Wed, 23 Jul 2008 23:23:37
    

Lexoni versionin Print

Maqedoni, protestë kundër dhunës

Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të mbajë protestë në sheshin e Tetovës kundër dhunës dhe incidenteve të fundit. Reagimet e para kanë pasuar nga PDSH dhe PPD.

Tue, 13 May 2008 15:09:00

Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të mbajë protestë në sheshin e Tetovës kundër dhunës dhe incidenteve të fundit. Reagimet e para kanë pasuar nga PDSH dhe PPD.

Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, ftoi për protesta në sheshin e Tetovës kundër siç nënvizoi ai "atentateve, shantazheve dhe vrasjeve, që PDSH dhe policia ushtrojnë ndaj tyre".

Ky vendim sipas tij është marrë nga shtabi zgjedhor i BDI-së, në një takim të jashtëzakonshëm menjëherë pas incidentit të rëndë në Rakovec, kur lideri Ali Ahmeti ishte në shënjestër të një atentati.

Ndersa zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare deklaroi se BDI përmes kësaj proteste eshte duke bërë nje politikë primitive.

"Me këtë proteste BDI kërkon të fshehe humbjen e madhe, nëpërmjet një politike primitive ku luajnë rolin e viktimës. Me incidentet e fundit vazhdon skenari i BDI-së i filluar në vitin 2002, kur shfrytëzonin provokime, dhunë dhe terror", deklaroi zedhenesi i PDSH.

Nderakaq presidenca e BE-së, përmes një deklarate me shkrim ka dënuar ashpër incidentet e fundit në fushatën parazgjedhore.

"Dhuna nuk ka vend në fushatën parazgjedhore. Presidenca e BE-së kërkon nga autoritetet shtetërore që t'i hetojnë incidentet ndërsa fajtorët të dënohen", thuhet në komunikatë.

Për kësaj komunikate presidenca e radhës e BE-së, ftoi të gjitha partitë politike në Maqedoni të respektojnë Kodin e Zgjedhjeve për zgjedhje të lira  dhe demokratike.

Burime te ministrisë se brendshme thane se policia ka arrestuar në afërsi të Bllokut 77 të Tetovës Faruk Iljazin nga Reçica e Madhe e Tetovës si person i dyshuar për të shtënat me armë në fshatin Rakovec ndaj eskortës së BDI-së dhe veturës së kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti. Kotevski deklaroi se personi i dyshuar është ndaluar derisa po udhëtonte me makinën dhe është dërguar menjëherë në stacionin policor të Tetovës. Sipas tij persona zyrtarë do të marrin ne pyetje personin e siperpermendur për konfirmimin e fakteve rreth incidentit, dhe motivet e të shtënave mbi automjetet e BDI-së.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML