Premte, 22 Gusht 2008 00:28:47
    

Lexoni versionin Print

Eleni: Si më harruan prindërit në psikiatri

Në një botë gati të izoluar. Të harruar thuajse edhe nga njerëzit e tyre. Teksa i shikon nuk mund të mos ndjesh keqardhje. Por pas momenteve të vështira, pas hutimit, frikës, vetëdijes pjesore, fshihen karaktere. Eleni është një prej tyre. Kur i shpjegon se jemi gazetare, ajo menjëherë përgjigjet se i njeh artikujt. Madje kërkon të prezantohet pak më mirë. Vetëm pas pak vjen te ne me një fustan tjetër, për të cilin tregon kujdes. Madje edhe barsoletat e dorës tregon si i kombinojnë me fustanin. 26 vjeçarja Eleni Gjika është nga Himara.

Anila Peçi
Diel, 06 Korrik 2008 08:38:00

Eleni Gjika nga Himara thekson se rri në spital psikiatrik se nuk ka ku të shkojë. Kujdestarja: Familjarët nuk e vizitojnë kurrë

Në një botë gati të izoluar. Të harruar thuajse edhe nga njerëzit e tyre. Teksa i shikon nuk mund të mos ndjesh keqardhje. Por pas momenteve të vështira, pas hutimit, frikës, vetëdijes pjesore, fshihen karaktere. Eleni është një prej tyre. Kur i shpjegon se jemi gazetare, ajo menjëherë përgjigjet se i njeh artikujt. Madje kërkon të prezantohet pak më mirë. Vetëm pas pak vjen te ne me një fustan tjetër, për të cilin tregon kujdes. Madje edhe barsoletat e dorës tregon si i kombinojnë me fustanin. 26 vjeçarja Eleni Gjika është nga Himara. Ajo është ndër pacientet që i ka kaluar fazat e vështira e është thuajse e rehabilituar. Por për të tregojnë se nuk ka ku të shkojë. Prej 5 vjetësh vajza kurohet në spitalin psikiatrik të Vlorës. Atë çka vajza tregon e konfirmon edhe kujdestarja e saj Vangjelina Hasimi.

Braktisja

“Kam 5 vjet këtu dhe nuk më ka ardhur asnjë nga të afërmit. Këtu më ka sjellë daja im”, tregon vajza duke shtuar se nuk i ka ardhur asnjeri ta takojë për sa kohë që ka qenë në psikiatri. Nuk fshihet trishtimi kur tregon se ka të afërm, por si ka parë asnjëherë. Kujdestarja e saj Hasimi tregon se Eleni është në gjendje të punojë dhe të mbajë veten e saj. Nuk ka momente që të jetë acaruese, apo agresore. Edhe kur ka ndonjëherë gjendje jo të zakonshme nga ditët e tjera, çdo gjë e ka me veten e saj. Eleni njeh vetëm spitalin si shtëpinë e saj. Ajo rri këtu, ushqehet, merr kurat kur ka nevojë dhe nëse të tjerë pacientë që mund të dalin, ajo thotë se nuk ka ku të shkojë. Vetëm ndonjëherë që del e shoqëruar në ambientet e lagjes përreth. “Më pëlqen të këndoj, më pëlqen televizori dhe filmat”,- vijon të tregojë vajzae re

Ëndrrat

Edhe ata duket se dinë të ëndërrojnë. Ndoshta të duket se i kanë momente fluturimi. Por nga ana e personelit tregojnë se ata kanë edhe ëndrra të cilat i tregojnë herë pas here.Kështu Eleni tregon se dëshiron të martohet sapo të dalë këtu dhe të ketë dy fëmijë. Madje me ëndrrën e saj pohon se ajo edhe po kurohet që të mundet të ketë fëmijë të saj. Më pëlqen të gatuaj- thotë ajo, më pëlqen edhe të mbahem, duke të treguar fustanin modest që mban veshur. Nëse i pyet për historitë, një prej tyre thotë se ato janë të gjitha njësoj. Kanë brenda edhe ëndrrën, edhe pamundësinë, edhe gjithçka tjetër që ka qenë po kaq njerëzore sa e njerëzve normal.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një

Gjyqi i Karaxhiçit me gjykatës të ri

Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML