Hene, 08 Shtator 2008 09:11:44

Lexoni versionin Print

Leva e Arkimedit, t’i bësh njerëzit të ndihen të rëndësishëm

Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne të gjithë jemi përfshirë në debatin për politikën e re, kryesisht për faktin se ajo është përqendruar për të parën herë në këto 17 vjet në problemet e fshatit.

Dr.Magdalena RAMOHITO
Shtune, 19 Korrik 2008 08:13:00

 

Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne të gjithë jemi përfshirë në debatin për politikën e re, kryesisht për faktin se ajo është përqendruar për të parën herë në këto 17 vjet në problemet e fshatit. Shumë intelektualë opinionistë e qytetarë të thjeshtë kanë reaguar përsa i takon turit të kryetarit të opozitës në gjithë territorin rural (reagimi është reaksion i drejtë). Disa syresh në mënyrë të sinqertë kanë shprehur habi për këtë gjë dhe shpesh kanë pyetur me kërshëri se, ku synon të dalë ky dialog. Ndonjëri është nxituar të bëjë një krahasim me një kryeministër të një vendi të zhvilluar evropian, të tjerë të kritikojnë apo të lëshojnë ndonjë batutë.

Asnjë gjë për t’u çuditur. Në gjithë historinë e tij, ky popull nuk ka provuar të pyetet se çfarë problemesh ka dhe si mendon ai se do të zgjidhen ato. Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane shqiptarët punonin dhe tagrambledhësi udhëtonte katër ditë me kalë nga Turqia, e vinte merrte xhelepin nga djersa e gjaku i shqiptarëve, komunizmi i trajtoi punëtorët e bujqësisë si qenie fizike dhe aspak si qenie psikologjike e sociale, duke u huajtur atyre vetëm të dy duart, ndërsa gjatë këtyre 17 viteve për inerci vijoi i njëjti avaz. Politikanët i takojnë fshatarët vetëm gjatë fushatave elektorale, me fjalime mashtruese, e duke u falur ndonjë thes me miell (kjo është tallja më e rëndë që mund t’i bëhet një njeriu në nevojë).

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ekspertët e administratës. Askush nuk i ka pyetur e askush nuk i ka motivuar në punën e tyre, përveç kësaj me një sistem vlerësimi denigrues i është dhënë krahë mediokritetit e militantizmit.

Qeveria në këtë vend mburret për rritje ekonomike, pa marrë parasysh se rritje ekonomike nuk është vetëm rritja e prodhimit, por rritja e pasurisë, e rritje e pasurisë nuk është ajo që mendon qeveria, por ajo që mendojnë njerëzit e thjeshtë. Për një nënë nuk ka pasuri më të madhe sesa një kënd lojërash i ngritur në mes pallatesh ku luan fëmija i saj, ashtu si për një pensionist, pasuria më e vyer është një stol në anë të rrugës.

Ministri i Bujqësisë mburret për “rezultatet e larta”, madje buzëqesh për rritjen e sasisë së produkteve, aq sa ato arrijnë të derdhen në rrugë nga “bollëku i madh” (kulmi i sofizmit), në vend që të ulë kokën e të turpërohet jo vetëm për humbjen e madhe që u është shkaktuar fermerëve të varfër, por se këto produkte vitin tjetër do të shënojnë me siguri nivele shumë të ulëta duke u bërë kërcënim për çmimet e larta të konsumatorëve, e rrënim në rritje të fermerëve të vegjël.

Para disa ditësh një fshatar më preu rrugën me një trastë me pjeshkë, duke i reklamuar si të kopshtit të tij. Nisa një bisedë me të duke e pyetur se përse e shpenzon tërë ditën me një trastë pjeshkë, në vend që ta shfrytëzosh atë për punë në kopshtin e shtëpisë;- përgjigjja qe një stuhi inati për Qeverinë, një lumë ankesash për vështirësitë e kostot e larta që nuk ia vlejnë dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte thënia e tij se, ministri i Bujqësisë gënjen aq shumë, sa më duket vetja si budalla, sikur nuk jam unë ai, që heq të zitë e ullirit për të fituar bukën e gojës.

Ekspertë të shkëlqyer të PS kanë sqaruar me analiza ekselente rëndësinë e bujqësisë, arsyen përse ajo duhet të konsiderohet dega bazë e ekonomisë së vendit tonë në rrugën e zhvillimit dhe për herë të parë është marrë në analizë popullsia rurale, perspektiva e saj në 20 vitet e ardhshme, gjë që më parë nuk ka qenë dhe s’ka se si të ishte në fokusin e zhvillimit të bujqësisë. Për 17 vjet këta fermerë të varfër të deziluzionuar, të denigruar, të refuzuar nga politika e vjetër shterpë, kanë mbijetuar në saj të një pune rraskapitëse në luftën midis jetës dhe vdekjes, një pjesë e tyre kanë marrë arratinë e qindra-mijëra të tjerë i kanë valixhet në duar.

Ku qëndron çudia e dialogut me Shqipërinë? Në faktin se një politikë e re e përgjegjshme ka lindur e po merr jetë nga mbështetja e njerëzve të thjeshtë. Në faktin se për herë të parë në këto 17 vite një politikan i ri shkon tek fshatarët e thjeshtë këtë radhë, jo për të shpurë ndonjë thes miell, por për t’iu treguar se ndihma e vërtetë konsiston në krijimin e mundësive që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm të fermës. Për herë të parë këta njerëz të thjeshtë të zonave rurale, por edhe urbane, po ndjehen të rëndësishëm.

Sigurisht, nevoja për t’u ndjerë i rëndësishëm është leva e Arkimedit, që e ka nxitur njerëzimin të shtyjë përpara zhvillimin e shoqërisë. Po a ka ndonjë arsye tjetër, e cila i shtyn kritizerët, cinikët e batutaxhinjtë delirozë të qesëndisin njeriun e punës, përveçse nevoja për t’u vetëndjerë të rëndësishëm?

Të tjerë, vlerësojnë shume oratorinë e shkëlqyer, që karakterizon Ramën si një dhunti personale, po mu në veshjen e ngjyrës së zërit me fjalët e sinqerta, në të cilat ai beson, qëndron suksesi i oratorisë, që ngjit aq shumë në masën e gjerë, në ata njerëz të thjeshtë që përveçse e ndjejnë këtë gjë e kanë të qartë se Tirana është sot i vetmi qytet i banueshëm në Shqipëri, falë punës e vizionit të tij.

Në fakt suksesi është rrëzëllitës, verbues; thonë se kënaqësia më e madhe e një ziliqari është të shohë njeriun e suksesshëm të dështojë, por një politikan francez i periudhës së Monarkisë, ka thënë: “Në politikë gjërat merren me radhë, është i mençur ai që di të presë...”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML