Shtune, 06 Shtator 2008 02:00:38

Lexoni versionin Print

Aksionarë, apo rrogëtarë…

Historikisht, rezulton se shqiptarët e Maqedonisë e kanë dhënë kontributin e tyre shtetformues. Republika e Krushevës, nuk do arrihej pa konsensusin e shqiptarëve. Sikurse, Republika e Maqedonisë nuk do të shkëputej nga “perandoria e kalbur”

Nga Ylber LILI
Shtune, 12 Korrik 2008 08:50:00

 

1.

Historikisht, rezulton se shqiptarët e Maqedonisë e kanë dhënë kontributin e tyre shtetformues. Republika e Krushevës, nuk do arrihej pa konsensusin e shqiptarëve. Sikurse, Republika e Maqedonisë nuk do të shkëputej nga “perandoria e kalbur” jugosllave dhe të fitonte mëvetësinë pa bekimin e tyre. Por fatkeqësisht, edhe tani në vitin 2008, Maqedonia trajtohet si pronësi e një etniteti. Aktualisht, shqiptarët përfaqësohen politikisht nga rrogëtarë luajalë.

I vetmi moment kur shqiptarët ndjenë peshën e fuqisë së tyre në vendimmarrje, është periudha kur u shtrua çështja për marrëveshjen (historike) mes dy etniteteve. Edhe pse për disa arsye mbeti mision i papërfunduar, duhet thënë se shqiptarët politikisht hynë në qeverisje me aksione politike, pra me ofertë, platformë dhe program. Bëhet fjalë pra, për qeverisjen e vitit 1998, aty ku nisi praktikisht përcaktimi politik për të artikuluar dhe implementuar interesin kombëtar shqiptar përmes modelit të demokracisë konsensuale.

Në atë periudhë, partia shqiptare (PDSH), nën siglën e demokracisë konsensuale u shfaq në mbrojtje të karakteristikave etnike dhe kulturore të shqiptarëve. Përmes formulës së reciprocitetit, d.m.th., respektimit të ndërsjellë të veçorive etnike, shqiptarët u përfaqësuan në institucionet e sistemit, me hisen e tyre (aksione).

2.

Me qeverisjen e vitit 1998, mes PDSH-së dhe VMRO-DPMNE-së ngjau një ndërrim i kursit të deriatëhershëm etnocentrik. Pati ndryshime rrënjësore kadrovike në Maqedoninë Perëndimore, u liruan nga burgu dy kryetarët e komunave, (ai i Tetovës dhe i Gostivarit) u ndërprenë ekspeditat antishqiptare, u rrit përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sistemit, u sollën një sërë ligjesh që krijuan më në fund, kushte të përshtatshme për arsimimin e shqiptarëve.

Ndoshta, koncepti i ri bashkëqeverisës e yshti nëntokën të ndërpresë një proces i cili me gjasë do t’i jepte fund dilemës: marrëveshje mes dy etniteteve - apo pushim së ekzistuari i një shteti që zvarritej në trasetë e njëmendësisë komunisto- gligoroviane.

Mund të thuhen njëmijë të zezat për qeverisjen e vitit 1998-2002, por do të ishte e pandershme dhe e pamoralshme, t’i vishnin asaj mungesën e ofertës apo të përfaqësimit me aksione politike në vendimmarrje. Në atë periudhë, nëse shqiptarët politikisht nuk do të përfaqësoheshin si aksionarë në shtetin multietnik, nuk do të mund të menaxhohej me sukses as eksodi kosovar, ç’është më kryesorja, nuk do ishte i mundur menaxhimi i konfliktit të vitit 2001.

Sot, në 2008, është rikthyer droja se Maqedonia, kështu siç është dhe siç po veprohet politikisht, kurrë nuk ka për të arritur standardin e vendosur në qeverisjen e vitit 1998. Fiks pas dhjetë vitesh, shqiptarët në Maqedoni janë të shtrënguar të pyesin: nga kush përfaqësohen politikisht në qeveri: nga rrogëtare, apo parti me aksione?! Bashkudhëtare e kësaj dileme renditet pyetja tjetër: shqiptarët janë çirakë në shtetin e arnuar etnikisht, apo popull shtetformues!?

3.

Rënia e aksioneve politike të shqiptarëve në institucionet e sistemit dhe përfaqësimi nga rrogëtarë ndodhi fillimisht në vitin 2002. BDI, pavarësisht se gëzonte kapital të rrjedhshëm politik prej konfliktit të vitit 2001, edhe pse kishte një përqindje aksionesh në Marrëveshjen e Ohrit, preferoi të hyjë në qeveri pa ofertë.

Edhe sot, nuk është rastësi që kryeministri Nikolla Gruevski i kanalizoi bisedimet për bashkëqeverisje duke ofruar për shqiptarët “pozicione pushteti, pa pushtet”. Për fat të keq, ideja për t’i përfaqësuar shqiptarët si rrogëtarë, jo si politikanë me oferta konkrete, gjeti terren. Z.Ahmeti pranoi t’i bashkëngjitet karvanit të “Rilindjes 100 hapa”, duke harruar detyrimet e tij lidhur me interesat shqiptare.

Nuk mund të quhesh parti me potencial vendimmarrës, nëse nuk je në gjendje të sjellësh ligje të natyrshme dhe normale, siç është ai për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, për simbolet, dëshmorët në konflikt, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Nëse këto kërkesa nuk vijnë në shprehje, qeveria e re e Nikolla Gruevskit i lë shqiptarët pa artikulim dhe përfaqësim politik. Për sa kohë që refuzohet oferta dhe platforma politike e shqiptarëve, për sa kohë që hisja shqiptare në shtetin multietnik në mënyrë përbuzëse refuzohet nga maqedonasit, ata që pranuan të hyjnë në ekzekutiv pa patur as pushtet minimal , kualifikohen rrogëtarë luajalë.

Sido që të jetë, në esencë “pronari”, Gruevski ndihet i plotfuqishëm në një zonë të kufizuar që quhet ekzekutiv. Magjia e fuqisë nuk shkon dot matanë mbajtjes nën fre të partisë shqiptare që ka marrë në oborrin e vet, apo të saltrove të krenarisë artificiale të kauzës maqedonase.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Kosovë: S'ka lajme nga Shkupi e Podgorica

Prishtina nuk ka njoftime zyrtare për mundësinë e njohjes më të

Serbi, rriten përpjekjet për arrestimin e Mlladiçit

Pas arrestimit te Radovan Karaxhic po intensifikohen përpjekjet për

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML