Hene, 08 Shtator 2008 09:14:18

Lexoni versionin Print

Makthi që i shkaktojnë Torët Europës

Një qetësi e rreme sundon në Bruksel, një muaj pas votës së irlandezëve, të cilët hodhën poshtë Traktatin e Lisbonës. Eurokratët mendojnë se procesi i Lisbonës mund të shpëtohet në rast se vendet e tjera punojnë për ratifikimin, gjë që mund të sjellë kërkesën për një votim të dytë në Irlandë.

“The Economist”
Merkure, 16 Korrik 2008 08:10:00

 

Një qetësi e rreme sundon në Bruksel, një muaj pas votës së irlandezëve, të cilët hodhën poshtë Traktatin e Lisbonës. Eurokratët mendojnë se procesi i Lisbonës mund të shpëtohet në rast se vendet e tjera punojnë për ratifikimin, gjë që mund të sjellë kërkesën për një votim të dytë në Irlandë. Disa optimistë deri në çmenduri, mendojnë se votimi i dytë mund të zhvillohet edhe pranverën e ardhshme, gjë që do të thotë se Traktati i Lisbonës mund të hyjë në fuqi para zgjedhjeve Europiane të vitit 2009.

Por Irlanda është një ishull i vogël dhe përbën një problem të vogël. Problemi më i madh duket se është aty pranë, Britania e Madhe, ku në zgjedhjet e vitit 2010, ka shumë gjasa të fitojnë konservatorët. Torët, (siç njihen historikisht) mund të bëhen qeveria më anti-europiane që Britania nga patur që nga viti 1973, kur u bashkua me BE-në. Lideri i partisë, David Cameron, nuk e sheh të arsyeshme as të afrojë pro-europianët britanikë në partinë e vet. Nga 60 anëtarë Parlamenti të Partisë së Torëve, vetëm tre prej tyre njihen si mbështetës të Traktatit të Lisbonës. Është e vërtetë se z.Cameron nuk dëshiron përplasje të hapur mbi temën e Europës, sepse shumica e Britanikëve Euroskeptikë thjeshtë pëlqejnë të mos dëgjojnë asgjë për BE-në. Megjithatë, disa beteja janë pothuajse të sigurta, sapo konservatorët të vijnë në pushtet. Në Parlamentin Europian, Torët synojnë të ashpërsojnë marrëdhëniet e tyre sakaq formale me Partinë Popullore Europiane dhe dëshirojnë të krijojnë një grupim tjetër më skeptik, duke tërhequr aleatë edhe nga ish-komunistët e Lindjes. Gjithsesi, kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse një sondazh ka nxjerrë në pah se 88% e britanikëve nuk i dinë emrat e deputetëve të tyre në Parlamentin Europian.

Mbi problemin e Traktatit të Lisbonës, një qeveri e re britanike do të përballet me tre skenarë të mundshëm. Te e para, i parë si më i lehti nga Konservatorët, ata do të hyjnë në zyrë dhe do të gjejnë Procesin e Lisbonës të braktisur, për shkak se irlandezët do të kenë bindur vendet e tjera se nuk do të votojnë për herë të dytë. Megjithatë, kjo rrugë ngjan e lehtë, por jo e sheshtë. Qeveri të tjera mund të fillojnë të kapin pjesë nga Traktati i Lisbonës dhe t’i zbatojnë ato, jashtë traktatit kryesor. Këto pjesë kanë të bëjnë me heqjen e të drejtës së vetos nga vendet anëtare në drejtësinë ndërkufitare, policinë dhe politikat e emigrimit. Mund të ketë thirrje për t’i dhënë forcë më të madhe ligjore kapitullit të të drejtave themelore, pra të drejtave civile e shoqërore. Nëse kjo gjë ndodh, ka shumë gjasa që z.Cameron ta gjejë veten para vendimit të refuzimit.

Skenari i dytë, është që Lisbona nuk do të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare deri në ditën kur konservatorët do të marrin qeverinë. Në këtë rast, disa njerëz pranë kryesisë së konservatorëve, bëjnë të ditur se z.Cameron mendon të thërrasë referendum dhe të rrëzojë traktatin. Parlamenti Britanik e ka miratuar sakaq atë, por një referendum mund të organizohet për ta hedhur poshtë.

Ka edhe një skenar të tretë, që është edhe më ngacmues. Skenari i tretë, është që Traktati i Lisbonës të jetë miratuar nga të gjitha vendet e BE-së dhe të ketë hyrë në forcë. Edhe në këtë rast, eurokundërshtarët brenda konservatorëve anglezë, janë të bindur të mos tuten. Ato thonë se do të nisin fushatën për ta zhbërë Traktatin dhe ta rinegociojnë atë për Britaninë. Por ky skenar ngjan me një blof. Një referendum për të hedhur poshtë ratifikimin që tashmë është kryer, mund të sjellë komplikacione të rëndësishme politike për konservatorët. Në vend të kësaj, ka më shumë të ngjarë që Londra konservatore të kërkojë tërheqjen e fuqive që tashmë i takojnë Brukselit në fushën e ligjeve të punësimit etj. Por në këtë rast, edhe Britania rrezikon të humbasë aksesin e privilegjuar në tregun e përbashkët. Në total, kthimi i konservatorëve britanikë në pushtet, sjell një periudhë destabiliteti për Bashkimin Europian, destabilitet që mund të kushtojë shtrenjtë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Kosovë:Mocion për shkarkimin e ministrit të jashtëm Hyseni

Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re ka ngritur mocion për

Serbi, Nikoliq: Jap dorëheqjen, nuk më lejojnë të mbështes BE-në

Tomislav Nikoliç, kreu i partisë opozitare në Serbi ka dhënë

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML