Wed, 23 Jul 2008 23:22:09
    

Lexoni versionin Print

Pallati i Nerënxit

Ka mbetur me nam ajo shprehja për helenët: "Pasi t'i japësh dorën grekut, shiko se sa gishta të kanë mbetur". Kjo vlen edhe për ata që janë shqiptarë, por që për koniunktura politike janë veshur si grekë. Siç është kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Nga Arben Rrozhani
Tue, 13 May 2008 08:18:00

 

Ka mbetur me nam ajo shprehja për helenët: "Pasi t'i japësh dorën grekut, shiko se sa gishta të kanë mbetur". Kjo vlen edhe për ata që janë shqiptarë, por që për koniunktura politike janë veshur si grekë. Siç është kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Ai në fakt, nuk është fare grek, pasi ka lindur dhe është rritur nëpër Shqipëri dhe shumë vonë është ngulur në atë që sot e ka bërë si pronë të vetën. Para një muaji, kur Bollano tha se kërkonte autonomi për Himarën, "Spiuni" shkroi atë që po ndodh realisht në tokën shqiptare. Me autoritetin e kryetarit të bashkisë, Bollano ka penguar regjistrimin e banorëve të rinj të zonës, të cilët janë shtetas shqiptarë që u ngulën aty për një jetë më të mirë brenda kufijve të atdheut të tyre. Ndërkohë që në Shqipëri nuk kanë të numëruar "Bathoret" dhe bathorexhinjtë.

Dhe aq strikt është Bollano në këtë parim, saqë është gati të sakrifikojë edhe ata që janë vërtetë himarjotë. Siç është rasti hem për të qeshur hem për të qarë i Nikollaq Neranxit, ish-deputet i PAA-së së Lufter Xhuvelit, që kaloi me grupin parlamentar të LSI-PDS.

Një ditë të bukur, Neranxi, që administron firmën e frutave të thara nga mbarë bota, shprehu dëshirën për të ndërtuar në tokën ku kishte shtëpinë e vjetër. Por, Bollano nuk pranonte kurrsesi! Kur e pa se nuk mund të çante me drejtësi, Neranxi kërkoi ndihmën e mikut të vjetër dhe të përbashkët: Spiro Peçit, deputet i Zonës Numër 98 Delvinë-Himarë dhe anëtar i grupit parlamentar Qendra Demokrate. Si deputet i zonës, Peçi arriti që ta marrë lejen te Bollano, që Neranxi të ngrejë në truallin ku kishte shtëpinë e hershme, një ndërtesë të re katërkatëshe. Por... një hyrje do të shkonte për ndërmjetësin.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • himarioti: - 05-15-08
    himarai perket himarioteve

    Redaksia pse nuk i boton komentet e himarioteve?Eshte turp te jeni te njeanshem dhe interesaxhinj!

  • nikvlora: - 05-14-08
    Bollano te humbete vula e komunes

    Zoti Rozhani ,mos ju keshillojne kure shkruani te keni kujdese mose vendosni Janullatosin dhe shovinizmine e shtetit Greke ,sepse keshtu e do politika.Politika me ndere ....bollanos eshte turpe qe shteti dhe Hetuesia e Prokuroria me ndryshimin e emrave te personave .Kjo ndodhe vetem ne SHqiperi ,dhe ne qe shkruajme pake nga demokracia Europea kemi mesuar ,se nje bollano i tille menjehere te hiqet nga skena, ky klloun me Janullatosin mbrapa shpine .Erdhi ora si shtete te nderhyni se u kthyet dhe ju si bollanua ,komike e ........

  • Astrit Levendi: - 05-14-08
    Per ata qe bejne komente

    Te gjthe ata qe bejne gjoja komente ne kete gazete jane injorante dhe te liq. Ata dine vetem te shajne. Shajne Bollanon shajne dhe Greqine. Pika u rente! U be surrati i tyre te shajne Greqine e lavdishme. Dhe te levdojne, ndofta, Turqine sepse, ne ndergjegjien e tyre, ata jane turq.

  • gjykimi: - 05-14-08
    PALLAVRA

    Nuk i ha kush ato qe keni shkruajtur. Ajo qe duket qarte nga shkrimi eshte se po gatuhej nje corbe derrash qe ka brenda interesa ndertimi Peci- Nerenxi-Bollano. Pse te mos punoje dhe provinca kur punon edhe qendra.

  • R MANCE: - 05-14-08
    Bollano duhet te jet psikopat

    Ky bollanua ose eshte teper injorant, ose greket e kane peshuar ne flori. Une do ti thosha kesaj kufome, se asnje lloje pasurie nuk ka vlere kur nuk e gezon. te tjerat le ti kuptoje ky bastard

  • vlonjatja: - 05-14-08
    bollano dhe himara

    Zoti Nikollaq,
    Ku jane himariotet e tjere, qe nuk jane greke
    perse nuk i kemi pare te hedhin gure kunder Bollanos dhe te tjereve sojseze si puna atij.
    Edhe ti nga Himara je, po tu preke tani qe autonomi bollano po shkon deri atje sa te te mohoje dhe gjenezen..
    ku e ke grushtin , me sakte ku e keni grushtin qe duhet tja tregoni atij plere dhe shtetit me plere nga bollano?

  • Asip Demiri: - 05-13-08
    Shovinizmi Grek edhe brenda kufirit Shqipris

    I Lindur ne Qytetin Historik te Manastirit te cilin e kame leshuar ne moshen 14 vjetcare me mbare fmiljen time per Australin e larget ku tani po i mbushim plot 30 vjete, gjithnji e kemi koken te kethyer nga Atedhehu yne i dashur duke percjllur xhdo ngjarje qoft ceshtja e Kosoves ajo e Cameris apo cfare do ngjarje qe mund te jete. Ngjarjt e kohve te fundit ne Himare po me verteojne edhe me teper ate qe tere jeten kemi degjuar dhe lexuar ne lidhje urrejtjen e xhdo gje Shqiptare nga Shovinizmi Grek dhe Serb. Edhe ne Australin e larget dhe Multi Etnike shpesh here takojme individe te cilit paraqiten si Grek dhe pasi kuptojne se jane duke biseduar me nji Shqiptar te kethehe ne Shqip dhe thone se jane ARVANITAS me nji Shqipe te vjeter dhe te shtypur nga shovinizmi Grek, Dhe GREKET tani po shtin gishtat edhe ne Shqiperi per ARVANITASI dhe CAMET pretendojne se gjoja ajo ceshtje fare nuke egzistone, natyrishte e gjith kjo po behet vetem nga frika se pse mire e dine se djelli nuk mbulohet me Shosh. Dhe Bollanot e ksaj bote i kemi pasur me heret dhe dine shume mire kjy Kombe si te ujdis keta lloj individesh dhe Shqiptaret ne fillim te keti gjinden ne nje stuate te Rralle emagjinuar ne rezullin toksor

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML