Arratia e trurit dhe indiferenca e politikës
Truri, ajka e kombit, shtetit dhe shoqërisë shqiptare përballë një realiteti të dhimbshëm, të pashpresë e në dëshpërim total, ka vite që vazhdon braktisjen e vendit duke emigruar pandalshmërisht drejt shteteve të zhvilluara e moderne perëndimore për një jetë më të mirë.
PALI NITO
Marte, 15 Korrik 2008 08:11:00
Truri, ajka e kombit, shtetit dhe shoqërisë shqiptare përballë një realiteti të dhimbshëm, të pashpresë e në dëshpërim total, ka vite që vazhdon braktisjen e vendit duke emigruar pandalshmërisht drejt shteteve të zhvilluara e moderne perëndimore për një jetë më të mirë. Me të vërtetë një hemorragji dhe rrjedhje serioze e trurit dhe inteligjencës që ikin dhe vetëm ikin pa mëdyshje dhe pa e kthyer kojkën mbrapa.
Largohen sepse ndihen të papërfillur, të pamotivuar, të braktisur e të ofenduar nga politika, shteti dhe shoqëria pasi askush nuk interesohet, përkujdeset dhe impenjohet që t’i punësojë ata në profilet dhe fushat për të cilat edhe janë diplomuar. Askush nuk ka vullnet, përgjegjësi e seriozitet, nuk ka ide, vizion e alternativa të qarta e perspektive për angazhimin dhe përfshirjen e trurit në mbarë institucionet shkencore e akademike, apo në administratën qendrore e atë lokale, në institucione të ndryshme shtetërore dhe pse jo, mund dhe duhet të përfshihen edhe në politikë. Shkaku kryesor për këtë indiferencë dhe shpërfillje ndaj inteligjencës tonë është politika dhe politikanët dritëshkurtër që më parë mendojnë për punësimin dhe sistemimin e militantëve e simpatizantëve mediokër që mbushin mitingjet sesa për njerëzit me profil inteligjent e profesionalisht të përgatitur e të aftë për të drejtuar në fushat respektive e për t’i kontribuar zhvillimit të vendit dhe shoqërisë. Theksojmë se një mentalitet dhe konceptim të tillë ndaj inteligjencës shqiptare e kanë të dyja krahët e politikës shqiptare, si e djathta, ashtu edhe e majta, dhe sapo një parti vjen në pushtet më parë mendohet për të rregulluar dhe privilegjuar militantët sesa për të zbatuar programin qeverisës, pa le më për të menduar për intelektualët, trurin e kombit. Është kjo arsyeja që truri shqiptar largohet dhe merr arratinë nga sytë këmbët e ku të mund e si të mund, në çdo shtet të industrializuar të globit.
Çuditërisht, përballë këtij realiteti të dhimbshëm e skandaloz e fare të pakuptimtë, politika, qeveria dhe shteti shqiptar demonstrojnë dukshëm miopi, shurdhëri, memecllëk e pandjeshmëri. Me të vërtetë e pafalshme dhe e patolerueshme një vlerësim dhe qëndrim i tillë ndaj kësaj pasurie të madhe kombëtare, e që urgjentisht duhet korrigjuar sa nuk është vonë.
Sikundër dihet Shqipëria importon çdo gjë dhe gjithçka, përfshi këtu edhe barin e thatë për të ushqyer e mbajtur gjallë blegtorinë dhe, si për ironi, në këmbim të tyre eksporton me ovarda gjënë më të shtrenjtë dhe pasurinë më cilësore e më të vyer: trurin e vendit. Paradoks më të madh nuk ka dhe nuk mund të gjesh gjëkundi. Dhe të mos harrojmë se familja, shteti dhe shoqëria shqiptare kanë investuar shuma të konsiderueshme financiare dhe kanë sakrifikuar jo pak për arsimimin, kualifikimin, përgatitjen dhe profesionalizmin e gjithë kësaj inteligjence. Pra, sikundër shihet, tërë këta kuadro të fushave të ndryshme janë rritur me mundim e privacione tamam si fëmija në pelena, prandaj nuk duhet t’i humbasim, t’i shpërfillim e denigrojmë por t’i mbajmë afër, të përkujdesemi e t’i fitojmë.
Gjithashtu, ajo që duhet të na tërheqë vëmendjen është fakti se hemorragjia e pafrenuar e trurit ka përfshirë të gjitha fushat dhe profilet e veprimtarisë intelektuale pasi janë larguar shkencëtarë, biologë, kimistë, matematicienë, fizikantë, ekonomistë, këngëtarë, pedagogë, aktorë, inxhinierë, shkrimtarë, duke krijuar një vakuum dhe dëm të madh për zhvillimin dhe demokratizimin e pandalshëm të shoqërisë sonë. Dhe nëse arratia e trurit shqiptar do të vazhdojë me këtë ritëm e intensitet, padyshim që do të përballemi me pasoja të rënda, për të mos thënë fatale e të pariparueshme, që do t’i kushtojnë shtrenjtë zhvillimit të vendit. Dhe pas dy apo tre dekadash, Shqipëria do të jetë vendi më i varfër edhe me intelektual. Pra, shkencës dhe laboratorëve tanë do ju mungojnë shkencëtarët dhe biologët, mekanikës dhe veprave industriale do t`ju mungojnë inxhinierët, lexueseve do t`ju mungojnë shkrimtarët dhe romanet, skenës do i mungojnë artistët, këngëtarët dhe aktorët. Pra, gjithë zhvillimit të vendit do t`i mungojnë arkitektët e të gjitha fushave të veprimtarisë shoqërore.
Sot, në këtë fillim shekulli dhe në kohët më moderne, shkenca, zhvillimi dhe urbanizimi kanë arritur pika më kulmore e të pakrahasueshme, e si të tilla kërkojnë domosdoshmërisht dhe urgjentisht, prezencën dhe angazhimin gjithëpërfshirës të trurit dhe inteligjencës shqiptare duke paraprirë me ide, projekte, alternativa e vizione, ambicioze e sa më progresive.
Shpresojmë dhe besojmë që politika dhe shteti shqiptar të ketë prioritet, një këndvështrim të ri dhe një vlerësim e përkujdesje më të madhe për të ardhmen dhe perspektivën e inteligjencës e të trurit shqiptar që kjo pasuri të inkurajohet, të përkrahet e të bëhet promotori i zhvillimit dhe modernizimit të vendit dhe shoqërisë tonë demokratike. Truri është elita dhe krenaria e kombit, i aftë që të shpalosë e demonstrojë ide, koncepte e veprime bashkëkohore e moderne në zhvillim e drejtim të vendit, duke spostuar e larguar nga loja mediokrit, dallkaukët, të paaftët, diletantët dhe militantët.
-
Bariu: - 07-15-08 Bari
Shqiperia ka nevoje per hapjen e shkollave teknologjike. Por kushti i pare mbetet Ligji dhe Biznesi i ligjeruar. Me vone ose paralelisht duhet te ngrihet nje rrjet i zgjeruar shkollash teknologjike (Shqiperia aktualisht ka nevoje vetem per nje universitet, per te thithur ajken e rinise shkollore; pra nje universitet eshte mese i mjaftueshem por te jete universitet cilesor, me perzgjedhje rrigoroze). Kurse masa dermuese e rinise duhet te pakten te mbaroje shkollen e mesme dhe te kualifikohet ne shkolla teknike te lidhura ngushte me bizneset.
Gjendja aktuale e aresimi ne Shqiperi eshte skandaloze dhe ashtu do te vazhdoje kur nuk ka shtet ligjor, biznese ligjore, papunesi masive, dhe nje numur pafund 'universitetesh' ku cdo vite futen me dhjetra mijra te rinj me nivel te ulet akademik nga shkollat e mesme.
Kjo gjendje e erret do te dominoje ne Shqiperi per shume dhjetevjecare te ardheshem sepse shqiptaret qe jetojne atje e kane shume te veshtire te pranojne Ndryshimin e Mentalitetit dhe te Jeteses. Atje ka nevoje per nje SHOK kulturor te thelle qe te mundesonte shkeputjen e rinise nga rruga dhe futjen e saj ne STAZHIN e ashper por te dobishem te tregut te pune se ndereshme me baze shkollimin e vertete dhe aftesimin profesional sipas kerkesave te biznesit te ligjeshem.
Shqiperia eshte me shekuj larg ketij realiteti.
Fatkeqesi! Zgjidhja: Shteti Ligjor, dhe bisnesi ligjor!
-
Shqipetari ne emigracion: - 07-15-08 Arratisja e trurit...
Artikullin e z. Nito Saliu duhet ta fute ne nje kornize e ta mbaje ne zyre ne krah te portretit te Topit. Arratisja e trurit eshte tragjedia me e madhe kombetare qe Saliu dhe kopuket qe e rrethojne nuk arrijne ta kuptojne, se qe te kuptosh dicka duhet te kesh tru. Urime z. Nito per kete artikull te rendesishem. Inteligjenca shqipetare do ta vleresoje shkrimin tend ndersa injoranca shqipetare do ta shaje. Megjithse jam ne parim dakord me z. Melo, dua ti kujtoj se Turqia ka 1 shekull qe ka ikur ndersa komunizmi ka 2o vjet. Le te mos mundohemi te fajesojme te vdekurit per gjedjen, fajin e kane te gjallet, Salisto-Nanoistet shqipetare. Dua ta mbyll me kete shprehje: Xixellonjat nuk jetojne dot ne tunel, ato duan fusha me lule qe ta kthejne naten ne dite dhe erresiren ne drite.
-
agimi: - 07-15-08 SHKATTERRIMI INTELEKTUAL I NJE POPULLI ESHTE SHKATERRIMI I TE ARDHMES SE TIJ
Unè jamè nacionalist shqiptar me zemèr,dhe demokrat me shpirt. Nuk mund tè quani njè sukses reformat nè arsim ku ,nuk ekziston asnjè mènyre seleksionimi tè nxènèsve nga 8-vjeçaria nè tè mesmen ,dhe mè vonè, nè tè lartèn.Eshtè e kotè “zotèrinj”, qè vendosni mbi fatet e forminit intelektual tè vendit tonè, kur janè po
kèta “intelektual”,qè mbas gati 20-vjetèsh demokraci, nuk arritèn tè plotèsojnè kèrkesat minimale tè jetès.Arsimi shtetèror nè pèrgjithèsi e ai privat nè veçanti janè kthyer nè institucione pèrfitimi me ligj,pèrsa paguhen taksa qè arrijnè vlera 5000 euro vjetore. Kèto shpenzime stratosferike qè bèhen nga shtetasit tanè,pèr tè pasur njè cop letèr qè pèr kèta universitete quhet “dipllomè”,nuk ka asnjè vlerè morale e materiale,pèrsa nga 100% e nxènèsve qè mbarojnè tè mesmen i drejtohen shkollave tè larta 110% (sepse 10% nuk mbarojnè as tè
mesmen ).Nè njè situat tè tillè kush nga ju “zotèrinj”,arrinè tè seleksionoj ngritjen intelektuale tè çdo studenti,duke ditur edhe nivelin e atyre qè kanè konpetencat ,tè japin vlerèsimin zyrtar tè tyre.Tè diplomohesh nè çdo shtet tè huaj gèzon respekt,nè
vendin tonè mè vjen turp tè prezantohem si i tillè, (edhe pse kamè mbaruar me rezultate tè shkèlqyera si nè Tiranè edhe nè Bolonjè)sepse,do mè pyetet sa e
kamè paguar.Janè pikèrisht kèto ligje joseleksionuese tè projektuar nga persona qè nuk j’u intereson njè gjè e tillè,e qè vazhdojnè tè kèrkojnè kthimin e trurit,kur janè kèta”zotèrinj”,qè kanè shkaktuar emigrimin e
Inteligjencès shqiptare, e nèpèrmjet kètyre reformave kanè bllokuar kthimin e saj,dhe kanè kthyer korrupsionim intelektual nè tè ligjshèm.Siintelektual,sepse jam i tillè pa thojza citoj: “SHKATTERRIMI INTELEKTUAL I NJE
POPULLI ESHTE SHKATERRIMI I TE ARDHMES SE TIJ”.
-
R.Melo: - 07-15-08 SA TE JENE NE FUQI DALLKAUKET,SHQIPERIA S'KA NEVOJE PER TRU.
Sa te jete jeta,i pa afti e uren te aftin,vecan ne Shqiperi.Kjo sepse ne kete teritor turqia dhe komunizmi
mbollen faren me te ndyre njerezore,faren e ajduteve,paraziteve,te percarjes,teluftes se klasave,te vrasjeve prapa krave,si vret nje frikacak.Dallkauket komuniste kethyen permbys te gjitha normat e njeriut te ndershem.Keto qelbesira, rufjanin e lavderuan,te ndershmit i poshteruan.Ndaj truri shqiptar, s'ka nder dhe pune ne atdhe.Nderin,pushtetin,punet me vlere i kane mare dhelprat,intrigantet,genjeshtaret, per pasoje edhe ligjet e tyre jane kunder te afteve,te mencurve.Shikoni kush largohet nga atdheu dhe kush nuk largohet, kjo liste deshmon intrigat e kesaj pune.Kush e pjerth Nano-Saline jashte shqiperise ne se ata jane pa pushtet? me kete pushtet,u bene milionere brenda disa muajsh.Sa me shume ti mungoje truri atdheut,aq me shume ju zgjatet
jeta e shushunjes, dallkakukeve tane.Per djallezira keta dallkauke,jane te vetmit ne bote.Sepse kane lindur ne Ballkan, ne epiqendren me te infektuar nga viruset e turqise dhe komunizmit,ne Shqiperi.Ne vendin me injorant te Europes, ne kete vend,lulezojne,parazitojne MIZOSOFISTET.(njeres me zgjuarsi, per begati, sa ajo e mizave, dhe me djallezi te pa shtershme).Kur mizosofistet rembejne edhe pushtetin,ata behen ujqer me maske njeriu.Keta lloj njerzish i ndesh neper zyrat,ne pushtetet e Tiranes,me bishtat e tyre neper rethet.Keshtu formojne rjetin e ujqerve njeres. Delet o shqerat ndaj largohen nga shqiperia, ndryshe i gelltitin ujqrit njeres,pjella te turqise dhe komunizmit.R.Melo.
|