Gratë të cilat janë dominuese dhe agresive kanë më shumë shance të lindin djem se sa vajza. Ky është studimi më i fundit i publikuar nga shkencëtarët n ë Zelandën e re. Studimi gjeti një lidhje midis nivelit të lartë të testosteronit te gratë dhe lindjes së një djali.
Deri më sot të çështja që ngrihej ishte nëse seksi i fëmijëve ishte i përcaktuar nga shanci apo nga gjëra të tjera.
Studimi është bërë nga një skuadër e udhëhequr nga Dr. Valerie Grant në Universitetin Auckland. Ata gjetën një lidhje midis testosteronit të lartë në mitrën e grave dhe lindjes së një djali.
Kjo lidhje përforcohet edhe më shumë nëse shohim lindjen e fëmijëve në kohën e luftrave. Duket se në të kohët e luftrave lindja e djemve ishte shumë më e madhe se në kohë normale.
Stresi gjithashtu mendohet se rrit nivelin e hormoneve.
Studiuesit morën vezë nga lopët dhe i testuan në nivele të ndryshme testosteroni. U vu re se vezët të cilat ishin trajtuar me nivel të lartë testosteroni kishin më shumë shanse të zhvilloheshin në embrione meshkujsh.
Studimi tregon se sperma e cila mbart kromozomet “Y” – prezente te meshkujt – kishin më shumë shance të fertilizonin një vezë e cila ishte ekspozuar më gjatë ndaj testosteronit.