Shtune, 30 Gusht 2008 06:11:46

Lexoni versionin Print

Pallavrat e qeverisë

Nuk kishte fjalë më të bukur dje në tryezën e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, sesa ajo që shqiptoi disa herë i ftuari nga Spanja iberike. Ishte shkëlqesia e tij, Manuel Ribero, Zëvendësavokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, i cili përshëndetjen hyrëse e bëri në gjuhën e nënës, në spanjisht.

NGa Arben Rrozhani
Enjte, 19 Qershor 2008 08:21:00

 

Nuk kishte fjalë më të bukur dje në tryezën e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, sesa ajo që shqiptoi disa herë i ftuari nga Spanja iberike. Ishte shkëlqesia e tij, Manuel Ribero, Zëvendësavokati i Shtetit në Mbretërinë e Spanjës, i cili përshëndetjen hyrëse e bëri në gjuhën e nënës, në spanjisht. Dhe fjala që tingëllonte më bukur, në një sallë ku të gjithë akuzonin qeverinë e Berishës, ishte padyshim ajo: “Palabras”, (shqiptohet palavras, që do të thotë fjalë).

Por i nderuari Ribero, nuk e zgjati shumë përshëndetjen spanjolle, gjuhë shumë e dashur për shtëpiaket tona që vdesin për telenovelat latine, dhe e vijoi ligjërimin në anglisht. Por nuk kishte fjalë më shqip se çfarë synon të bëjë një qeveri me gjyqësorin, dhe këtu vlen përvoja e një vendi si Spanja, i cili doli nga diktatura e Frankos për të vijuar rrugën drejt anëtarësimit në BE. Dhe Shqipëria është një Spanjë e vogël përsa i përket gjyqësorit: “Sfida për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit është gjithmonë prezente. Ekzekutivi priret të ndërhyjë në kompetencat e tij, e kjo gjë zgjidhet jo vetëm me mekanizma të jashtëm, por mbi të gjitha zgjidhet edhe me mekanizma që mund t’i konsiderojmë të brendshëm”,- jepte dje spanjolli, eksperiencën e vendit të tij.

Po në Shqipëri? Berisha me të tijtë i do për vete të gjitha pushtetet, tamam si Franko i Spanjës, apo Hoxha i Shqipërisë dikur. Megjithëse ka premtuar ndryshe në 2005: “Mazhoranca e re dhe qeveria e saj, në projektin e tyre të ndryshimit, do të zbatojnë në gjerësi dhe thellësi reformat e sistemit të drejtësisë, të sugjeruara e të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë dhe në bashkëpunim e sipas roleve përkatëse kushtetuese me Presidentin etj...”.

Se sa bashkëpunim pati PD-ja e Berishës me Presidentin, e tregoi rrëzimi i dekreteve në 16 qershor. Palabras?


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML