
|
 |
Rritja e pagave, ja sa përfitojnë zyrtarët e lartë

Pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit do të rriten, nga 1 Korriku, me 4.16%, gjë që do të thotë se të superpaguarit e administratës publike do të marrin nga 4500 deri në 10 mijë lekë më shumë këtë muaj. Qeveria i ndryshoi pagat e administratës së lartë duke rritur pagën e Presidentit të Republikës në ndryshimet në ligjin e buxhetit të këtij viti. Paga e Presidentit u rrit me 10 mijë lekë. Pagat e zyrtarëve të tjerë të lartë janë në raport me pagën e Presidentit, sipas një ligji të vitit 2006, gjë që do të thotë se përfitojnë të njëjtën masë rritjeje.
|
Bufi: Bashkpunim me LSI,por pa kushte
|

Si opozitë e kemi sqaruar gjithmonë arësyet e dhënies së konsesusit tonë për disa reforma që janë madhore dhe që kushtëzojnë të gjithë procesin e integrimit euroatlantik. Këto janë arësyet pse ne kemi dhënë konsesusin për ndryshimet në Kushtetë, për reformën elektorale, për reformën në drejtësi. Ky qëndrim i yni përbën një ndryshim të madh midis opozitës që po bëjmë ne me atë që ka bërë dikur PD.
|
Delijorgji, “perandori” i firmave pa pronësi
|

TIRANË- Njeriut të akuzuar si shkaktari kryesor për tragjedinë e gërdecit, Mihal Delijorgjit, i janë dashur dhjetë vjet për të krijuar perandorinë e tij që nis nga llamarinat e deri tek pallatet shumëkatëshe. Por megjithëse është krijuesi i çdo shoqërie, zyrtarisht Delijorgji zotëron 79% të aksioneve të “Albademil”. Në dy shoqëritë e tjera kur të ardhurat janë marramendëse Delijorgji zyrtarisht është vetëm administrator ndërsa aksionet e pronësia janë në “dorë” të tjetërkujt.
|
Buzani "tradhton" shokët, bëhet i penduar
|

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, pas 11 viteve të plurosjes së dosjes, arriti që brenda një viti të zbardh ngjarjen e cilësuar në vitin 1997 si “masakra e Cërrikut”, ku nga prita e drejtuesve të Komitetit të Shpëtimit u dogjën dhe vranë 6 gardistë dhe 16 të tjerë u plagosen. Por, zbardhja e ngjarjes së 23 majit të vitit 1997, sipas burimeve zyrtare nga prokuroria, nuk do të ishte e bërë pa bashkëpunimin e njërit nga nëntë të pandehurit e kësaj “masakre” i cili ka pranuar të rrëfej para prokurorisë dhe gjykatës ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët e 6 gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve në pritën e organizuar në qendër të qytezës.
|
Zihen në shtëpi, gruaja denoncon burrin për armëmbjatje
|

Pas sherrit me bashkëshortin, ajo ka gjetur një mënyrë për tu hakmarrë duke i treguar policisë se ai mbante armë në shtëpi. Dy net më parë efektivat e komisariatit të policisë nr.3, në Tiranë janë njoftuar se në banesën e një qytetari kishte municione. Efektivat blu shkuan menjëherë dhe pas kontrollit gjetën municionet, duke ngritur dhe akuzën e “mbajtjes së armëve dhe municioneve pa leje” për 40-vjeçarin Islam Shehu për të cilin dyshohet se ishte pronari i armëve.
|
Remontet lënë gjysmën e vendit nën kufizime
|

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes deklaroi se gjysma e Shqipërisë do të vuajë nga kufizimet e shkaktuara nga remontet gjatë ditëve të ardhshme, ndërkohë që përgënjeshtroi akuzat e opozitës se kufizimet po kryhen “për efekt financiar”. Zonat e prekura nga remontet do të vijojnë të vuajnë një deri në dy orë në ditë kufizime.
|
Dollari vijon poshtë
|

Dollari amerikan u vu sërish nën presion si pasojë e shqetësimeve për gjendjen e sektorit bankar në SHBA. Monedha vuajti lajmet negative të mbylljes së një banke të madhe dhe trazirave financiare të dy institucioneve të rëndësishme. Vështirësitë financiare të bankave e bën më të pamundur rritjen e interesave nga Rezervat Federale. “Një situatë e tillë mund ta çojë dollarin përtej kuotës së 1.6 dollarëve për euro”, - deklaroi një ekspert.
|
KULTURE

|
|
|
Sikstina e Ballkanit
|
Fshati i vogël i Shqipërisë së Juglindjes, Voskopoja, dikur qyteti më i rëndësishëm i Ballkanit, prej vitesh është vënë në qendër të vëmendjes së strukturave ndërkombëtare të trashëgimisë, sidomos për pasurinë kulturore të pesë kishave dhe një manastiri, për veprat madhështore të artit dhe të panjohura që ruhen brenda tyre, pikturat postbizantine.

|
Arbanasi, një Shqipëri bullgare
|
Ja dhe oda ajo e dimrit, me minder të gjerë, mbuluar me qilim me shirita kuq e zi e sipër jastëkëve të minderit me dantella, me dollape të futura në mur, me kanata druri. Me tavan druri, sikundër është edhe tavani i dhomës së verës, me zbukurimore në tavan, njëra më e bukur se tjetra… Kanadezët vazhdojnë të shijojnë etnografinë, unë dal poshtë në oborr të shijoj frymën e këtij qoshku madhështor të Arbanasit të sotëm e të shek. XVII të tij. Brenda m’u duk një frymë tjetër, frymë historie, si ngjeshje aromatike e erërave të shekujve, disi e errët me ngjyrat kuq e zi të mindereve, qilimave, si dhe ngjyrë kafe të punimeve prej druri, me një farë mungese drite, edhe pse llampa me gaz, për të cilën ciceronia thotë se është e shek. XIX, është aty.

|
|
 |
 |
 |
Katandiset Butrinti
|
Proverbi “u katandis kaposhi në një thelë”, i takon kësaj radhe festivalit të Butrintit. Viti i nëntë i tij ka fatin e ngjarjeve rishtare në kulturë që bëhen për dy-tre vjet dhe zhduken. Është jo e zakontë për një aktivitet ndërkombëtar teatror të zhvillohet në një skenë antike si e Butrintit, vetëm me tri trupa të huaja pjesëmarrëse, pa llogaritur trupën vendase.

|
Fëmijët e Rushdie-ut, akoma magjikë
|
Romani i Salman Rushdie-ut që bëri epokë “Fëmijët e mesnatës” është më i miri ndër romanet që janë vlerësuar në dyzet vjet me Çmimin Man Booker, rezultat i dalë nga një votim i publikut që e ka bërë të ditur dje e përditshmja britanike “The Guardian”.

|
|
POLITIKE
Nuk do të ketë amendime, por një Kod të ri Zgjedhor. Ky është vendimi që ka marrë dje Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore, në mbledhjen e dytë të tij. Pas miratimit disa muaj më parë të ndryshimit të sistemit zgjedhor në Kushtetutë,
Kryeministri Sali Berisha ka mohuar edhe një herë dje që të ketë pasur dijeni për demontimin e municioneve në Gërdec. Një deklaratë e tillë e përsëritur ka provokuar jo vetëm reagimin e deputetëve opozitarë, por edhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme
Pritet të jetë përsëri një betejë e vështirë ajo midis Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Kuvendit të Shqipërisë, për kalimin e dekreteve të reja të tij për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
KRONIKE
TIRANË- Dy kompanitë më të suksesshme të menaxhuara nga Mihal Delijorgji vazhdojnë normalisht aktivitetin e tyre edhe pse krijuesi i tyre sot ndodhet i arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive. Por me “letra” ai është vetëm, pronar i 79 % të aksioneve të firmës “Albademil”, ndërkohë në dy shoqëritë e ai nuk figuron pronar por thjesht administrator. Por shqyrtimi i dokumenteve të firmave të Delijorgjit sjell edhe shumë surpriza të tjera. Që nga dita e parë e themelimit të kompanive dhe deri më sot, ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka krijuar shoqëri dhe fill pas saj shndërrohet në një drejtor, madje pa të drejtë vote.
TIRANË-Zvkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu e cilëson si një Gërdec të dytë për drejtësinë sulmin ndaj tij prej të pandehurit Mihal Delijorgjit nga qelia e burgut “Jordan Misja”, ku është i izoluar si nja nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, kompania e të cilit kryente në mënyrë primitive çmontimin e municioneve të Ushtrisë shqiptare. Letra e tij, dërguar pak ditë më parë në adresë të drejtuesve më të lartë shtetëror, ka bërë që nënkryetari Spahiu të ngre pyetjen se karshi kësaj situate për shtetin shqiptarë do të jetë një test për të dëshmuar se në anën e kujt është.
Hetimi për skandalin e tokave në bregdetin e Vlorës do të shtrihet deri në kryeqytet. Kjo pasi të gjitha vendimet e marra nga tre të arrestuarit e dy ditëve më parë janë miratuar edhe nga zyra qendrore e kthimit dhe kompensimit të pronave.
BIZNESI
Zyrtarët e qeverisë amerikane nuk i konfirmuan sugjerimet e ekspertëve për shtetëzimin e dy gjigantëve të kreditimit në vend, të cilat kanë hasur vështirësi të shumta gjatë muajve të fundit. Sekretari i Thesarit, Hank Paulson tha: “Tani ne synojmë të mbështesim dy bankat në misionin e tyre”,- por nuk dha komente mbi mundësinë e shtetëzimit.
Një nga bankat më të mëdha në SHBA, “IndyMac”, me asete prej 32 miliardë dollarësh, u mbyll dje për shkak se nuk mund të shlyente më kërkesat e klientëve që donin të tërhiqnin depozitat e tyre. Ky qe falimentimi më i madh i një banke amerikane që nga viti 1984. Autoriteti mbikëqyrës njoftoi se depozituesit zunë radhë në bankë dhe filluan të tërheqin kursimet e veta, pasi një kongresmen amerikan deklaroi se kishte dyshime për aftësitë financiare të bankës.
Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se pranë saj është paraqitur kërkesa nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për marrjen e miratimit paraprak për zotërimin e pjesëmarrjes prej 12.5% të aksioneve të “Bankës Union sh.a.”.
SHOQERI
Në një botë gati të izoluar. Të harruar thuajse edhe nga njerëzit e tyre. Teksa i shikon nuk mund të mos ndjesh keqardhje. Por pas momenteve të vështira, pas hutimit, frikës, vetëdijes pjesore, fshihen karaktere. Eleni është një prej tyre. Kur i shpjegon se jemi gazetare, ajo menjëherë përgjigjet se i njeh artikujt. Madje kërkon të prezantohet pak më mirë. Vetëm pas pak vjen te ne me një fustan tjetër, për të cilin tregon kujdes. Madje edhe barsoletat e dorës tregon si i kombinojnë me fustanin. 26 vjeçarja Eleni Gjika është nga Himara.
Të harruar nga familjarët, shoqëria dhe shteti. Nuk kanë bërë asnjë faj, por prapë janë të braktisur. Bëhet fjalë për rreth 200 persona që jetojnë në spitale psikiatrike edhe pse nuk janë më pacientë, por kanë mbetur aty se askush nuk iu del për zot. Shefi i shërbimit të Psikiatrisë, Anastas Suli, pohon për “Shekullin” se këta persona nuk duhet të rrinë më në spital psikiatrik, por duhet të jetojnë pranë familjeve të tyre ose në shtëpi psikiatrike.
EDUKIMI
Në shtator do të jenë regjistrimet për në universitete për të gjithë maturantët që përfunduan me sukses Maturën Shtetërore. Kujdes me procedurat e regjistrimit pasi një gabim do t’u skualifikonte, edhe pse mund të keni marrë pikët e mundshme për të fituar ndonjë degë në universitete
Faza e regjistrimit përfundimtar nxjerr në pah disa konkluzione në lidhje me fituesit e universiteteve të cilët janë në favor të kandidatëve për studentë.
SHENDETI
Pagat e mjekëve janë qesharake ndaj dhe ryshfetet do të vazhdojnë të jenë evidente. Kështu, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare nuk kanë ngurruar të pranojnë në mënyrë të hapur se pranojnë bakshishe.
Mjekët do të kenë udhëzues klinik për sëmundje shumë të përhapura. Kjo do të thotë se bluzat e bardha do të konsultohen më parë më këto udhëzues, për të vendosur diagnozat e këtyre sëmundjeve.
KOMENTE
Para ca ditësh një shoku im më dha një material, të cilin nuk e mora vesh se ku e kishte gjetur dhe kush e kishte sajuar, që lëvdonte me panegjerizëm arkaik pjesën më të keqe të teorisë marksiste, atë që tashmë u vërtetua si pjesa më utopike e teorisë, se shoqëria do të transformohet dhe demokratizohet përmes revolucionit proletar.
Në vitin 2005, kur u dërgua në Hagë i akuzuar për krime lufte, Ramush Haradinaj e pa veten ballë përballë me Sllobodan Millosheviçin, i cili gjendej në një qeli aty afër.
"Millosheviçi më pyeti në anglisht nëse isha Haradinaj dhe vazhdoi me pyetje të tilla si, "Si ndihesh këtu? dhe "Si po shkojnë gjërat në Kosovë?", kujton Ramush Haradinaj. "Iu përgjigja se Evropa do të na ndihmojë të ndërtojmë shtetin në Kosovë dhe Amerika do të kujdeset për sigurinë tonë", vazhdon rrëfimin Haradinaj. Ai kujton se Millosheviçit nuk i pëlqeu përgjigja dhe u largua.
Është natyra e njeriut e mirë, e keqe, apo të dyja bashkë? Përgjigjet janë të ndryshme e të numërta sa edhe rrymat filozofike. Xhon Locke (1632-1704) thotë se njeriu në gjendje natyrale është plotësisht i lirë për të lëvizur e vepruar pa patur nevojë të marrë leje nga person tjetër. Në këto kushte, njerëzit kanë të njëjtën vlerë dhe e trajtojnë njëri-tjetrin ashtu siç dëshirojnë të trajtohen vetë. Kjo gjendje natyrale braktiset vetëm kur ata bien dakord të jetojnë në bashkësi, me qëllim për t’u mbrojtur.
LETRAT E LEXUESVE
Magji kundra korrupsionit
Kundra gënjeshtrës, magji
Na vjen vërtet keq dhe solidarizohemi plotësisht me grevën e minatorëve, për vuajtjet e sakrificat që kanë hequr duke punuar për së gjalli në varret e minierave. Të drejtat tuaja, të dashur minatorë, janë plotësisht legjitime.
Truri, ajka e kombit, shtetit dhe shoqërisë shqiptare ka vite që vazhdon braktisjen e vendit duke emigruar pandalshmërisht drejt shteteve të zhvilluara e moderne perëndimore për një jetë më të mirë.
Ca vargje popullore thonë: “O balo të hëngërtë tënja / E ke të keqen për brënda…”. Vetë emigrantët janë fajtore për pozicionin në të cilin e kanë katandisur veten, kryesisht për hir të dhembshurisë.
BOTA DHE RAJONI
Guri i Mëngjesit - Shishtavec- Kufiri Shqipëri-Kosovë do të emërtohet edhe nga ana formale, pas rinovimit të piramidave në kufirin shtetëror. Tashmë piramidat përgjatë kufirit midis Shqipërisë e Kosovës, por edhe në mes Kosovës e Maqedonisë nuk do të kenë mbishkrimin “RFSJ” (Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë).
24 qershor, ora 14:54 - Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë sot do të temë e takimit mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs dhe shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani.
SPORT
Pas pushimeve pranë familjes së tij në Tiranë dhe në Tajlandë me të dashurën, Erion Bogdani këtë herë ka preferuar të relaksohet në Vlorë. Në shoqërinë e tij, në qytetin bregdetar, janë ish-futbollistët e kombëtares dhe ata të Flamurtarit.
Dje, Çelsi ka blerë portugezin Deko nga Barcelona, vetëm një ditë pasi trajneri brazilian Luis Felipe Skolari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i "bluve" të Londrës. 30-vjeçari, i lindur në Brazil, ka lidhje të ngushta me "Big Filin",
KONTAKT
Materiali i mëposhtëm është përgatitur nga korrespodenti i “Shekullit” në Pogradec, gazetari Bardhyl Berberi, si përgjigje për disa pyetje lexuesish që na kanë kërkuar hollësi rreth situatës në qytetet turistike, përfshirë Pogradecin.
Denoncimi i mëposhtëm ka mbërritur në redaksi në formën e replikës, pas botimitmë 17 qershor të shkrimit me titull: “Konflikti me këshilltarin e Zhulalit. Pezullim për policin”.
Përse të mos paguajmë Shqipërinë për të marrë rërën e saj? Sigurisht që është e mundur dhe së shpejti do ta bëjmë, sepse Leçe ka nevojë për rërë në plazhet e saj të shkatërruara nga erozioni.
SPIUNI
Strasburgu ka mbetur shpresa e vetme e shqiptarëve për të zgjidhur ndonjë çështje që ka mbetur e varur prej dhjetëra vitesh në Shqipëri. E thotë Sokol Puto, Ekspert për Çështjet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendi dhe shtetasit shqiptarë po paguajnë për deformimet e gjyqësorit në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Nuk kishte fjalë më të bukur dje në tryezën e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, sesa ajo që shqiptoi disa herë i ftuari nga Spanja iberike. Ishte shkëlqesia e tij, Manuel Ribero, Zëvendësavokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, i cili përshëndetjen hyrëse e bëri në gjuhën e nënës, në spanjisht.
|
|
|
|
|
|
 |
|
PAMJE NGA SHEKULLI PDF
|
|
Shekulli PDF Ju ofron mundesi te lexoni gazeten print ne kompjuterin tuaj |
| Nje sherbim i ri per te lexuar Shekullin Print |
| |
|
|
|
Template Page
U nisa nga Tirana drejt Vlorës për të pushuar nja katër ditë në bregdet. Në furgon takova dy gra, të cilat kishin..
|
|
|