Diel, 14 Mars 2010 16:33:09

Lexoni versionin Print

Kinë, tërmeti lë "qindra vetë nën rrënoja"

Rreth 900 studentë kanë mbetur nën rrënojat e një ndërtese që u shemb gjatë një tërmeti në jugperëndim të Kinës, njofton media shtetërore kineze.

Hene, 12 Maj 2008 14:47:00

Rreth 900 studentë kanë mbetur nën rrënojat e një ndërtese që u shemb gjatë një tërmeti në jugperëndim të Kinës, njofton media shtetërore kineze.
Presidenti Hu Jintao bëri thirrje për përpjekje "të gjithanshme" për të shpëtuar viktimat e tërmetit, fuqia e të cilit llogaritet në 7.8 ballë sipas shkallës Richter.

Ai goditi 92 km larg nga Chengdu, qendra e provincës Sichuan.

Kryeministri Wen Jiabao po udhëton drejt zonës ku janë dërguar dhe trupa të ushtrisë për të ndihmuar të prekurit.

Të paktën 107 vetë njoftohen se kanë vdekur, por numri i tyre mund të rritet.

Vriten fëmijë

Nuk janë të qarta hollësitë e incidentit ku janë të përfshirë 900 studentët.

Ata mbetën nën rrënojat e ndërtesës në shkollën e mesme Juyuan në qytetit Dujiangzan, rreth 100 km nga epiqendra e tërmetit në provincën Wenchuan, njofton agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Më herët u njoftua vdekja e katër fëmijëve dhe lëndimi i mbi 100 të tjerëve gjatë rrëzimit të ndërtesave shkollave fillore në në zonën Chongqing pranë Sichuanit, shton agjensia.

Të paktën dhjetë persona njoftohen se janë lënguar në Dujiangyan, kur u shembën rradhë të tëra shtëpish.

Operacion shpëtimi

Një zëdhënës për zyrën rajonale sizmike i tha agjensisë Xinhua se mendohet se numri i viktimave është më i madh.

Tërmeti njoftohet se ishte më i fuqishmi që ka goditur provincën Sichuan gjatë 30 vjetëve të fundit.

Ushtarë dhe helikopterë janë dërguar në rajon për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit.

Një korerspondent i BBC-së thotë se ushtria kineze ka prëvojë pozitive në mobilizimin e trupave të saj dhe në evakuimin e të rrezikuarve.


 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML