Shtune, 30 Gusht 2008 07:03:35

Lexoni versionin Print

Prioriteti shqiptar në Maqedoni

Mbas shumë zhurme zgjedhore dhe paszgjedhore që Maqedonia përjetoi veç pak kohë më parë dhe ende nën ethet e qeverisë së re të sapokrijuar të Gruevskit, ku partneri shqiptar sapo është përzgjedhur, krahas IMRO-DPMNRE

Nga Ilir KALEMAJ
Enjte, 10 Korrik 2008 08:50:00

 

Mbas shumë zhurme zgjedhore dhe paszgjedhore që Maqedonia përjetoi veç pak kohë më parë dhe ende nën ethet e qeverisë së re të sapokrijuar të Gruevskit, ku partneri shqiptar sapo është përzgjedhur, krahas IMRO-DPMNRE që gjithsesi i ka kartonët e maxhorancës në Parlamentin e ri, ndër pikëpyetjet më të mëdha (krahas çështjes së emrit apo hyrjes në NATO), është edhe vazhdimi i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe disa nga kushtet kryesore të kërkuara nga faktori shqiptar (si njohja e menjëhershme dhe pakushtëzuar e pavarësisë së Kosovës, statusi ende i pazgjidhur plotësisht i ish-pjesëtarëve të UÇK-së, përdorimi i gjuhës dhe simboleve kombëtare shqiptare në institucione etj). Nga vullneti i shqiptarëve për të tejkaluar ndasitë personale për hir të interesave të elektoratit që përfaqësojnë, varet edhe fati i aftësisë së tyre për t`u imponuar në këtë situatë post-elektorale me shumë pikëpyetje dhe një mazhorancë solide sllave siç është ajo e përbërë nga partia e Gruevskit.

Duke qenë se partitë shqiptare në shtetin fqinjë, më tepër se të pozicionuar në barrikada ideologjike që i detyrojnë të bëjnë aleanca të detyrueshme politike me njërin spektër të partive sllave, axhendën, por edhe programin e tyre politik e kanë të bazuar kryesisht në të drejtat e popullsisë (shtetformuese), e kanë më të lehtë të mbrojnë një pozicion të caktuar, madje edhe të dalin matanë grindjeve të vogla për pushtet dhe të bashkëpunojnë për hir të një interesi më madhor dhe të kthehen në forcë unike konstruktive.

Në fakt, përsa i përket axhendës politike, pothuajse të gjitha partitë shqiptare në Maqedoni i shëmbëllejnë më tepër profilit politik në të cilin është pozicionuar partia turke e Bullgarisë, e cila ka arritur suksesshëm t`i grupojë të gjithë turqit që jetojnë në këtë shtet në një formacion politik të vetëm, apo deri diku edhe PBDNJ-së së këtushme që ndonëse parti e minoriteteve, qartësisht përbëhet në masë dërrmuese nga minoriteti grek dhe si njëra, si tjetra, përfaqësohen gjithmonë në qeveri të të dyja krahëve. I vetmi ndryshim është mungesa e kohezionit mes shqiptarëve dhe luftërat e vogla meskine për pushtet personal, të maskuara nën dogmën e pluralizmit. Shembulli turk në Bullgari mund të ishte edhe shembulli më i arrirë për rastin e partive shqiptare në Maqedoni, kur dihet se ato i marrin votat pothuajse ekskluzivisht nga e njëjta popullatë dhe i njëjti territor.

Gjithsesi, qëllimi kryesor i këtij shkrimi, përtej vijave normative të përgjithshme, është të sjelli në vëmendje, problemin e arsimit dhe të edukimit të shqiptarëve të Maqedonisë si problemi më akut dhe më i rëndësishëm që do mundësonte edhe implementimin me sukses të Marrëveshjes së Ohrit, sidomos të atyre pikave që flasin për një përfaqësim proporcional të shqiptarëve në administratën qendrore dhe lokale. Një nga handikapët kryesorë në rrugën për realizimin e këtij qëllimit, krahas rrudhjes së pozicioneve në administratë për shkak të privatizimeve, apo refuzimin kategorik të popullsisë sllave për të hequr dorë vullnetarisht nga punët e tyre (në mënyrë që të bëjnë vend për rritjen e numrit të shqiptarëve), problemi i tretë më kryesor, është fakti që vetëm një përqindje shumë e vogël e shqiptarëve kanë shkollë të lartë. Kjo, natyrisht, për arsye që lidhen me diskriminimin dhe neglizhencën e vazhdueshme me të cilën janë ndeshur si në kohën e Jugosllavisë, ashtu edhe gjatë këtyre viteve tranzicion. Një raport i UNDP-së i vitit 2001 është shokues kur nënvizon faktin që edhe sikur të gjithë shqiptarët me arsim të lartë të punësoheshin menjëherë, “gjendja ekzistuese e punësimit sipas përkatësisë etnike, nuk do ndryshonte dramatikisht”. Përfaqësimi shqiptar do rritej vetëm nga 10.2 në 10.7 për qind (UNDP, 2001a: 39).

Po ashtu, përdorimi i Gjuhës Shqipe në administratë, është i lidhur pazgjidhshmërisht si me certifikimi profesional nga institucionet arsimore të akredituara, ashtu edhe me rritjen e shkallës së përfaqësueshmërisë në administratë. Sikundër autorët Gerald, Bender and Cox, vërejnë në një studim të vitit 2002, të përgatitur për Institutin e Iniciativës për Stabilitet Evropian, “...çështja e gjuhës në mënyrë ultimative barazohet me çështjen e përfaqësimit shqiptar në administratën publike” (f. 138). Është pra mjaft e rëndësishme që partitë shqiptare, si ato që janë pjesë e pushtetit, ashtu edhe ato të opozitës, të përqendrohen në rritjen e mundësive reale për shkollimin e shqiptarëve në gjuhën amtare, si dhe kualifikimin e tyre pasuniversitar, çka pashmangshmërisht do sjelli edhe rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe për rrjedhojë dhe zbatimin më të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe zbutjen e plagëve sociale për pjesën më të diskriminuar të popullsisë së vendit fqinjë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Rifillon procesi gjyqësor ndaj Karaxhiçit

Ai pritet të paraqitet në Gjykatë për t'u deklaruar fajtor ose

Sot detajet zyrtare për rrëzimin e avionit në Ohër

Në Shkup sot pritet të zbardhen detajet e para zyrtare nga hetimet e

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML