|
 |
Rritja e çmimeve, 44% në vitin e ardhshëm

Plani i qeverisë për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike parashikon rritjen më të madhe të çmimeve të kryer ndonjëherë në vend brenda një viti. Dokumenti përcakton që çmimi mesatar i shitjes së energjisë për vitin 2009 të arrijë në 11.57 lekë për kilovator nga 8.04 lekë që është aktualisht. Nëse realizohet, rritja arrin në masën 43.9% dhe është më e madhja e realizuar ndonjëherë në historinë e vendit. Çmimi i mësipërm do t’i garantojë tregut të energjisë elektrike 457 milionë euro të ardhura dhe fitime prej rreth 60 milionë eurosh në vit.
|
Të përndjekurit: 30 për qind e deputetëve janë me dosje
|

Intervista/Sekretari i shoqatës së të Burgosurve Politikë, Besim Ndregjoni, shprehet se kreu i Gjykatës Kushtetuese ka dosje
Sekretari i shoqatës mbarëshqiptare të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, vlerëson se politika shqiptare ka frikë të hapë dosjet e krimit të Sigurimit të Shtetit, ndjenjë, që sipas tij vjen për shkak se një pjesë e mirë e politikanëve janë përfshirë vetë në dosje.
|
“Spiunët”, Topalli: Arkivat duhet të hapen
|

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i konsideron demagogji të gjitha angazhimet që ka ndërmarrë klasa politike shqiptare në këto 18 vite demokraci, në lidhje me dënimin e krimeve të komunizmit dhe për rivlerësimin e veprës së të persekutuarve politikë.
|
Vonesat e autostradës alarmojnë qeverinë
|

KUKËS- Qeveria shqiptare ka dhënë alarmin “SOS” lidhur me zvarritjet e punimeve në segmentin rrugor Morinë-Kukës-Myç-Mamëz, të autostradës që është marrë përsipër të ndërtohet nga firmat shqiptare. Paraditen e djeshme zyrtarë nga tre institucione të rëndësishme shtetërore kanë shkuar në Kukës, ku kanë zhvilluar një takim urgjent në lidhje me situatën. Vetëm tre javë më parë kryeministri Berisha ishte në këtë zonë dhe vlerësoi arritjet e firmave shqiptare duke thënë se gjithçka po ecte sipas projektit ndërsa dje, vartësit e tij kanë bërë publike një sërë problemesh që kanë lidhje me vonesat e projektit dhe shpronësimet.
|
Lushnje, largohen nga policia makinat e bllokuara
|

LUSHNJE- Policia e rendit në Lushnje ka nisur nga puna për të larguar një mal me makina të bllokuara ndër vite, të cilat kishin zënë oborrin e institucionit. Mbi 150 mjete si makina, motoçikleta kanë mbetur në oborrin e komisariatit të policisë peng prej vitesh. Por pak ditë më parë ato janë shitur dhe fituesi i tenderit ka rezultuar një firmë nga Fieri.
|
KESH dorëzohet, edhe këtë vit me humbje të mëdha
|

“Tepër optimist” dhe “tepër ambicioz”. Këto janë dy togfjalëshat karakterizues të planit të KESH për vitin 2008. Korporata beson se mund të ulë ndjeshëm humbjet e energjisë në rrjet si dhe mund të ulë me dy të tretat humbjet financiare. KESH planifikon të rrisë të ardhurat me 9 miliardë lekë si pasojë e rritjes së çmimit dhe uljes së vjedhjeve. Vetë KESH i konsideron objektivat si “ambicioze”. Parashikohet që kufizimet të jenë zero për vitin 2009 e në vijim, objektiv ky gjithashtu i konsideruar si jorealist.
|
Energjia, zyrtarizohen kufizimet për gjithë verën
|

Edhe kjo verë do të jetë me kufizime të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Shkak për këto kufizime zyrtarisht pranohet që të jenë remontet e energjisë elektrike, por një strategji e tillë tashmë është e pranishme sa herë që në vend nuk ka mundësi që të ketë një plotësim të kërkesës së lartë. Gjatë 2 javëve të fundit, për shkak të temperaturave të larta ka një rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë. Mungesa e sistemeve të ftohjes dhe përdorimi individual i kondicionerëve është një faktor shtesë për konsumin e lartë. Por nga ana e Drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes bëhet e ditur se shkak për këto kufizime janë vetëm remontet.
|
KULTURE

|
|
|
Ismail Kadare: Shqipëria e Hoxhës? Një vend hermafrodit
|
Tre fitues ngjiten sonte në skenën e Teatrit D’Annunzio të Peskarës, për të tërhequr çmimet e edicionit të 35-të të Premio Flaiano: Alberto Arbasino, për “L’ingegnere in blu”, Ismail Kadare për “Vajza e Agamemnonit” dhe Alice Munro për “La vista da Castle Rock”. Vetëm njërit prej tyre, një juri me 200 lexues do t’i japë po sonte çmimin Superflaiano 2008.

|
Def Leppard e Whitesnake: Rock magjia e një nate në Tiranë
|
Ngjarja muzikore e 3 korrikut në stadiumin “Qemal Stafa” nuk ishte e re për mua. Kisha parë rock bandën e famshme Def Leppard krijuar në fund vitet ’70 - fillim vitet ’80, në evenimentin më të madh të muzikës rock në Itali, God’s of Metal dhe Tirana ishte stacioni i dytë ku ndeshesha live me muzikën e tyre. Ndërsa White Snake, duke qenë të preferuarit e mi, i kisha ndjekur pak më shumë, një herë në të njëjtin event me Def Leppard (e cila ka qenë edhe hera e parë ku dy grupet luanin së bashku njëri pas tjetrit në të njëtën datë), më pas në Shkup të Maqedonisë (sepse Shkupi ishte sakrificë shumë e vogël për të humbur një koncert magjik) si ai i “Gjarpërinjve të bardhë” (Whitesnake) dhe Tirana ishte hera e tretë.

|
|
 |
 |
 |
James Bondi i zhveshur
|
Shërbimi sekret kroat ka hapur një webfaqe në internet, përmes të cilës kërkon punëtorë. Agjentët e ardhshëm duhet të plotësojnë një formular, ku dominojnë pyetjet bizare (“A ju pëlqen seksi në grup?” apo “A keni përvoja të pazakonta seksuale?”). Tani së paku gjysma e Kroacisë është duke qeshur me shërbimin sekret SOA.

|
Markelian Kapedani: Jemi moskokëçarës
|
Pjesëmarrës në edicionin e katërt të Shkodra Jazz Festival është dhe artisti i njohur shqiptar i pas viteve nëntëdhjetë, Markelian Kapedani, i cili ka kohë që krijon dhe interpreton në Itali. Në një bisedë për gazetën “Shekulli”, para koncertit të mbrëmshëm, tregon për praninë në festival, pengesat e ndeshura dhe bën apel që artistët shqiptarë, kudo që ndodhen, të mbështeten në iniciativat e tyre për pak më shumë gjallërim të jetës artistike.
Është hera e dytë që muzikanti merr pjesë në Shkodra Jazz Festival kështu që mendimet për këtë përpjekje në qytetin e quajtur dikur “djep kulture” i jep pa rezerva. Në Teatrin “Migjeni” ai prezantohet me “Ballkan Trio”, një album që ka dalë nga studioja e prodhimit tre muaj para. Jazz nga Ballkani, ose më saktë jazz i ndërthurur me ritmet ballkanike me folklorin e vendeve të Ballkanit, me qëllim ndërtimin e një rruge të re mes jazz-it dhe muzikës ballkanike e në veçanti të folklorit ballkanik.

|
|
POLITIKE
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet që të dekretojë së afërmi emrat për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Pas depozitimit të kritereve nga grupi i punës, dje Drejtoria e Informimit Publik e Presidencës ka bërë publike listën e kandidatëve përfundimtare për Gjykatën e Lartë, pesë prej të cilëve, pas shqyrtimit nga ana e kreut të shtetit, do të dërgohen në Kuvend për miratim.
Mazhoranca ka hequr dorë nga nisma e saj për të dubluar Presidentin e Republikës në të drejtën e tij për të përzgjedhur kandidatët për anëtarë të institucioneve kushtetuese.
Nisma ligjore për verifikimin e pastërtisë së figurës për zyrtarët e lartë, ose siç njihet ndryshe nisma për hapjen e dosjeve të “Spiunëve” të ish-Sigurimit të Shtetit, nuk do të ketë një efekt të gjerë dhe të pritshëm.
KRONIKE
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur dje masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve për Ylli Kelmendin, i cili është arrestuar tre ditë më parë nga policia. Sipas prokurorisë, Kelmendi ka kryer veprat penale të kundërshtimit të punonjëseve të policisë së rendit publik dhe atë të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një pistoletë tip TT që mbante në brez pa leje.
TIRANË- Kushtet e këqija higjienike, ushqimi i dobët dhe masat e larta të dënimit ndaj seksit femër, janë tre arsyet që kanë shtyrë 11 nga femrat që ndodhen në paraburgimin “Jordan Misja” të hyjnë në grevë urie për tre ditë, duke i kërkuar Ministrit të Drejtësisë plotësimin e këtyre kërkesave elementare. Burimet të paraburgimit 313 konfirmuan për “Shekullin” se prej tre ditësh 11 nga femrat që ndodhen në katin e parë të këtij institucioni, në pritje të vendimeve të Gjykatës për fajësinë apo pafajësinë e tyre, janë ngujuar në një qeli duke refuzuar ushqimet e institucionit dhe të familjarëve të tyre në shenjë proteste kundër kushteve të këqija.
TIRANË- Refuzimi i vajzës që dashuronte, ka detyruar një 20-vjeçar të hyjë i armatosur në klasën ku ajo studionte duke anuluar një provim ndërsa ka krijuar panik në fakultetin Juridik në Tiranë. Ngjarja e cila ka për protagonist 20-vjeçarin Gentian Goxhaj, ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit të djeshëm kur ai me një armë të ftohtë në duar ka hyrë në fakultetin e Juridikut në Tiranë. Ka qenë profesori, i cili sapo kishte shpërndarë testet e provimit, që ka lajmëruar policinë.
BIZNESI
Ndodhi ditën e djeshme që investitorët në aksionet e kompanive më të rëndësishme europiane, u detyruan të dorëzojnë fitimet për shkak të rënies së çmimeve. Sipas “Financial Times”, një deklaratë e gjigantit Goldman Sachs, solli edhe rënien e çmimeve të aksioneve të gjigantëve bankarë. Goldman Sachs deklaroi se bankat europiane kanë nevojë për 60 deri në 90 miliardë euro kapital të ri, për të shmangur problemet me kreditë e këqija. Pas kësaj vlera e aksioneve të shumicës dërrmuese të bankave u ul, duke bërë që investitorët të humbisnin. Të gjitha bursat europiane pësuan rënie gjatë të premtes. Përjashtim qe USB e Zvicrës, bankë që qe prekur shumë rëndë gjatë javëve të fundit nga kreditë e këqija.
“ProCredit Bank” tashmë i ofron klientëve interesa më të larta për depozitat me afat maturimi 12 mujor, në lekë, euro dhe dollarë amerikan. Nga data 1 Korrik deri më 31 Gusht 2008, “ProCredit Bank’ do të ofrojë një normë interesi 8% në lekë, 5% në euro dhe 3% në dollarë amerikanë, për depozitat me afat maturimi 12-mujor. Kjo ofertë është e vlefshme për muajt korrik-gusht, për të gjithë ata që besojnë dhe çmojnë shërbimet tona, pavarësisht shumës që do të depozitojnë. “ProCredit Bank” do të ofrojë interesa të larta edhe për llogaritë e kursimit në lekë, euro dhe dollarë amerikan, respektivisht 4%, 3.1% dhe 1.8%, për të nxitur e mbështetur që ju t’i kurseni paratë tuaja pranë bankës tonë.
Kredia në Euro do të jetë më e shtrenjtë, për të gjithë ata që do ta zgjedhin si monedhë për të financuar shpenzimet e tyre gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Vendimi i paralajmëruar i Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normën bazë të interesit, pritet të prekë edhe sistemin bankar shqiptar. Ekspertët e bankave shpjegojnë efektet e mundshme, si për depozitat e qytetarëve, ashtu edhe për kreditë në valutë.
SHOQERI
Në një botë gati të izoluar. Të harruar thuajse edhe nga njerëzit e tyre. Teksa i shikon nuk mund të mos ndjesh keqardhje. Por pas momenteve të vështira, pas hutimit, frikës, vetëdijes pjesore, fshihen karaktere. Eleni është një prej tyre. Kur i shpjegon se jemi gazetare, ajo menjëherë përgjigjet se i njeh artikujt. Madje kërkon të prezantohet pak më mirë. Vetëm pas pak vjen te ne me një fustan tjetër, për të cilin tregon kujdes. Madje edhe barsoletat e dorës tregon si i kombinojnë me fustanin. 26 vjeçarja Eleni Gjika është nga Himara.
Të harruar nga familjarët, shoqëria dhe shteti. Nuk kanë bërë asnjë faj, por prapë janë të braktisur. Bëhet fjalë për rreth 200 persona që jetojnë në spitale psikiatrike edhe pse nuk janë më pacientë, por kanë mbetur aty se askush nuk iu del për zot. Shefi i shërbimit të Psikiatrisë, Anastas Suli, pohon për “Shekullin” se këta persona nuk duhet të rrinë më në spital psikiatrik, por duhet të jetojnë pranë familjeve të tyre ose në shtëpi psikiatrike.
EDUKIMI
Krahas rezultateve në dy provimet e para me detyrim të Maturës Shtetërore 2008 në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, maturantët do të njihen, nga dita e sotme, edhe me numrin e kuotave të pranimit për secilin program studimi
Provimi i dytë me detyrim i Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës ka rezultuar më i fortë se ç’pritej, për një pjesë të mirë të nxënësve që iu nënshtruan testimit. Shifrat e publikuara së fundi nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA)
SHENDETI
Operacionet e zemrës janë bllokuar. Shkak për këtë është bërë mungesa e ujit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Alarmin që po u kanoset pacientëve të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale e ka dha kirurgu i pavionit të Kardiologjisë, Ali Alushani, i cili ka kërkuar që të merren masa urgjente për furnizimin me ujë.
Temperaturat e larta do të vazhdojnë të mbizotërojnë edhe këtë javë vendin tonë. Të paktën kështu do të ndodhë tre ditët e para të javës. Kështu, sinoptikanët parashikojnë ditë të nxehta dhe shpresa e vetme për vranësira mbetet vetëm mesjava.
KOMENTE
Kur ballafaqohesh me të përditshmen, me problemet, kontradiktat e me pengesat që hasen, me zgjidhjet e me parashikimet që bëhen për të vënë shoqërinë në udhën e progresit, natyrshëm të lindin edhe pyetje të tilla: Janë zgjidhje në kohë veprimtaritë që ndërmerren? Vijnë ato nga një mendim i pjekur që ecën në rrjedhën e kohës apo jashtë saj? I kërkon koha mendimet, veprimtaritë apo janë me rrjedhje donkishoteske e me “bekim” sançopançist? Pse të urtëve,të mençurve u kundërvihen sançot e donkishotët? Dhe së fundi….
Me temperaturat e verës në rritje në Napoli në jug të Italisë, kriza mbi mijëra ton plehra të pambledhura po përkeqësohet.Zyrtarisht vlerësohet se janë 50 mijë ton mbetje në rajonin e Kampanias dhe 5 mijë ton në rrugët e qytetit. Banorë të zemëruar fajësojnë qeverinë dhe bandat kriminale të Kamorrës. Por si funksionon Kamorra? Dhe pse qeveria duket e pafuqishme? Kamorra kontrollon gjithë trafikun që lëviz në portin e Napolit, të gjitha bizneset e paligjshme dhe të palejueshme që lëvizin jo vetëm në qendrën e Napolit, por edhe rrotull. Nëpërmjet kontakteve të Kamorrës në këshillat e qytetit dhe ato lokale, në ekipe operuese dhe administrative, ata kanë marrë kontrollin e kontratave për hedhje të mbeturinave, pra ata kanë kontroll të plotë të jetës ekonomike të qytetit.
Është kohë e vështirë për të qënë shkrimtar në Turqi. Vitin e kaluar gazetari i njohur turko-armen, Hrant Dink u vra, ndërsa këtë vit një bandë, siç pretendohet ultra-nacionaliste tha se kishte në listën e vet nobelistin Orhan Pamuk. Të dy personat e përmendur janë gjykuar për "fyerje të turqizmit."Sot shumë shkrimtarë që njiheshin për qëndrimin e tyre të drejtpërdrejtë, kanë rënë në qetësi. Por një person është duke e vënë veten në ballë të luftës për lirinë e fjalës.
LETRAT E LEXUESVE
Në shkrimin “Sherri për bjeshkët rrezikon degjenerimin në incident”, përdoret termi “familje malazeze”. Nokshiqi sido që aktualisht gjenden nen administrimin e shtetit të Malit të Zi, është një fshat shqiptar i mirenjohur për luftën per mbrojtjen e trojeve shqiptare në verilindje të vendit nga copëtimi barbar ndër vitet 1887- 1913.Është e tepërt të kujtojmë se Nokshiqi, Plava, Gucija dhe disa troje tjera deri në Ulqin, Fuqitë e Medha ia dhuruan Malit të Zi.
Unë qe ju shkruaj jam nje prej maturanteve te shumte te këtij viti. Shpresoj qe fjalët e mia te mos bihen ne vesh te shurdhet siç ndodh shpesh ne Shqipëri.Këtë vit u trumbetua me te madhe se Matura Shtetërore ishte e suksesshme, se nxënësit dolën ne nivele te larta duke ruajtur notën e tyre, se do funksiononte Merite-Preferenca etj. Këto nuk e di nëse kane qene gabime nga mungesa e informacionit apo nga mosdashja,por nuk kishin asnjë grime te vërtetë.
Jam emigrant. Po dëgjoj se syte po i kthejne nga xhepi im, vota ime, e jotja e tjetrit… të tonat, ashtu në përgjithësi. Se 1 milion emigrante, përveç nje milion votave, bejne dhe 1 milion Dollare ose Euro, që ne do t’i nisim çdo një apo tre muaj, për ata që kemi lene atje pas
A është normale gjithë kjo zhurmë e herëpashershme që bëhet nga politikanët tanë për hapjen e dosjeve? Kujt i shërben kjo? Mos vallë ka hapur dosjet e agjentëve të vet në Shqipëri, UDB e Serbisë, apo Alfa 2 e Greqisë?
BOTA DHE RAJONI
Guri i Mëngjesit - Shishtavec- Kufiri Shqipëri-Kosovë do të emërtohet edhe nga ana formale, pas rinovimit të piramidave në kufirin shtetëror. Tashmë piramidat përgjatë kufirit midis Shqipërisë e Kosovës, por edhe në mes Kosovës e Maqedonisë nuk do të kenë mbishkrimin “RFSJ” (Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë).
24 qershor, ora 14:54 - Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë sot do të temë e takimit mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs dhe shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani.
SPORT
Dje, Çelsi ka blerë portugezin Deko nga Barcelona, vetëm një ditë pasi trajneri brazilian Luis Felipe Skolari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i "bluve" të Londrës. 30-vjeçari, i lindur në Brazil, ka lidhje të ngushta me "Big Filin",
Është bukur të zbulosh që jeton rifillon 60 vjeç. Kam brenda entuziazmin e një fëmije." Duartrokasin të gjithë. Marçelo Lipi zbret nga bordi i "Yachting Azimut". Barkat dhe topi janë gjithnjë shokët e tij të udhëtimit.
KONTAKT
Shënimi që po botojmë më poshtë, është dërguar për rubrikën “Kontakt” nga një lexues jo i zakontë. Ai quhet Sokol Biba dhe është pas hekurave të qelisë në Burgun e Peqinit. Letra e tij, që na ka mbërritur me postë, është një apel për bashkëmoshatarët.
Autori i këtij shënimi sot në Kontakt, është lexuesi Gani Burnaci nga Durrësi, Veteran i Luftës Antifashiste NAÇL. Ai sjell një eksperiencë nga Vankuveri dhe bën një propozim për veteranët.
Shteti më i ri në botë, Kosova, ka deklaruar Pavarësinë në muajin shkurt. Festat e rrugëve ndoshta tani kanë mbaruar, por se emocionet ende janë të dukshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, një qytet i sigurt dhe i ngjeshur, i përkryer për një eksplorim në fundjavë.
SPIUNI
Strasburgu ka mbetur shpresa e vetme e shqiptarëve për të zgjidhur ndonjë çështje që ka mbetur e varur prej dhjetëra vitesh në Shqipëri. E thotë Sokol Puto, Ekspert për Çështjet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendi dhe shtetasit shqiptarë po paguajnë për deformimet e gjyqësorit në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Nuk kishte fjalë më të bukur dje në tryezën e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, sesa ajo që shqiptoi disa herë i ftuari nga Spanja iberike. Ishte shkëlqesia e tij, Manuel Ribero, Zëvendësavokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, i cili përshëndetjen hyrëse e bëri në gjuhën e nënës, në spanjisht.
|
|
|
|
|
|
 |
|
PAMJE NGA SHEKULLI PDF
|
|
Shekulli PDF Ju ofron mundesi te lexoni gazeten print ne kompjuterin tuaj |
| Nje sherbim i ri per te lexuar Shekullin Print |
| |
|
|
|
Template Page
Ditën e premte, nën diellin përvëlues të Dubrovnikut, te stacioni i autobusëve takova një grup turistësh amerikanë nga..
|
|
|