Wed, 23 Jul 2008 23:28:25
    

Lexoni versionin Print

Rriten të ardhurat nga emigrantët në 1 miliardë euro

Shumica e parave që vijnë nga jashtë janë investuar në prona të patundshme brenda vendit, në biznese të vogla ose për edukimin e të rinjve.

Tue, 13 May 2008 15:52:00

Të ardhurat që emigrantët shqiptarë dërgojnë në shtëpitë e tyre janë rritur në 1 miliardë euro. Por kjo është vetëm shifra zyrtare, sepse mendohet që sasi të mëdha parash vijnë nga emigrantët në rrugë jozyrtare dorazi.

Ekspertët e Bankës Qendrore Shqiptare vlerësojnë se shumica e emigrantëve përdorin rrugë jozyrtare për të sjellë paratë, zakonisht kur vijnë vetë.

Në vitin 2007, shqiptarët kanë dërguar në shtëpi 947 milionë euro nëpërmjet sistemit bankar, rreth 12 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2006.

Shumica e parave që vijnë nga jashtë janë investuar në prona të patundshme brenda vendit, në biznese të vogla ose për edukimin e të rinjve. Në 15 vitet e fundit, emigrantët kanë dërguar në Shqipëri më shumë se 6.6 miliardë euro.

Paratë e emigratëve janë bazë mbijetese për shumë familje shqiptare dhe për ekonominë në tërësi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML