vuajtjet shpirtërore apo gjendjen e ankthit a mundimin shpirtëror që më janë shkaktuar mua apo familjarëve të mi”,-thuhet në padinë e Ilir Havales. Paraditen e djeshme, në Gjykatën e Shkallës së Parë ishte seanca e dytë gjyqësore, ku i riu, nën shoqërimin e nënës së tij vjen para gjyqtares së dosjes për ndjekjen e gjyqit të tij kundër Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë seancës së parë, dosja nuk u shqyrtua për shkak të mangësive që kishte kërkesë -padia, por me riformulimin e saj, gjyqtarja Lluri deklaroi të hapur shqyrtimin gjyqësor duke i dhënë kohë juristëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Avokaturës së Shtetit të përgatiten në lidhje me pretendimin e paditësit Ilir Havalja.

***

Avokati i familjes Havalja lexoi kërkesë- padinë, ku kërkoi që Gjykata të detyrojë Ministrinë e Mbrojtjes të paguajë dëmin e shkaktuar, pasi sipas kërkesë-padisë, në zonën ku i riu është gjymtuar nuk kishte të vendosura shenja të ndërgjegjësimit të popullatës për një zonë të minuar apo zonë ushtarake. Vetë i riu, që gjithë kohës shoqërohej nga e nëna e tij, kërkoi nga gjykata që Ministria e Mbrojtjes t’i kthejë jetën, sytë dhe duart. “Kërkoj nga Ministria e Mbrojtjes të marrë përsipër mjekimin tim jashtë shtetit apo këtu që të më kthehet shikimi. Prej tre vitesh po jetoj jetën me ndihmën e nënës dhe të afërmve që më shoqërojnë për çdo nevojë timen. Predhat e Ushtrisë më ndanë jetën përgjysmë. Jetoj me frikë, dëshpërim e ankth, nuk mund ta shijoj jetën si shokët e mi”,-tha djali i cili për të treguar se nuk mund të shikonte i heq syzat e zeza me të cilat fsheh atë që e ka pësuar nga predhat e pashpërthyera. Ndërkohë, nëna e tij, Fahrija shprehet se:“Nëse Ministria e Mbrojtjes do të kishte lajmëruar se ajo zonë është e minuar apo ushtarake, djali im nuk do të kishte hyrë aty dhe nuk do të kishte gjithë këto vuajtje”,-tha ajo me lotë në sy. Sipas kërkesë padisë, ka qenë pasditja e datës 29 tetor 2005 kur të rinjtë kanë hasur një predhë të paplasur nga qitjet e artilerisë së Ushtrisë dhe nga lëvizja e saj nga vendi për të prerë drunjtë ka sjellë shpërthimin, duke e gjymtuar Ilir Havaljen në sy dhe duar, ndërsa dy kushërinjtë e tij kanë mbetur të plagosur lehtë.

PADIA

Nr. i Çështjes:8315

Dt. e regjistrimit:26.05.2008

Paditësi:Ilir Havalja

Të paditur:Ministria e Mbrojtjes

Lloji i Çështjes:Padi Shkaktim Dëmi

Objekti:Kërkimin e dëmshpërblimit për dëmtimin e shëndetit në shumën 9.600.000 lekë. Të njihen shpenzimet për përkujdesjen për një kohë të plotë 24 në 24 orë, pagesa të bëhet në masën e pagës së një punonjësi infermier - sanitar. Këto shpenzime të llogariten për personat që do t’i shërbejnë. Të njihen shpenzimet për mjekimet e nevojshme dhe trajtimet e ndryshme mjekësore që mund të ketë nevojë në institucionet e vendit a jashtë tij. Shpërblimi për dëmin moral që ka të bëjë me humbjen e kënaqësive për jetën, dhimbjet e brendshme, vuajtjet shpirtërore apo gjendje ankthi e mundimi shpirtëror që i shkaktohen vetë paditësit dhe të afërmve të tij.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Ilir Havalja

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML