POLITIKE   BIZNES   KRONIKE   KULTURE   KONTAKT   EDUKIMI          SHENDETI   SHOQERIA   SPORT  SPIUNI   FUNDJAVA   BLOG    AUDIO   VIDEO   FOTO
    shekulli.com.al   >  Edicioni Print


Vendimi, si regjistrohet prona me probleme

Të gjithë ata individë apo familje që zotërojnë një pronë të ligjshme, por që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të përcaktojnë kufijtë e saj, do të mund ta regjistrojnë atë në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive.
NATO, Shqipëria kontingjent shtesë në Irak

Në një kohë kur vendet e mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Spanja apo edhe Italia janë mbërthyer nga debati për kufizimin e pjesëmarrjes së tyre ushtarake në Irak, Shqipëria vendos të dyfishojë trupat e saj me të cilat përfaqësohet në këtë rajon të trazuar nga lufta.


Shqipëria në NATO, firmoset protokolli i pranimit

Shqipëria dhe Kroacia janë vetëm një vit larg anëtarësimit të plotë në NATO. Dje, Këshilli i NATO-s dhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe të Kroacisë nënshkruan në Bruksel, protokollet për anëtarësimin e këtyre vendeve në Aleancën e Atlantikut të Veriut.


Urologu, katër kallëzime në prokurori

Prokuroria e Tiranës nis verifikimin e pronave dhe llogarive bankare që figurojnë të regjistruara me emrin e doktorit urolog Kastriot Dautaj. Burime zyrtare pranë organit qendror të akuzës konfirmuan për “Shekullin” se është kërkuar nga të gjitha filialet e bankave të nivelit të dytë


“Spiunët”, PD përjashton përfaqësuesit fetarë dhe median

Partia Demokratike pritet që të dalë me një draft të ri për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Nga mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD-së është vendosur që drafti fillestar i PD-së i para dy viteve të integrohet me projektligjin e deputetit Aleksandër Biberaj, si dhe me çdo propozim tjetër që do të vijë nga radhët e PD-së


Ndryshojnë rregullat për privatizimin e pasurisë shtetërore

Me anë të një Akti Normativ, qeveria ka miratuar gjatë ditës së djeshme, kritere të reja për shitjen dhe dhënien me qera të pronave shtetërore. Qëllimi i këtij akti normativ është përcaktimi


Bizneset, kriteret për licencat në transport dhe ndërtim

Me anë të një vendimi të marrë ditën e mërkurë, qeveria ka liberalizuar licencat në ndërtim dhe në transport. Nga vendimi i qeverisë përfitojnë të gjithë ata biznese që janë të interesuar për licenca në kolaudim dhe mbikëqyrje të punimeve në ndërtim, si dhe bizneset që kërkojnë


KULTURE

Kompromisi me Beratin
Sot përfundon punimet në Kebek të Kanadasë sesioni i 32-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i cili vendosi ndër të tjera edhe për futjen në listën botërore të monumenteve edhe të qytetit muze të Beratit.


Fëmijët e Krushës
Fotografitë e fëmijëve kosovarë të Krushës po shëtisin qendrat e Evropës. Janë personazhet e Mimoza Veliut në ekspozitën personale në Berlin, portrete të fëmijëve jetimë pas Luftës së Kosovës


Pango si kryebashkiak i Shkodrës
“Kemi diskutuar për një teleferik që përfundon në rrëzë të kalasë dhe jo mbi kala, por nuk kemi marrë asnjë vendim. Është një projekt ide dhe nuk mund të vendosim vetëm ne.


Berati në UNESCO, si binjak
Për shkak të ngjashmërisë në arkitekturën otomane, qyteti i Beratit nuk mund të hynte në Listën e Trashëgimisë Botërore përveçse “në seri” me Gjirokastrën. Si do të administrohen trashëgimitë “binjake” të UNESCO-s?


POLITIKE

Gjykata e Lartë, Topi dekreton 6 kandidatët

Në limitet e afatit kohorë që i përcakton ligji, Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka shpallur dje 6 dekretet për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

 

Rama: Kryeministri provokon shqiptarët me bumin ekonomik

Deklaratat e kryeministrit Ber sha për një “bum” ekonomik në Shqipëri, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të socialistëve, të cilët nuk ngurrojnë ta cilësojnë atë si provokues për shqiptarët.

 

Berisha selekton spiunët: Hapje dosjesh vetëm për një kategori

Ka ndryshuar taktikë dhe e ka lënë në konflikt të hapur me eksponentë të PD-së deputetin Aleksandër Biberaj për çështjen e dosjeve, pavarësisht se ai vetë e kishte ngarkuar për të hartuar një variant të ri për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.

 
Top

KRONIKE

Pesëqind mijë lekë një operacion, pranga mjekut

Një operacion veshkash kushtonte 500 mijë lekë. Të paktën kaq ka paguar babai i një pacienteje,vetëm pak minuta pasi mjekut urolog, Kastriot Dautaj t’i shtrëngoheshin prangat në duar.

 

Skandali i pronave, KLSH zbardh tokat e vjedhura

Janë me qindra hektarët e tokës që janë përvetësuar në mënyrë të padrejtë dhe njëkohësisht kanë kaluar nën pronësinë e atyre që i kanë zaptuar duke shkelur ligjet dhe rregullat në fuqi.

 

“Me kartat e Endritit blija pajisje tek qendrat tregtare”

Ish-punonjësi i Bankës Amerikane rrëfehet para gjykatës, duke fundosur me dëshminë e tij kreun e bandës së bankomateve, Endrit Gjergjanin. Paraditen e djeshme, rreth orës 10:00, toga e shoqërimit solli në sallën nr.1 të Gjykatës së Shkallës së Parë 17 të arrestuarit e katër ditëve më parë gjatë operacionit të policisë të koduar me emrin “Matrix 4”.

 
Top

BIZNESI

Raporti: Vdekjet nga aksidentet, rritje e frikshme

Rritja e aksidenteve me pasojë vdekjen në Shqipëri, është më e shpejtë se në çdo vend të botës. Raporti vjen nga Forumi Ndërkombëtar i Transporteve dhe ka për bazë të dhënat e vitit 2007.

 

Dorëzimi i rrugës së Kukësit shtyhet me 9 muaj

Afati i përfundimit të punimeve të tunelit të Kalimashit, pjesës më të kushtueshme të rrugës Durrës-Kukës, do të shtyhet për 9 muaj. Kështu kanë bërë të ditur burime të kompanisë “Bechtel&Enka” që kanë marrë përsipër të ndërtojnë veprën.

 

“ARMO”, Ruli: 125 ml euro do arkëtohen brenda korrikut

Konsorcioni “Rafenery Associates of Texas, Anika Enterprises and Mercuria Energy Group” do të paguajë shumën prej 125 milionë eurosh, brenda muajit korrik, pasi Parlamenti ta miratojë këtë kontratë.

 
Top

SHOQERI

Eleni: Si më harruan prindërit në psikiatri

Në një botë gati të izoluar. Të harruar thuajse edhe nga njerëzit e tyre. Teksa i shikon nuk mund të mos ndjesh keqardhje. Por pas momenteve të vështira, pas hutimit, frikës, vetëdijes pjesore, fshihen karaktere. Eleni është një prej tyre. Kur i shpjegon se jemi gazetare, ajo menjëherë përgjigjet se i njeh artikujt. Madje kërkon të prezantohet pak më mirë. Vetëm pas pak vjen te ne me një fustan tjetër, për të cilin tregon kujdes. Madje edhe barsoletat e dorës tregon si i kombinojnë me fustanin. 26 vjeçarja Eleni Gjika është nga Himara.

 

I braktisin familjarët, 200 persona jetojnë në psikiatri

Të harruar nga familjarët, shoqëria dhe shteti. Nuk kanë bërë asnjë faj, por prapë janë të braktisur. Bëhet fjalë për rreth 200 persona që jetojnë në spitale psikiatrike edhe pse nuk janë më pacientë, por kanë mbetur aty se askush nuk iu del për zot. Shefi i shërbimit të Psikiatrisë, Anastas Suli, pohon për “Shekullin” se këta persona nuk duhet të rrinë më në spital psikiatrik, por duhet të jetojnë pranë familjeve të tyre ose në shtëpi psikiatrike.

 
Top

EDUKIMI

Maturantët, llogaritja e pikëve për në universitet, nis më 23 korrik

Matura Shtetërore, po vjen dalëngadalë, drejt fundit. Pas mësimit të rezultateve në dy provimet e para me detyrim në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, për maturantët, po afron sfida e madhe, që do të mbyllë kapitullin e testimeve të pjekurisë.

 

Juridiku, shkurtohen me 200 kuota pranimet

Krahas rezultateve në dy provimet e para me detyrim të Maturës Shtetërore 2008 në lëndët e Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, maturantët do të njihen, nga dita e sotme, edhe me numrin e kuotave të pranimit për secilin program studimi

 
Top

SHENDETI

Poliklinikat, shpërblim 1 pagë mujore për 9 mijë punonjës

Personeli i Shërbimit Shëndetësor Parësor do të përfitojë 1 muaj rrogë shpërblim për 6-mujorin e parë të këtij viti. Kjo, falë treguesve të mirë të performancës që kanë treguar mjekët në kuadër të reformës në sistemin parësor.

 

Kam nevojë për transplant!

Nuk besonte më. Në 6 vite të lodhshme, Blerta nuk ka lënë dyer të institucioneve pa trokitur, në endjen e gjatë për të ndihmuar bashkëshortin që vuan nga një infeksion i tmerrshëm në mëlçi.

 
Top

KOMENTE

Prioriteti shqiptar në Maqedoni

Mbas shumë zhurme zgjedhore dhe paszgjedhore që Maqedonia përjetoi veç pak kohë më parë dhe ende nën ethet e qeverisë së re të sapokrijuar të Gruevskit, ku partneri shqiptar sapo është përzgjedhur, krahas IMRO-DPMNRE

 

Të takosh Romeon…

Më shumë se një muaj më parë qeveritarët tanë festuan 1 Qershorin, ditën e fëmijëve, me të njëjtën madhështi financiare, por dhe me të njëjtën rutinë analize e cila na risolli dhunën e vazhdueshme të 59% të fëmijëve që jetojnë

 

Zonja e gurtë me kunora

Një vit më parë, në ditët e nxehta të korrikut endeshim për te kështjellat e moçme arbëre mbi Shkodër, ato të njohurat e të panjohurat, së bashku me historianin Oliver Schmitt dhe dy historianë shqiptarë.

 
Top

LETRAT E LEXUESVE

“Z.Berisha, ju vërtetë mendoni se jeni pronar në Vlorë?”

Zoti Berisha, ju duhet të jeni i mirinformuar për shitjen ose faljen e rërës së Shqipërisë drejt komunave të Puljes. I mësuam dje nga gazeta me emër si “Guardian” dhe “La Stampa”.

 

“Në Shqipëri aktualisht jetojnë katër kategori burrash”

Në këto vite, njerëzit kanë rënë pas parasë e pushtetit, ndaj kemi këtë gjendje ekonomike, këtë varfëri. Ka katër kategori burrash: Burrë- burri, burrë- nëne, burrë gruaje, e burrë-m... Këta të fundit janë shuar e janë shtuar.

 

“Koha është e maskarenjve, por Shqipëria do të mbetet e shqiptarëve”

Më vjen një batutë e bukur, por për ne shqiptarët është edhe e dhimbshme. Gjithsesi, e meritojmë dhe është aktuale: “KOHA është E MASKARENJVE”. Megjithatë “SHQIPËRIA është E SHQIPTARËVE”.

 

“Turistët vijnë për bregdetin e virgjër, jo për lugët tona bosh”

Propaganda në punët e turizmit është të ngopesh me lugën bosh. Turistët në Shqipëri vijnë se u pëlqen virgjëria e bregdetit tonë, jo se ministria rezulton të ketë nën kontroll 900 hotele!!!

 
Top

BOTA DHE RAJONI

Vendoset guri i parë i kufirit Shqipëri - Kosovë

Guri i Mëngjesit - Shishtavec- Kufiri Shqipëri-Kosovë do të emërtohet edhe nga ana formale, pas rinovimit të piramidave në kufirin shtetëror. Tashmë piramidat përgjatë kufirit midis Shqipërisë e Kosovës, por edhe në mes Kosovës e Maqedonisë nuk do të kenë mbishkrimin “RFSJ” (Republika Federative Socialiste e Jugosllavisë).

 

Rajs dhe Bakojani në takim për emrin

24 qershor, ora 14:54 - Çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë sot do të temë e takimit mes Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs dhe shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojani.

 
Top

SPORT

Bogdani luan në Vlorë me ish-kuqezinjtë

Pas pushimeve pranë familjes së tij në Tiranë dhe në Tajlandë me të dashurën, Erion Bogdani këtë herë ka preferuar të relaksohet në Vlorë. Në shoqërinë e tij, në qytetin bregdetar, janë ish-futbollistët e kombëtares dhe ata të Flamurtarit.

 

PortugeziDeko kalon zyrtarishtte Çelsi

Dje, Çelsi ka blerë portugezin Deko nga Barcelona, vetëm një ditë pasi trajneri brazilian Luis Felipe Skolari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i "bluve" të Londrës. 30-vjeçari, i lindur në Brazil, ka lidhje të ngushta me "Big Filin",

 
Top

KONTAKT

Pogradeci, "telashe turistike" dhe një gënjeshtër me Enver Hoxhën

Materiali i mëposhtëm është përgatitur nga korrespodenti i “Shekullit” në Pogradec, gazetari Bardhyl Berberi, si përgjigje për disa pyetje lexuesish që na kanë kërkuar hollësi rreth situatës në qytetet turistike, përfshirë Pogradecin.

 

U godita në polici, fëmija im 2-vjeçar u dhunua psikologjikisht

Denoncimi i mëposhtëm ka mbërritur në redaksi në formën e replikës, pas botimitmë 17 qershor të shkrimit me titull: “Konflikti me këshilltarin e Zhulalit. Pezullim për policin”.

 

Komuna e Leçes: Berisha na ka premtuar rërën e Vlorës

Përse të mos paguajmë Shqipërinë për të marrë rërën e saj? Sigurisht që është e mundur dhe së shpejti do ta bëjmë, sepse Leçe ka nevojë për rërë në plazhet e saj të shkatërruara nga erozioni.

 
Top

SPIUNI

Vendimet e Strasburgut

Strasburgu ka mbetur shpresa e vetme e shqiptarëve për të zgjidhur ndonjë çështje që ka mbetur e varur prej dhjetëra vitesh në Shqipëri. E thotë Sokol Puto, Ekspert për Çështjet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendi dhe shtetasit shqiptarë po paguajnë për deformimet e gjyqësorit në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

 

Pallavrat e qeverisë

Nuk kishte fjalë më të bukur dje në tryezën e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, sesa ajo që shqiptoi disa herë i ftuari nga Spanja iberike. Ishte shkëlqesia e tij, Manuel Ribero, Zëvendësavokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, i cili përshëndetjen hyrëse e bëri në gjuhën e nënës, në spanjisht.

 
Top
SHEKULLI PDF REGJISTRIMI

PAMJE NGA SHEKULLI PDF

 

SHEKULLI PDF

 

 

Shekulli PDF
Ju ofron mundesi te lexoni gazeten print ne kompjuterin tuaj
Nje sherbim i ri per te lexuar Shekullin Print
 

Template Page


Pesë ditë në Vlorë...

U nisa nga Tirana drejt Vlorës për të pushuar nja katër ditë në bregdet. Në furgon takova dy gra, të cilat kishin..

Korrik 2008
HMMEPSD
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      

Welcome to Albania - Saranda