Shtune, 30 Gusht 2008 06:46:45

Lexoni versionin Print

Gara e vërtetë nis tani

Partia Demokratike në SHBA do të kishte ose gruan e parë ose personin e parë me ngjyrë si kandidat. Në fund të një beteje të gjatë dhe të fortë, Barack Obama është duke hyrë në histori. Ai u foli përkrahësve të tij, por gjithashtu iu drejtua edhe miliona amerikanëve që po e shihnin atë nga ekranet e televizorëve.

Nga BBC ONLINE*
Premte, 11 Korrik 2008 08:50:00

 

Partia Demokratike në SHBA do të kishte ose gruan e parë ose personin e parë me ngjyrë si kandidat. Në fund të një beteje të gjatë dhe të fortë, Barack Obama është duke hyrë në histori. Ai u foli përkrahësve të tij, por gjithashtu iu drejtua edhe miliona amerikanëve që po e shihnin atë nga ekranet e televizorëve.

“Amerikë! Ky është momenti ynë. Kjo është koha jonë. Koha jonë për të kthyer faqe dhe për t’iu larguar politikave të së shkuarës. Koha për të sjellë energji të reja dhe ide të reja përballë sfidave që kemi. Koha për t'i ofruar një drejtim të ri vendit që duam”.

Senatori Obama vlerësoi rivalen e tij dhe tha se shpresonte ta kishte atë pranë tij në betejën për Shtëpinë e Bardhë. Në fillim të garës, zonja Clinton hyri si më e preferuara, si ajo që do siguronte kandidimin demokrat përballë Senatorit karizmatik, por pa përvojë, si Obama.

Një prej analistëve, John Zogby thotë se ku gaboi zonja Clinton: "Ajo u përpoq të bënte garë si kandidate me përvojë dhe mesazhi ishte “ndryshim”. Pastaj ajo u përpoq të bënte garë si një agjente e ndryshimit të një periudhe të lodhur nga presidenti Bush, Clinton, Bush dhe një tjetër Clinton. Dhe më në fund, senatorja Clinton ndryshoi personalitetin e saj shtet pas shteti, ditë pas dite, kështu që ishte vështirë për votuesit, të cilët patën pasiguri, që të hynin në thelb të asaj se kush ishte zonja Clinton”.

Tani, kundërshtari politik i kandidatit demokrat është senatori John McCain. Për momentin, çështja që shtrohet është sa vështirë do të jetë për demokratët të tregojnë një parti të bashkuar pas kësaj gare mjaft të gjatë dhe, a ka zoti Obama fuqinë për t'i rezistuar sulmit të makinës republikane?

Barack Obama ka një garë të fortë dhe një garë ku kandidati tjetër është shumë pranë tij. Demokratët kanë patur këtë fushatë intensive, të ligë, dëmtuese, kur detyra kryesore e tyre ishte të gjenin dikë që do t'i bënte ata të ktheheshin në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa republikanët e patën të qartë që në fillim. Një person të pëlqyeshëm, disa herë edhe kundër Bushit. Pra, ata i kanë dhënë vetes personin e duhur dhe përpjekjen më të mirë. Demokratët u futën në betejë me duart e lidhura pas shpine.

Analistët, thonë se gara tashmë midis dy kandidatëve të partive të kundërta do të jetë gara e dy personave, njeri me përvojë dhe i vjetër, përballë një të riu që ka premtuar transformim.

Ndryshimet midis tyre, siç tha edhe vetë Obama, nuk ishin personale, por politike dhe këto të fundit, janë tepër të thella. Ndryshimet në aspektin ekonomik po bëhen gjithashtu të dukshme.

Të dy e kanë përqendruar vëmendjen në shtete ku gara do të jetë shumë e fortë në Nëntor, në shtete si Florida, Miçigani, Ohio dhe Pensilvania. Të dy e dinë sa rëndësi kanë këto shtete. Ishte Florida që vendosi zgjedhjet e 2000, ndërsa Ohio ishte vendimtari katër vjet më parë.

*Komenti është botuar në sajtin online të radios së njohur britanike “BBC”. Titulli është i redaksisë. Titulli në origjinal: “Obama dhe rruga për në Shtëpinë e Bardhë”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Rifillon procesi gjyqësor ndaj Karaxhiçit

Ai pritet të paraqitet në Gjykatë për t'u deklaruar fajtor ose

Sot detajet zyrtare për rrëzimin e avionit në Ohër

Në Shkup sot pritet të zbardhen detajet e para zyrtare nga hetimet e

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML