Enjte, 20 Nentor 2008 19:18:09

Lexoni versionin Print

Leje speciale, qeni takon të zotin në burg

Lola është 11-vjeç ka sy të zinj, qime ngjyrë kafe të hapur dhe shumë nostalgji për padronin e vet.

Shekulli Online
Hene, 21 Korrik 2008 14:40:00

Lola është 11-vjeç ka sy të zinj, qime ngjyrë kafe të hapur dhe shumë nostalgji për padronin e vet.

Prej tre muajsh ha pak, ose shumë pak dhe nga sytë duket shumë qartë trishtimi. Me pak fjalë është një qenushe e mërzitur dhe që nuk pranon të ngushëllohet.

Gjithçka nisi kur i zoti i saj me të cilin kishte një raport simbiotik, përfundoi në burg. Pas disa javësh mungese të të zotit qeni përfundoi në depresion. Në këtë pikë, pikërisht veterineri diagnostikoi sëmundjen nga e cila vuante Lola dhe në kushte të tilla kërkoi një leje speciale në burg për të mundësuar që qeni të takonte të zotin.

E gjitha u bë sipas procedurave zyrtare e të rregullta, si bëhet në rastet e takimeve mes të burgosurve dhe të afërmev të tyre. Një orë së bashku, ndoshta pa mikrofonë, por sidoqoftë një kohë e mjaftueshme për të bërë të mundur rikthimin në gjendjen e mëparshme të qenit dhe për t’i ngjallur atij ndjenjat pozitive. 

Një vrap gati marramendës, festë dhe përkëdhjelje, një moment me ledhatime ekstreme për një ‘mik të shtrenjtë’, edhe pse me 4 këmbë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML