Hene, 15 Mars 2010 17:51:11

Lexoni versionin Print

Maqedoni, liderët e partive në takim për zgjedhjet e marsit

Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të zhvillojnë një takim, në të cilin tema kryesore do të jetë rreth zgjedhjeve të përbashkëta presidenciale dhe atyre lokale

Shekulli Online
Premte, 09 Janar 2009 08:22:00

Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të zhvillojnë një takim, në të cilin tema kryesore do të jetë rreth zgjedhjeve të përbashkëta presidenciale dhe atyre lokale

Në takimin e sotëm që do të zhvillohet midis kryeministrit të shtetit Nikolla Gruevski dhe liderëve të partive më të mëdha partitë shqiptarë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe janë prononcuar rreth asaj se çfarë pritet të debatohet në tavolinën e përbashkët të bisedimeve të forcave më të mëdha në vend. Nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti ka konfirmuar pjesëmarrjen e liderit të tyre Ali Ahmeti në këtë takim.

I pyetur se cilat do të jenë temat dhe kërkesat nga ana e partisë shqiptare në pushtet në një takim të tillë, nënkryetari Haliti deklaroi se “çështja e parë është se kjo do të jetë në interes të Republikës së Maqedonisë dhe të vetë qytetarëve që të ketë takime të këtilla ndërsa një ndër temat kryesore do të jetë edhe ajo e zgjedhjeve lokale dhe presidenciale ,me qëllim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe demokratike”.

Poashtu edhe zëdhënësi i PDSH-së Adriatik Imeri ka konfirmuar për pjesëmarrjen e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi në këtë takim.

“Kryetari Menduh Thaçi do të merr pjesë pas ftesës që i është bërë nga ana e kryeministrit, ndërsa më shumë detaje rreth të gjitha zhvillimeve dhe diskutimeve që do të bëhen aty, do të jepen pas këtij takimi në nivel liderësh”, ka theksuar zëdhënësi Adriatik Imeri.

Nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti gjithashtu për “Shqip media” konfirmoi pjesëmarrjen e liderit të tyre Ali Ahmeti në këtë takim.

I pyetur se cilat do të jenë temat dhe kërkesat nga ana e partisë shqiptare në pushtet në një takim të tillë, nënkryetari Haliti deklaroi se “çështja e parë është se kjo do të jetë në interes të Republikës së Maqedonisë dhe të vetë qytetarëve që të ketë takime të këtilla ndërsa një ndër temat kryesore do të jetë edhe ajo e zgjedhjeve lokale dhe presidenciale ,me qëllim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe demokratike”. Ndryshe kryeministri Nikolla Gruevski dërgoi një ftesë te liderët e LSDM-së ,BDI-së dhe PDSH-së që të diskutohet për të vetmen temë që ka të bëjë me zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale, për legjislacionin zgjedhor si dhe për procedurat demokratike në zbatimin e zgjedhjeve.

Kreu i Qeverisë Gruevski i ka vlerësuar në anën tjetër këto përmbajtje të temave si një rëndësi e madhe jo vetëm për vendin,por edhe për perspektivën evropiane në përgjithësi .

Duke qenë gjithnjë te zgjedhjet në këtë takim pritet që t’u kushtohet rëndësi edhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me organizimin e këtyre zgjedhjeve ndërsa njëra ndër to është edhe mundësia për aplikimin e pilot-projektit për votim elektronik duke pasur parasysh faktin se në konsultimet me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar është vënë në dukje që do të ishte e favorshme që në ciklin zgjedhor të aplikohet sistemi i votimit elektronik. (INA)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML