Premte, 22 Gusht 2008 00:58:41
    

Lexoni versionin Print

Vendimet e Strasburgut

Strasburgu ka mbetur shpresa e vetme e shqiptarëve për të zgjidhur ndonjë çështje që ka mbetur e varur prej dhjetëra vitesh në Shqipëri. E thotë Sokol Puto, Ekspert për Çështjet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendi dhe shtetasit shqiptarë po paguajnë për deformimet e gjyqësorit në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Nga Arben Rrozhani
Enjte, 19 Qershor 2008 08:31:00

 

Strasburgu ka mbetur shpresa e vetme e shqiptarëve për të zgjidhur ndonjë çështje që ka mbetur e varur prej dhjetëra vitesh në Shqipëri. E thotë Sokol Puto, Ekspert për Çështjet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendi dhe shtetasit shqiptarë po paguajnë për deformimet e gjyqësorit në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Buxheti i Shqipërisë ka paguar deri më sot 750 mijë euro penalitete”.

Z.Puto nuk flet për herë të parë. Pak muaj më parë, ai i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente për të zbatuar detyrimet e përcaktuara në vendimet e Strasburgut për çështjen e pronave. Pika e dobët, mbetet ajo e çështjes së pronave, kompensimi i ish-pronarëve, të cilët edhe 15 vite pas miratimit të Ligjit të vitit 1993, nuk gjejnë zgjidhje në Shqipëri, te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Rasti më i freskët, është ai i 4 qershorit 2008, kur qeveria vendosi të dëmshpërblejë me 49 mijë euro paditësit “Gjonboçari”, vëllezër dhe motra që nuk morën pronat e tyre dhe hodhën në gjyq Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut.

Si Gjonboçarët janë edhe shumë shqiptarë të tjerë. E thotë Puto: “Në plan është pagesa edhe e 1 milionë e 200 mijë eurove të tjera në favor të qytetarëve shqiptarë, që janë ankuar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut”. Euro që paguajnë korrupsionin e qeverive tona.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • matilda: - 06-21-08
    Fol ti fol po Thimjo Kondi di me shume se ty

    Keto qe thote Z. Puto jene jo te verteta por c'fare zoti Thimjo Kondi qe drejtoi Gjykaten e Larte per 9 vjet. Para disa ditesh nje gazete shqiptare e cilesoi ate si njeriun me te civilizuar. Se ku e mbeshteste gazetari kete percaktim ai e di.
    Po ne Shqiperi nuk eshte cudi qe nje dite te te cilesojne kriminel dhe te nesermen te te bejne engjell.

    Zoti Puto nuk eshte ndonje cudi shuma e parave qe ka paguar shteti shqiptar. Sikur te gjithe qytetaret ti drejtoheshin Gjykates se Strasburgut per padrejtesite qe ju ka bere drejtesia shqiptare edhe i gjithe buxheti i shtetit nuk do te mjaftonte per demshperblim.
    Po te na rroje civiluzuesi Kondi dhe e gjithe turma pas tij qe quhen gjyqtare pa kush pyet per gjykaten e Strasburgut.
    Shyqyr zotit qe vazhdon rrokopuja ne Shqiperi se gjyqtaret vazhdojne te pasurohen duke patur nga 10 hyrje apartamentesh dhe miliona ne bankat qe shteti shqiptar nuk i zbulon dot. Shyqyr dhe atij ligjit te deklarimit te pasurive se i ka bere gjyqtaret dhe qeveritaret me te ndjeshem dhe te dine se si ti f'shehin parate.

    Ti zoti Puto vazhdo te japesh informacione dhe fakte se dite te mira pasketaj do vijne qe popullin shqiptar.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML