Enjte, 20 Nentor 2008 18:07:35

Lexoni versionin Print

"Spiunët", Biberaj: Të verifikohen gazetarët dhe kryetarët e partive

Projektligji "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve", paraqitur nga grupi parlamentar i PD-së, pritet të ndryshojë jo pak nga përmbajta fillestare e para dy viteve.

Nevila Perndoj
Marte, 01 Korrik 2008 08:26:00

 

PD kërkon që ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të jenë më në politikë, diplomaci e sistemin e drejtësisë

 

TIRANË- Projektligji "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve", paraqitur nga grupi parlamentar i PD-së, pritet të ndryshojë jo pak nga përmbajta fillestare e para dy viteve. Deputeti nismëtar që ka punuar mbi këtë draft, Aleksandër Biberaj do t'i paraqesë kryeministrit Sali Berisha një draft të ndryshuar, që më pas do të diskutohet në Komisionin e Ligjeve. Paraqitja e këtij drafti pritet të hapë edhe diskutime të reja, pasi pjesë e verifikimit kësaj here do të jenë edhe përfaqësuesit e medias, konkretisht kryeredaktorët e drejtorët e mediave vizive dhe të shkruar. Në draftin e ri, deputeti i PD-së ka përfshire edhe drejtuesit e partive politike parlamentare.

"Në draft parashikohet që dosjet të hapen për politikanët, për nivelet e larta të administratës publike, për përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, për përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të medias",- tha ai. Konkretisht, në draftin shtesë që Biberaj pritet të dorëzojë, thuhet se subjekt i verifikimit të përgjithshëm, sipas këtij ligji, do të jenë edhe gjyqtarët e çfarëdolloj niveli, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, drejtuesit e partive politike parlamentare, drejtuesit në media, si dhe trupi diplomatik shqiptar. Ndërkohë në draftin ekzistues thuhet se subjekt i verifikimit do të jenë të gjithë zyrtarët dhe funksionarët publikë, të zgjedhur apo të caktuar, të cilët pas hyrjes në fuqi të këtij ligji ushtrojnë, apo do të kryejnë një nga detyrat ose funksionet, apo janë në marrëdhënie pune në institucionet në vijim: deputetë, Presidenti i Republikës, të zgjedhurit nga Kuvendi dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës, si dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, sekretarë të përgjithshëm të institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit, apo ministrit, funksionarë politikë, drejtorë të përgjithshëm dhe drejtorë të drejtorive të dikastereve, zyrtarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të SHISH-it, guvernatorë, prefektë, kryetarët e Këshillave të Qarkut, si dhe kryetarët e Bashkive dhe Komunave, gjyqtarë dhe prokurorë pranë Gjykatave të Apelit, si dhe drejtues të Policisë. Pastërtia e figurës morale të zyrtarëve të mësipërm është e papajtueshme edhe për individët që kanë qenë anëtarë apo kandidatë të Byrosë Politike të Partisë së Punës, anëtarë qeverie, anëtarë të Këshillit Presidencial, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, si dhe oficer madhor, përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Ndryshe nga përmbajtja e draftit të kaluar, miratimi i një drafti të tillë do të synojë jo vetëm njohjen nga opinioni publik të atyre zyrtarëve të lartë dikur bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, por edhe faktin se ata nuk do të mund të jenë më në politikë, diplomaci, sistemin e drejtësisë etj.

 

Subjekt i verifikimit në draftin e PD janë:

Drejtuesit e partive politike parlamentare

Kryeredaktorët dhe drejtorët e medieve vizive dhe të shkruar

Gjyqtarët e të gjitha niveleve

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Trupi Diplomatik Shqiptar

Deputetët

Presidenti i Republikës

Të zgjedhurit nga Kuvendi dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë e Gjykatës Kushtetuese

Anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, sekretarë të përgjithshëm të institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit, apo ministrit

Funksionarë politikë

Drejtorë të përgjithshëm dhe drejtorë të drejtorive të dikastereve

Zyrtarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të SHISH-it,

Guvernatorë

Prefektët

Kryetarët e Këshillave të Qarkut

Kryetarët e Bashkive dhe Komunave

Gjyqtarë dhe prokurorë pranë Gjykatave të Apelit

Drejtues të Policisë

Kryetari i grupit parlamentar i PDK-së flet për vështirësitë e procesit të zbardhjes së dosjeve

PDK: Të hapen dosjet, PD të mos luajë me urdhra

TIRANË- Ende pa u futur në shqyrtim tre draftet për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, PD po synon që në fund të merret parasysh vetëm varianti i paraqitur prej saj. Jo vetëm që nuk po negociohet me asnjë nga dy partitë e tjera propozuese, PS dhe PDK, por edhe sepse në këtë proces po ndiqet një rrugë preferenciale, bazuar në urdhra të paligjshëm. Të paktën këtë po konstaton Partia Demokristiane, ku kryetari i grupit parlamentar i kësaj partie, Ndue Shpani, ka deklaruar dje se Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare duhet të veprojë në përputhje të plotë me ligjin dhe rregulloren e funksionimit të tij, duke e futur në procedurë diskutimi edhe draftin e PDK-së. "Partia Demokristiane gjen rastin të deklarojë publikisht se nga tre draftet ligjore për hapjen e dosjeve që ndodhen në Kuvend, vetëm ai i hartuar prej PDK-së premton dhe siguron hapjen e drejtë dhe të vërtetë të dosjeve, spastrimin moral të politikës dhe vendimmarrjes nga ata që bënë karrierë, duke burgosur e spiunuar qytetarë të pafajshëm, dhe nga ata që me vullnet të lirë, ose për përfitime dhe karrierë personale u bënë pjesë e makinës shtypëse të diktaturës, duke tejkaluar edhe caqet ligjore të kohës",- tha Shpani, duke shtuar se, drafti garanton transparencën e plotë të dosjeve, por edhe profesionalizmin dhe pavarësinë e komisionit të posaçëm për kontrollin e pastërtisë të figurës së personave zyrtarë. Drafti i demokristianëve kërkon të penalizojë të gjithë ata persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe që duan të zgjidhen deputetë, apo kryetarë bashkie. Gjithashtu, ai nuk lejon që ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe që aktualisht janë zyrtarë të lartë të shtetit, të vijojnë të mbajnë poste të larta drejtuese.

Letra e Topallit, PD tërhiqet

TIRANË- Nuk ka zgjatur as 24 orë vlefshmëria e kërkesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, drejtuar anëtarëve të Komisionit të Ligjeve për futjen me procedurë të përshpejtuar të drafteve për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Ndryshe nga sa pritej, dje Komisioni i Ligjeve ka vendosur që projektligjet të futen për shqyrtim vetëm të hënën e javës që vjen. "Komisioni, pasi mori në shqyrtim kërkesën e kryetares Topalli, vendosi që fillimisht të caktohen dy relatorë dhe më pas, ditën e hënë, të nisë shqyrtimi i këtyre projektligjeve",- tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja. Në fakt, futja e tyre për shqyrtim në fillim të javës që vjen është krejt normale, meqenëse ato janë parashikuar në draftin trejavor të kalendarit të punimeve, ndërsa kalimi me procedurë të përshpejtuar, ashtu siç e kërkonte edhe Topalli, do të detyronte Komisionin e Ligjeve që ta merrte në shqyrtim nga dje. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, çka tregon për një tërheqje të dukshme të PD-së nga guri i fundit i përdorur prej saj, për të parandaluar dekretimin nga ana e Presidentit Topit të atyre gjyqtarëve që nuk do të plotësonin kriteret e kërkuara nga ata


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML