Profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL), Jeton Shasivari deklaroi se programi i Qeverisë së re nuk i përfshin përcaktimet programore të BDI-së.
"Programi i qeverisë së re në vete përfshinë kryekëput programin politik parazgjedhor të VMRO-së i cili në vete nuk përmban asnjë pikë të marrëveshjes së ashtuquajtur të majit dhe të interesave jetike kombëtare dhe politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Në vija gjenerale në këtë program ekziston një far lloj pëlqimi i këtyre dy subjekteve, mirëpo ky pëlqim është relative dhe është shumë general, por shkak se nuk ekziston ende kurrfar pëlqimi i këtyre dy subjekteve për zgjidhjen specifike dhe konkrete siç janë çështja e gjuhës dhe çështja e statusit ligjor të ish ushtarëve të UçK-së", deklaron ekspert i çështjeve juridike , Jeton Shasivari.
Eksperti Shasivari thotë se forca e madhe politike që ka VMRO-DPMNE-ja në Kuvend dhe rrjedhimisht edhe në Qeveri ka dobësuar pozitën e BDI-së në pushtet.
"Është një pozicion mjaft i dobët politik i BDI në këtë përbërje të re qeveritare dhe mendoj se kjo është një rezultat i një strategjie të gabuar të këtij subjekti që të jetë pjesë e pushtetit me çdo çmim, pa kurrfar kushtëzimesh, kurse nga ana tjetër kemi një pozicion mjaft të fuqishëm të VMRO-DPMNE-së", thotë Jeton Shasivari.
Programi qeveritar i cili u dorëzua në Kuvend dhe që së bashku me propozimet e ministrave të rinj do të miratohet më 26 korrik përmabn disa pika strategjike. (INA)