Premte, 29 Gusht 2008 01:10:04

Lexoni versionin Print

Rikonfigurimi i UNMIK-ut, Zannier takim me qeveritarët serbë

Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier diskutoi sot me zyrtarët qeveritarë në Beograd rreth procesit të rikonfigurimit të pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë.

Shekulli Online
Merkure, 23 Korrik 2008 20:39:00

Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier diskutoi sot me zyrtarët qeveritarë në Beograd rreth procesit të rikonfigurimit të pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë. Lajmin e kanë bërë me dije sot mediat serbe.

Ministria e Jashtme e Serbisë njoftoi se Zannier ka thënë se qëllimi kryesor i UNMIK-ut është ruajtja e paqes dhe stabilitetit, ndërsa misioni i OKB-së do të punojë në bazë të neutralitetit të plotë statusor dhe vetëm në kuadër të mandatit sipas rezolutës 1244.

Ai u takua në Beograd me Ministrin e Jashtëm të Serbisë Vuk Jeremiç dhe ministrin serb për Kosovën Goran Bogdanoviç.

"Ministrat serbë edhe një herë kanë shprehur pakënaqësinë për shkak të vendimit të njëanshëm të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon që të fillojë procesin e rikonfigurimit pa vendim të Këshillit të Sigurimit", cituan mediat serbe njoftimin e Ministrisë së jashtme të Serbisë.(INA)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Kosova si shembull për njohjen e Osetisë Jugore dhe Abkazisë?

Presidenti rus Medvedev i referohet Kosovës për të justifikuar

Gruevski përsërit idenë e referendumit

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka përsëritur qëndrimin e

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML