Enjte, 20 Nentor 2008 19:35:05

Lexoni versionin Print

Buxhet ligjërisht i pamotivuar

Duke e parë, “Buxhetin Shtesë të Shtetit për vitin 2008” të miratuar në Kuvend, si specialist i kësaj fushe, dëshiroj të shpreh disa konsiderata. Pikësëpari, si i ashtuquajturi “Buxhet Shtesë..” apo “Buxhet Suplementar..”,

Nga Selman Bllaca (*)
Enjte, 21 Gusht 2008 08:27:00

Duke e parë, “Buxhetin Shtesë të Shtetit për vitin 2008” të miratuar në Kuvend, si specialist i kësaj fushe, dëshiroj të shpreh disa konsiderata. Pikësëpari, si i ashtuquajturi “Buxhet Shtesë..” apo “Buxhet Suplementar..”, ashtu dhe Ligjet që ka nxjerrë Kuvendi, me emërtimin “Për disa ndryshimenë ligjin nr.9645, datë 27.11.2006 për buxhetin e shtetit të vitit 2007” si dhe projektin e sapo miratuar të “buxhetit shtese” për vitin 2008, (shih faqen zyrtare të Ministrisë së Financave www.minfin.gov.al), biennë kundërshtim meligjin organik nr. 8379, datë 29.07.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit…” dhe tëKushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sepse:

- në ligjin organik të Buxhetit të Shtetit, nuk bëjnë pjesë, elementë të tille si “Buxhet shtesë..” apo “Buxhet Suplementar…” që, trajtohen në relacionin e ministrit të Financave, të cilët, gjatë tre vjetëve të fundit, janë bërë “normë” për të sfiduar e zëvendësuar buxhetin vjetor të Shtetit të aprovuar nga Kuvendi.

- Ndërkaq, në ligjet e nxjerra nga Kuvendi, nuk figuron emërtimi “shtesë në buxhet”, por “ndryshime në buxhet” duke i mbështetur në nenin 158 të Kushtetutës. Por, ky nen, nuk bën fjalë për “ndryshime” po për paraqitjen, nga kryeministri në Kuvend, të projektligjit të buxhetit të shtetit për vitin pasardhës, brenda sezonit të vjeshtës. Pra, bëhet fjalëpër një buxhet të Ri !

- në rastet e “ndryshimeve”në buxhet, i duhet referuar nenit 160 të Kushtetutës, i cili gjen shprehje në nenin 22 pika 4 të Ligjit organik të Buxhetit të Shtetit, të cilat mund të vijnë nga lëvizja e parametrave të parashikuara në treguesit cilësorë, që kondicionojnë të ardhurat e shpenzimet e buxhetit. Por, kur flitet për ndryshime,nuk presupozohet që, buxheti vjetor i miratuar nga Parlamenti, në përputhje me nenin 158 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, tëpërmbyset, siç po ndodh këto tre vjetët e fundit, duke eshndërruar Buxhetin Vjetor të Shtetit,në një “fletushke” me fuqi gjashtëmujore, i cili në Korrik të çdo viti, zëvendësohetme një buxhet tjetër,praktikë kjo antikushtetuese.

Së dyti – një shkeljee tillë, nuk mund të mos shoqërohet edhe me një nivel të ulët cilësor dhe me rezerva të konsiderueshme, në të ardhura dhe parashikime të gabuara në shpenzimet e buxhetit vjetor, përfshirë edhe tregues domethënës, siç është niveli i deficitit buxhetor.

Nuk ka patur arsye që ky tregues të lihej për t’u korrigjuar me ulje në fund të gjashtëmujorit të parë, nën pretekstin e kërkesave të FMN, sikur ato kërkesa të mos ekzistonin gjatë hartimit e aprovimit të buxhetit vjetor!

2.

Duket qartë se ky pretekst shërbeu si “fasadë” përlojën buxhetore, me të ardhurat e sidomos me shpenzimet,për t’i adresuar ato,sipas interesave qeveritare.

Kur flitet për parashikim me rezerva të të ardhurave, vlen t’i referohemi edhe ndonjë shembulli tipik. Kështu, nga totali i rritjes të të ardhurave tatimore të “buxhetit shtese” për vitin 2008, prej 14 miliardë lekë, saktësisht 50% ose 7 miliardë lekë, u“siguruan” nga rritja e tatimit mbi të ardhurat personale të punonjësve, të cilat në fakt u lanë rezerve e mirëfilltë për “buxhetin shtese”!

Kështu, në buxhetin e vitit 2008, për këtë zë u parashikuan vetëm 16,3 miliardë lekë, ndonëse në gjashtëmujorin e parë 2007, u realizuan mbi 5 miliardë lekë, me një nivel të pritshëm vjetor mbi 10 -12 miliardë lekë.Dhe për më keq, nuku përfshi efekti i vendosjes nga 1 korriku 2007 të tatimit të sheshtë i cili 2-3 fishoi tatimin mbi të ardhurat personale, sidomos për punonjësit me paga të ulëta. Teknikisht efekti i kësaj mase ishte plotësisht i mundur të llogaritej dhe të përfshihej saktësisht në buxhetin vjetor të shtetit.

Së treti – Vetëm duke i hedhur një sy drejtimit të shpenzimeve të miratuara në “buxhetin shtesë”, konstatohet lehtësisht se ato i shërbejnë kryesisht krijimit të kushteve sa më optimale për administratën shtetërore!

Kështu, kur në fund të gjashtëmujorit të parë, shpenzimet operative u realizuan vetëm 37,5% ose 2,4 miliardë lekë më pak dhe, në buxhetin e vitit 2008 u aprovuan mbi 28 miliardë Lekë, përse u desh që në “buxhetin shtesë” ky zë të rritej edhe me 639 milionë Lekë të tjera ? Natyrisht për të blerë vetura luksoze, për të paguar dieta e shpenzime udhëtimi në gjithë kontinentet, për të paguar telefonat celularë, etj,etj.

Edhe pse pagat e personelit buxhetor, nëgjashtëmujorin e parë, u realizuan për 243 milionë lekë me pak, që në shkallë vjetore do të thotë rreth 500 – 600 milionë lekë mosrealizim, në“Buxhetin shtesë”, nuk u bë asnjë pakësim për të përballuar rritjen e pagave! Por, kjo shifër ishte e panevojshme në rast se qeveria do të merrte parasysh kërkesat e FMN-se për zbutjen e varfërisë dhe mbajtjen nën kontroll të inflacionit, duke rritur vetëm pagat e ulëta, dhe jo pagat e larta të gjithë strukturës se administratës shtetërore.

Në një kohe kur qeveria bën shtesa marramendëse në shpenzime të natyrës së përmendur, kur vjen fjala për zgjidhjen e disa problemeve thelbësore, për të cilat janë bërë premtime dhe shteti ka detyrime kushtetuese, atombeten vetëm fjalë boshe, duke lënë në harresë të plotë disa zëra shpenzimesh shumë të rëndësishme.

Kështu p.sh. shpenzimet për “kompensimin në vlerë të pronarëve”, prej vitesh, kanë mbeturpa lëvizur nga shifra minimale prej 500 milionë lekësh, ose vetëm 0,13 për qind të shpenzimeve të buxhetit të shtetit ! Dhe këto ritme janë baras me një afat shekullor që pronaret të mund të përfitojnë këtë të drejtë të pronës së tyre ! Pra, lum kush të rrojë!

3.

E njëjta ndodh me shpenzimet që lidhen me stimulimine zhvillimit të degëve të ndryshme të ekonomisë, si p.sh. bujqësia, peshkimi etj., nëpërmjet financimeve buxhetore. Por vërehet se zëri “Subvencione”jo vetëm që fillimisht u aprovua me një shifër të papërfillshme prej më pak se 2,3 miliardë lekë ose 0,62 për qind të totalit të shpenzimeve të buxhetit të shtetit (kundrejt 4 miliardë realizuar në vitin 2001), por me “buxhetin plotësues” u pakësua për 310 milionë Lekë! Dhe këtu është fjala për zbatimin e një politike buxhetore me efekte inkurajuese në rritjen e prodhimit bujqësor dhe të degëve të tjera të ekonomisë, për tëreduktuar importin, për të përmirësuar bilancin e pagesave, etj., e cila fatkeqësisht nuk po vepron si një leve shumë e rëndësishme!

Se fundi – Absurditeti i “Buxhetit shtesë” arrin “kulmin kur jepen motivet që bënë të mundur hartimin e tij!

“Ky, thuhet plot krenari në relacion, është i treti buxhet shtesë që ne prezantojmë dhe kjo për një motiv të vetëm, për shkak të rritjes së përformimit të administratës fiskale në arkëtimin e të ardhurave...”, etj.

Pa dashur të mohojmë punën e institucionit tatimor, nuk mund të anashkalohen shkeljet flagrante të dispozitave ligjore fiskale që vërehen në mbledhjen e të ardhurave dhe në respektimin e të drejtave të biznesit, të cilat përbëjnëburimet e të ardhurave të“buxheteve shtese”.

Krahas parashikimit me rezerva të të ardhurave të buxhetit, siç theksuam me lart; praktika vërteton se, për organet tatimore nuk ka asnjë rëndësi sa është niveli ligjor i tërheqjes në buxhet të tatimit mbi fitimin. Ata vendosin tatime e gjoba sa, si dhe kur të duan, duke patur nën komandën e tyre edhe organet e apelimit,ku biznesi, edhe kur apelon, fatkeqësisht, del i humbur pothuaj 100% !

Kështu, në një kohë që, në Kuvend,trumbetohet se tatimi mbi fitimin u ul 50%, çuditërisht gjatë gjashtëmujorit të parë 2008, në këtë zë të buxhetit, nga biznesi u mblodhën 9,8 miliardë lekë, që janë baras me 93,3% të tatim fitimit të mbledhur në të njëjtën përudhë të vitit 2007!

A është i mundur “argumenti” i hedhur në Parlament që kjo rritje të këtë ardhur kryesisht si rezultat i “zbulimit” nga organet tatimore të bizneseve të mëdha, që vepronin në mënyrë të fshehtë ? Duket plotësisht e pa besueshme që, siç del nga një llogaritje e thjeshtë, gjatë këtij gjashtëmujori të jenë “zbuluar” biznese të fshehta që përbëjnë mbi 50% të numrit të bizneseve të ligjshmedhe vëllimit tatimor të tyre! përkundrazi, të dhëna nga qendra Kombëtare të Regjistrimit, bëjnë fjalë për mbylljen e disa mijëra bizneseve!

Pra, faktori kryesor, siç tregon përvoja, është caktimi i tatimeve për biznesin dhe tërheqja e tij në buxhetin e shtetit, në formë paradhënie, sipas planit që u dërgon Ministria e Financave, degëve të tatimeve në rrethe.

Një praktikë tjetër antiligjore që ka vënë në vështirësi financiare kronike biznesin, është mbajtja nga organet tatimore, pa u kthyer, për vite me radhe, e tatim-fitimit të derdhur tepër dhe mosrimbursimi i TVSH-se, që llogariten në disa miliarda

4.

Po t’u referohemimediave, në gjashtëmujorin e parë 2008 biznesit iu rimbursuan rreth 40% të detyrimit për TVSH-në. Kjo do të thotë se diferenca e pakthyer prej 60% u raportua në buxhet, si rritje të ardhurash tatimore duke bërë të mundur që në buxhetin “shtesë” të parashikohen 5 miliardë lekë rritje !

Rimbursimi që duhet t’i behet biznesit, nuk është një çështje fakultative e lënë në dëshirën e degëve të tatimeve, por një e drejtë e tyre e sanksionuar me ligj dhe në afate të caktuara rigorozisht. Por, në praktike ndodh që, kur ndonjë shoqëri “guxon” t’i kërkojë ato, duke ndjekur rrugën ligjore,ndodhet nën trysninë e inspektoreve të tatimeve të cilët, me metoda të jashtëligjshme,“vërtetojnë” shkelje dhe vendosin tatime e gjoba baras ose mbi nivelin e rimbursimeve që duhet t’i bëhen shoqërisë! Për të vërtetuar këtë, mjafton t’i hidhet një sy faqes se internetit të gjykatës së Tiranes, për paditë e ngritura nga shoqëritë kundër degës tatimeve.

Si përfundim, mendoj se ka ardhur koha që shtetin ligjor për të cilin po flitet kaq shumë, duhet ta shohim nëpërmjet respektimit me rreptësi të ligjeve, në radhë të parë, nga vetë organet më të larta legjislative dhe ekzekutive të shtetit dhe organet e tyre vartëse, në mënyrë që, me shembullin e tyre pozitiv, të mund të edukohet masa e madhe e popullit në gjithë fushat e jetës si dhe në ushtrimin e aktiviteteve të tyre.

(*)Ish-drejtor i Buxhetit të Shtetit për periudhën 1981 – 1992.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML