Enjte, 20 Nentor 2008 19:00:30

Lexoni versionin Print

Mençuri apo sançopançizëm?!

Kur ballafaqohesh me të përditshmen, me problemet, kontradiktat e me pengesat që hasen, me zgjidhjet e me parashikimet që bëhen për të vënë shoqërinë në udhën e progresit, natyrshëm të lindin edhe pyetje të tilla: Janë zgjidhje në kohë veprimtaritë që ndërmerren? Vijnë ato nga një mendim i pjekur që ecën në rrjedhën e kohës apo jashtë saj? I kërkon koha mendimet, veprimtaritë apo janë me rrjedhje donkishoteske e me “bekim” sançopançist? Pse të urtëve,të mençurve u kundërvihen sançot e donkishotët? Dhe së fundi….

Nga Dr.Kleanthi Zoto
Diel, 06 Korrik 2008 09:34:00

Kur ballafaqohesh me të përditshmen, me problemet, kontradiktat e me pengesat që hasen, me zgjidhjet e me parashikimet që bëhen për të vënë shoqërinë në udhën e progresit, natyrshëm të lindin edhe pyetje të tilla: Janë zgjidhje në kohë veprimtaritë që ndërmerren? Vijnë ato nga një mendim i pjekur që ecën në rrjedhën e kohës apo jashtë saj? I kërkon koha mendimet, veprimtaritë apo janë me rrjedhje donkishoteske e me “bekim” sançopançist? Pse të urtëve,të mençurve u kundërvihen sançot e donkishotët? Dhe së fundi….

Pse tek ne kjo vepër do kuptohet më mirë?

Se siç pohon Noli në parathënien e kësaj vepre madhore, e përkthyer në mënyrë krijuese nga Ai vetë e nga Petro Zheji, se “tipat e bejlurçinës dhe larot i gjejmë në çdo çast”. Dhe qëmtimi i sançopançëve, pra dhe i simbiozës së tyre donkishotëve nuk ka qenë e vështirë dje, por besoj edhe sot nuk do të ecim shumë për t´i nominuar. Ata gjenden kudo po t’i kërkosh: në “errësirë”e në dritën e diellit. Pa e tepruar, po ku më shumë e ku më pak donkishotizmi ka zënë vend deri në njëfarë shkalle edhe në hapësirat e monarkëve, diktatorëve, liderëve e lidershipit të ditëve tona. Mbreti Zog, p.sh, megjithë meritat që ka si shtetformues, bëri përpjekje të ngjiste liberalizmin perëndimor me konservatorizmin turkoshak. Noli, një nga kryeministrat më të kulturuar të Evropës në kohën e tij, dështoi në politikë me Revolucionin e Qershorit të ´24. Enver Hoxha, deshi të mbronte dinjitetin kombëtar, duke e izoluar Shqipërinë me bunkerë e tunele nga bota e qytetëruar e demokratike. Sali Berisha bën përpjekje të vendosë shtetin e së drejtës duke rrudhur hapësirat e institucioneve të pavarura e duke shtrirë pushtetin ekzekutiv në hapësirat e pushteteve të tjera. Fatos Nano nëemër të liberalizmit “mbolli” anarkinë e dembelinë.

Po nuk ka pak hapësirë donkishotizmi edhe tek lidershipi i partive të tjera parlamentare e joparlamentare. Është donkishotizëm, mendoj, “shartesa” embulesës demokratike me përmbajtjen patriarkale e fisnore që e vërejmë te disa forca politike. Sot, p.sh, kemi rreth 15 parti parlamentare që përfaqësojnë rreth katër milionë banorë.

Shumë për një vend të vogël e me një ekonomi të dobët si kjo jona. Po të bëjmë pak “zhytje” te ky problem do të vërejmë se një pjesë syresh, parti-bija të prejardhura nga parti-mëma, janë shkëputur për privilegje e karrike liderësh e jo përprograme e alternativa. Sot, p.sh, ka disa parti që e nominojnë veten e tyre si të majta, madje ndonjë e shpall veten si të vetmen forcë opozitare e “lider të së majtës”, duke iu kundërvënë hapur edhe PS - së. Shtrohet pyetja: mund të jesh forcë e tillë kur kundërshtarin e koncepton si armik e kur te forca kundërshtare nuk sheh asnjë hapësirë për kompromis?

Sot, p.sh, ka disa parti në mbrojtje të mjedisit, dhe kjo është një gjë e mirë. Por për të keqen e këtij vendi, PAA-ja që është pjesëmarrëse në çdo qeveri jo vetëm nuk është në mbrojtje të mjedisit, por ndikon në ndotjen e tij. Dhe qytetarit me të drejtë i lind pyetja: pse i është mekur zëri Xhuvelit e atyre që e pasojnë kur bëhet fjalë për mbrojtjen ehektarëve me pyje që u jepen atyre që i presin në mes jetën “rinisë drusore” për interesa industriale? Pse nuk e kanë ngritur zërin kundër atyre që devijojnë shtretërit e lumenjve? Pse nuk shqetësohen për shterpëzimin e tokës e për rrudhjen e saj; nuk e njohin faktin që ne jemi vendi me më pak tokë për një banor? Dhe pyetje të kësaj natyre të lindin; por desha t´i bëj edhe një pyetje të hapur liderit të kësaj partie e njëherazi edhe ministrit të Mjedisitnë çdo qeveri: Psenuk merreni me ruajtjen e tokës, pyllit, shtratit të lumenjve;me luftën kundër ndotjes e pakësimit e oksidit të karbonit;me luftën kundër erozionit; me ….?

Këtu mendoj se kërkohet sa mençuri aq edhe urtësi për të të mos vënë etiketën e të “prapambeturit” e anti-industrialistit; poratë të një personaliteti që sheh përtej kohës së vet.

Idetë, pikëpamjet e qëndrimet donkishoteske nuk lëvizin në rrotën e kohës, ato i vijnë të sotmes nga e kaluara e largët, e, si të tilla ato nuk kanë mundësi të mbijetojnë gjatë, por kur shfaqen janë me pasoja negative. Them nuk kanë mundësi të mbijetojnë se demokracia, shkenca, arti, filozofia, jurisprudenca….. ua rrudh gjithnjë e më shumë hapësirën; por ato janë si krisja e nuk i jepen “mortjes” lehtë sidomos në shoqëritë në tranzicion siç jemi ne.

Kur thekson Noli se kjo vepër do të kuptohet mëmirë tek ne, madje edhe ne një vend demokratik, siç thekson studiuesi Piro Loli, shpjegohet edhe me faktin e bazës shoqërore ekzistuese. Pamundur të bëj analizë në këto rreshta, por një pjesë e apariçikëve të organeve qendrore e lokale të partisë-shtet humbën privilegjet që kishin; një pjesë e ish- punëtorisë dhe e ish-fshatarësisë kooperativiste, sidomos ajo në përbërje të aparateve komanduese që nuk emigroi dot, mbeti pa punë….Të gjithë këta kanë hapësira për sançopançizmin e për donkishotizmin. Pse …..

Donkishotizmi mund të jetojë pa sançopaçizmin?

Jo. Kjo, se siç thekson Servantesi : “Shyqyri i tij është derdhur në atë kallup, aq sa marrëzia e zotërisë, të mos vlejë asnjë grosh pa budallallëkun e shërbëtorit”. Dhe shyqyrët tanë që vënë theksin te “masat e shpejta” që mori qeveria për “likujdimin” e pasojave të Gërdecit, se sa te fenomeni “Gërdec”; që duartrokasin zotërinë e tyre edhe pse Ai bënte qejf nëpër kazinotë e botës, edhe kur njerëzit i përpin deti; që….nuk kemi të drejtë t´i pagëzojmë me emrin Sanço e Don Kishot?

Dhe sançot e donkishotët jo vetëm që u kanë marrë emrin, por ata u ngjajnë çuditërisht në shumë drejtime. Sançon, që ka besim te “sojlliu”, te i “mençuri” e deri te lideri që ka “lexuar” shumë, e gjejmë të trupëzuar te militantizmi ekstrem i ditëve tona. Ata e dinë p.sh, që deputeti, këshilltari bashkiak apo i komunës është injorant, mediokër madje deri hajdut, dhe bëjnë të 99-at për t´i riprurë në Parlament, Bashki e Komunë…..Këtë e bëjnë sa nga injoranca e mediokriteti, aq edhe nga interesat e tyre vetjake, familjare e deri klani. “Perëndia e di, thoshte Sançua, që unë jam kaur ivjetër, kjo më mjafton të bëhem kont”.

Nuk ngjan ky mentalitet sançopançian i origjinës tipike feudale me mentalitetin e sotëm militant të disa ekstremistëve se: “Partia e di që unë jam anëtar i vjetër e besniku i saj deri në vdekje; nuk mjafton kjo për të më bërë drejtor, prefekt, administrator e të fitoj një tender?!…..”

Dhe “sançot” besnik ndaj “donkishotëve” rrudhin hapësirat e personaliteteve shkencore, njerëzve të aftë e profesionistëve me zë. Si të tillë këta kërkojnë të kthejnë të kaluarën e injorantëve që zinin vende deri në majat më të larta të administratës së partisë-shtet, vetëm e vetëm se ishin me përbërje punëtor e besnik ndaj diktatorit e sejmenëve të tij. Feudalizmi i krijon hapësirë militantizmit ekstrem, besnikëve të “magjepsur” pas zotërisë; ai ka nevojën e sançove për t’u bërë të mundur mbijetesën donkishotëve. Ndërsa demokracia ka nevojën e meritokracisë, njerëzve të ditur e të mençur, shkencëtarëve e profesionistëve me zë; njerëzve që e fitojnë jetesën e mbijetesën me djersën e mundin e tyre.

Por militantët tanë për t’u “mjekuar” nga “bacili””sanço” duhet t´i drejtohen Sanços, se siç thotë populli: “e ftohta del me të ftohtë dhe mikrobi nxjerr mikrobin”. Ata duhet t´i drejtohen pendesës së Sanços kur thotë: “Zanati im është të liroj e të mih tokën, të mbjell e të kosit hardhitë, por jo të krej ligje”. Kjo mendoj do të ishte një këshillë tepër e vlefshme për ata që se ndjejnë veten mirë si deputetë, bashkiakë, komunarë, pse jo edhe drejtorë e administratorë, ministra e kryeministra….Nuk do të ishte mirë për ta, madje edhe për shoqërinë, të ushtronin profesionin e nderuar të mjekut, mësuesit, bujkut, blektorit …sesa të deformojnë politikën e qeverisjen me donkishotizmin e sançopançizmin e tyre….E them këtë se ky është një “bacil” i rrezikshëm dhe kur je mësuar ministër e deputet…. edhe pse jep dorëheqjen, “pendohesh” e kërkon të rikthehesh prapë atje ku ishe, madje edhe më lart. Njerëz të këtij kallëpi nuk e kuptojnë sentencën se “karrikja është e ëmbël, por djeg si piperi”.

Sançot e donkishotët “bredhin” nëpër Shqipëri,”bredhin” nga një parti në tjetrën në kërkim të karrikes; dhe do të “bredhin” sa t´i përzërë progresi e demokracia e pjekur, punësimi e kamja e përgjithshme e shoqërisë. Më në fund donkishotëve e sançove do t’ua bëjë jetën të padurueshme e do t’u rrudhë në maksimum hapësirat dituria ,mençuria e urtësia e një mase të madhe njerëzish të zhveshur nga servilizmi, mediokriteti e krahinizmi i ngushtë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML