Hene, 08 Shtator 2008 09:04:59

Lexoni versionin Print

Ujësjellësi: Do të ketë kufizime, uji po shpërdorohet

Uji po shpërdorohet dhe po vidhet ndaj dhe problemet do të jenë evidente për qytetarët e Tiranës. Kështu u shpreh drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Ujësjellësit, Armand Maho. Duke përmendur edhe arsye të tjera, Maho ka shpjeguar se do të ketë skemë për furnizimin me ujë për zonat e Tiranës.

Eglantina Bardhi
Merkure, 02 Korrik 2008 08:18:00

 

Uji po shpërdorohet dhe po vidhet ndaj dhe problemet do të jenë evidente për qytetarët e Tiranës. Kështu u shpreh drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Ujësjellësit, Armand Maho. Duke përmendur edhe arsye të tjera, Maho ka shpjeguar se do të ketë skemë për furnizimin me ujë për zonat e Tiranës.

Mangësitë

Etja ka goditur kryeqytetin në këto ditë të nxehta, ndërsa Drejtoria e Ujësjellësit ka paralajmëruar se stina e nxehtë nuk do të ketë ujë 24 orë për të gjithë. Shkak për këtë është mbipopullimi i kryeqytetit, që sjell mospërballimin nga ana e Ujësjellësit, si edhe ndërhyrjet e paligjshme në rrjet po thajnë çezmat e qytetarëve. “Gjithashtu edhe rënia e burime hidrike është shkak që të mos përjashtojë mundësinë që Tirana të kalojë me skemë furnizimi me ujë 2 herë në ditë”,- pohon Maho. Sipas tij edhe remontet në sistemin elektrik, si në disa zona në Kombinat, kanë penguar edhe furnizimin e qytetarëve me ujin e pijshëm. Në zonën e Laprakës, që furnizohet me 16 orë me ujë të pijshëm nga Bovilla, janë reduktuar oraret e furnizimit me qëllim kompensimin e zonave ku hasen probleme. Të ndodhur përballë kësaj situate, Ujësjellësi bën apel për mos-shpërdorim të ujit të pijshëm, të paktën në stinë e verës. “Uji nuk mungon, ne kemi shpërdorime në një masë të konsiderueshme. Reduktim oraresh nuk ka, por kjo po ndodh në momentin që ka një shpërdorim në masë të ujit të pijshëm. Për këtë u bëjmë thirrje gjithë konsumatorëve të bëjnë kujdes me shpërdorimin e ujit, pasi ai është i të gjithëve”,- thekson Armand Maho.

Zonat problematike

Zona e Tiranës së Re, Laprakës dhe Kombinatit kanë qenë zonat më problematike me furnizimin me ujë në fundjavë. Megjithatë ankesat nuk kanë munguar as nga banorët e lagjes së “21 Dhjetorit”, “Komuna e Parisit”, zona e ish-Bllokut dhe plot zona të tjera. Ndërsa kryetari i Degës Teknike të Ujësjellësit së Tiranës, Kujtim Allani shpjegoi para pak ditësh për gazetën se më problematikët janë banorët që i kanë shtëpitë në katet e larta, pasi për shkak të mungesës së presionit, uji nuk arrin të ngjitet. Sipas tij, në sezonin e verës mund të jenë të pritshme edhe kufizimet e ujit, pasi temperaturat e larta dhe rritja e konsumit do të sjellë edhe kufizime të ujit. Gjithashtu, ai shpjegon se vetëm furnizimet nga Selita dhe Burimet nga Shën Mëria mund të paraqesin probleme në muajt e pikut, ndërsa Bovilla ka ujë të bollshëm dhe për fat të mirë mbulon pjesën më të madhe të Tiranës. “Furnizimet nga Selita mbulojnë vetëm 30 për qind të Tiranës dhe pavarësisht ujit cilësor që kanë këto burime, mund të them që në muajt e verës nuk janë të bollshëm si në muajt e vjeshtës dhe të dimrit. “Disa nga lagjet që furnizojnë burimet e Selitës janë zona e ish-Bllokut, Qyteti Studenti, Rruga e Elbasanit, madje mund të japë probleme edhe tek Komuna e Parisit”,- shpjegon Allani.

Zonat problematike

Kombinati

Lapraka

Ish-Blloku

Rruga e Elbasanit

Qyteti Studenti

Komuna e Parisit

21 Dhjetori


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML