Shtune, 06 Shtator 2008 02:05:54

Lexoni versionin Print

I braktisin familjarët, 200 persona jetojnë në psikiatri

Të harruar nga familjarët, shoqëria dhe shteti. Nuk kanë bërë asnjë faj, por prapë janë të braktisur. Bëhet fjalë për rreth 200 persona që jetojnë në spitale psikiatrike edhe pse nuk janë më pacientë, por kanë mbetur aty se askush nuk iu del për zot. Shefi i shërbimit të Psikiatrisë, Anastas Suli, pohon për “Shekullin” se këta persona nuk duhet të rrinë më në spital psikiatrik, por duhet të jetojnë pranë familjeve të tyre ose në shtëpi psikiatrike.

Eglantina Bardhi
Diel, 06 Korrik 2008 08:35:00

Shefi i shërbimit të Psikiatrisë, Suli thekson se këta persona duhej të linin me kohë spitalin. Nuk i nxjerrim dot në rrugë

Të harruar nga familjarët, shoqëria dhe shteti. Nuk kanë bërë asnjë faj, por prapë janë të braktisur. Bëhet fjalë për rreth 200 persona që jetojnë në spitale psikiatrike edhe pse nuk janë më pacientë, por kanë mbetur aty se askush nuk iu del për zot. Shefi i shërbimit të Psikiatrisë, Anastas Suli, pohon për “Shekullin” se këta persona nuk duhet të rrinë më në spital psikiatrik, por duhet të jetojnë pranë familjeve të tyre ose në shtëpi psikiatrike.

Braktisja

Jetojnë mes të sëmurëve rëndë psikik, ndonëse duhej të kishin lënë me kohë spitalet. Madje ky fakt po ndikon tepër negativisht mbi shëndetin e tyre mendor, por për ta duketse nuk ka zgjidhje tjetër. “Në spitalin Psikiatrik këtu në Tiranë janë 16 persona që duhej të kishin dalë nga spitali pasi janë rehabilituar dhe nuk janë më për këtu. Por për fat të keq nuk kanë ku shkojnë dhe ne nuk mund t’i nxjerrim në rrugë”,- pohon Anastas Suli, duke shtuar se në spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe të Vlorës problemi është shumë më evident pasi janë rreth 200 persona të tillë që duhej të kishin lënë psikiatrinë. Kjo sipas Sulit ka ardhur për faktin se këta persona për shkak të problemeve mendore kanë përfunduar në spital dhe më pas janë harruar aty nga familjarët e tyre të cilët nuk kanë treguar interes për t’i marrë. Por Suli thekson se këta persona janë harruar edhe nga strukturat shtetërore pasi nuk janë ndërtuar struktura përkatëse për të pritur këtë kategori personash. “Sigurisht që është tepër e dëmshme për shëndetin mendor të këtyre personave që të jetojnë mes të sëmurëve rëndë psikik. Ata duhet të jetojnë ose në familjet e tyre, ose në shtëpi psikiatrike”,- thekon Suli, duke shtuar se të sëmurët psikikë kronikë në spitalet psikiatrike po marrin fund pasi duhet që në spital të qëndrojnë për një kohë të shkurtër e jo gjatë.

Shtëpitë psikiatrike

Të bëhet boshatisja e spitaleve psikiatrike nga të sëmurët kronikë sidomos nga Elbasani dhe Vlora e të ndërtohen shtëpi psikiatrike. Ky është apeli që bën shefi i Psikiatrisë në Tiranë, Anastas Suli, duke shpjeguar se për këtë qeveria duhet të bëjë një plan të detajuar. Sipas tij kjo kategori është nga i gjithë vendi dhe shtëpitë psikiatrike për ata duhen bërë atje ku kanë familjen e tyre, në mënyrë që të jenë të lidhur me familjarët e tyre. Gjithashtu Suli thekson se shtëpitë psikiatrike i ndihmojnë këta persona të integrohen në shoqëri pasi ata mund të punojnë, të mësojnë ndonjë zanat dhe të jenë pjesë normale e shoqërisë.

Të sëmurët e rrezikshëm në spital të Psikiatrisë-Ligjore

Persona të sëmurë rëndë mendor që kanë bërë krime nga më të rëndat kurohen në spital psikiatrik mes të sëmurëve të tjerë. Në fakt as këta persona nuk e kanë vendin aty, por një spital i përshtatshëm për ta mungon. Për këtë arsye, shefi i shërbimit të Psikiatrisë, Anastas Suli, thekson se në shtator do të ndërtohet për herë të parë spitali i Psikiatrisë-Ligjore. “Ky spital do të jetë për të sëmurët psikikë që kanë kryer krime dhe që janë të papërgjegjshëm për veprat që kanë kryer. Këta nuk mund të vijnë në një spital të zakonshëm psikiatrik pasi me këta lloj të sëmurësh e vetmja pikë takimi ku mjekësia bashkohet me drejtësinë është në Psikiatrinë ligjore”,- pohon Suli duke shpjeguar se Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë duhet të bashkëpunojnë ngushtë pasi shëndetësia do të merret me shëndetin e tyre dhe korrigjimin e përmirësimin esëmundjes, ndërsa Drejtësia do të merret me sigurimin e tyre, pasi mes tyre mund të ketë vrasës serial që duhen mbyllur patjetër në spitale të tilla.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Kosovë: S'ka lajme nga Shkupi e Podgorica

Prishtina nuk ka njoftime zyrtare për mundësinë e njohjes më të

Serbi, rriten përpjekjet për arrestimin e Mlladiçit

Pas arrestimit te Radovan Karaxhic po intensifikohen përpjekjet për

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML