Merkure, 07 Janar 2009 11:08:36

Lexoni versionin Print

Horoskopi i dates 13 qershor 2008

Dashi


Sot pasditja do të jetë shumë argëtuese. Është një moment i mirë për të zënë miqësi të reja, ju jepet mundësia për të hyrë në ambjente të pafrekuentuara më parë, pa i lënë pas dore marrëdhëniet në çift.

 

Demi


Ndjenja të reja po lindin në fushën e dashurisë. Në sferën financiare, një derë do të hapet dhe një mundësi do të vijë brenda dy muajve të ardhshëm, kur të vijë momenti duhet të jeni i përgatitur. Filloni të kërkoni tani se çfarë është më e mira për ju. 

 

 

Binjakët


Kjo ditë do të jetë e favorshme për të qartësuar idetë. Veç reflelektimit, zbavitjeve, do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme në lidhje me ekonominë, karrierën dhe të ardhmen tuaj.

 

Gaforrja


Një interes i ri në dashuri do t’ju tërheqë vëmendjen dhe do të provokojë ndjenja xhelozie. Nëse viheni nën presionin e të tjerëve, do të përfundoni duke thyer një premtim që i keni bërë vetes, duhet të ndiqni rrugën tuaj.

 

Luani


Mundësia e një takimi interesant ekziston nëse ju do të dini si ta kërkoni. Shëndeti shfaqet i mirë. Një situatë negative në çështjet financiare mund të ndryshojë dhe të kthehet në një mundësi të madhe.

 

Virgjëresha


Një problem personal intim ju peshon në mendje dhe nuk jeni i sigurtë nëse doni ta diskutoni me të tjerët. Në sektorin e financave duhet të shkurtoni shpenzimet, përndryshe do të gjendeni në një etapë të vështirë.

 

Peshorja


Shëndeti paraqitet i mirë, por do të keni tensionin paksa të lartë. Mos u lodhni në punë pasi do të harxhoni shumë energji. Një mundësi e re për ju, por mund të rezultojë dhe një gabim nëse nuk verifikoni se çfarë ju pret.

 

Akrepi


Dashuria po evulon ngadalë edhe pse doni që gjërat të ecin shpejt. Do t’ju ndjekë burimi i të këqijave nëse do të anashkaloni një temë në lidhje me paratë. Bëjini ballë çështjes dhe do të shihni se problemi do të zgjidhet.

 

Shigjetari


Karriera juaj po ecën me shpejtësi të madhe falë mbështetjes nga njerëzit e dashur, por nëse lëvizni gjithmonë me të njëjtin ritëm do të humbni një mundësi. Afrohuni me Gaforren dhe Bricjapin



Bricjapi


Sot do të dini si ta organizoni ditën. Kushtojini pak kohë vetes për të menduar se çfarë doni të realizoni, ndoshta dhe të jepni një ide lidhur me një projekt tuajin, mund të vendosni nëse do ta çoni deri në fund, pasi jeni ju që zotëroni çelësin.

 

 

Ujori


Sot humori do të jetë i mirë dhe do të dijë si t’i largojë retë që mund të jenë mbledhur gjatë javëve paraardhëse. Shfaqen ndryshime pozitive në horizont në lidhje me një marrëdhënie jetëgjatë.

 

 

Peshqit


Do të dini si t’i shfaqni anët tërheqëse, mos lini pas dore mundësinë për tu njohur me njerëz të rinj. Pikërisht në momenti që do të mendoni se gjendeni vetëm dhe se nuk keni mbështetje dikush do të hyjë në skenë.

 

 

 

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Sejdiu: Zgjedhjet parlamentare, në vitin 2010

07/01/09 08:22:00 | Sejdiu ka konstatuar se ky është një qëndrim legal i tij si..

Liderët kosovarë dhe ndërkombëtarë bien dakord për të ndërhyrë në Mitrovicë

06/01/09 19:19:00 | Ndërkombëtarët që veprojnë në Kosovë dhe qeveritarët e këtij..

Template Page


PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML