Premte, 29 Gusht 2008 23:49:28

Lexoni versionin Print

Bashkia, rikthen “Xhamllikun” e famshëm

Sheshi “Shtraus” i njohur ndryshe si “Xhamlliku”, do të shndërrohet, pas tre muaj punë, në një shesh urban pedonal. Më një fond prej rreth 22 milionë lekësh investim nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, në kuadrin e rikualifikimeve urbane të shesheve në Tiranë,

Marte, 22 Korrik 2008 08:15:00

 

Rreth 22 milionë euro, fondi për të kthyer Sheshin “Shtraus” në hapësirë urbane pedonale, të lirë për të gjitha moshat

Sheshi “Shtraus” i njohur ndryshe si “Xhamlliku”, do të shndërrohet, pas tre muaj punë, në një shesh urban pedonal. Më një fond prej rreth 22 milionë lekësh investim nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, në kuadrin e rikualifikimeve urbane të shesheve në Tiranë, Sheshi “Shtraus” do të jetë pjesë e listës së shesheve të cilët së shpejti do t’i ofrojnë Tiranës një tjetër imazh. Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, i pranishëm në fillimin e punimeve, u shpreh se: “Në një kohë të shkurtër, “Xhamlliku” i famshëm i kryeqytetit të djeshëm, do të jetë një shesh i bukur këmbësorësh për më të moshuarit dhe fëmijët e një lagjeje të Tiranës, ku tashmë bashkëjetojnë banorët e djeshëm, të ardhurit e viteve të lirisë dhe tranzicionit të cilët kanë në dispozicion një infrastrukturë gjithnjë e më bashkëkohore, gjithnjë e më tepër në shërbim të tyre dhe në përshtatje me ekzigjencat e një kryeqyteti europian”.

Sheshi “Shtraus” ndodhet në pjesën lindore të Tiranës, përgjatë aksit të rrugës “Qemal Stafa”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Hoxha Tahsim”. Aktualisht, pjesa qendrore e sheshit shërben si pikë kontakti për pensionistët dhe fëmijët e blloqeve të banimit rreth tij. Ai identifikohet gjithashtu një ishull në trafikun automobilistik. Duke analizuar këtë situatë, si dhe zhvillimet e fundit në kuadrin e rikonstruksionit të rrugëve në qytet, u mendua se hapësira e re urbane e sheshit që do të përftohet duhet të ofrojë një hapësirë të mirëfilltë pushimi, një hapësirë komode pedonale, si dhe të shmangë trafikun, ose të jetë në krah të tij. Kjo do të arrihet duke e kthyer Sheshin “Shtraus” në një shesh pedonal. Shtrimi i sipërfaqeve të sheshit do të bëhet kryesisht me beton të derdhur në vend, me stampim dekorativ. Pjesa qendrore e tij (platforma e mbjellë me pemë) do të ketë ngjyrë të bardhë dhe do të trajtohet me fuga në të dyja drejtimet. Pjesa masive e sipërfaqes së sheshit do të ketë ngjyrë të kuqërreme, me teksturën e vendosjes së tullave. Ky shtrim do t’ia shtojë atij karakterin “piazza” dhe “pedonal” në të njëjtën kohë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML