Premte, 22 Gusht 2008 00:22:58
    

Lexoni versionin Print

Ballkaniada e Matematikës, Shqipëria fiton 5 medalje

Matematicienët e vegjël shqiptarë kanë arritur të marrin 5 medalje (1 Argjendi dhe 4 Bronzi) në Olimpiadën e fundit Ballkanike të Matematikës për nxënësit deri në moshën 15 vjeç, të zhvilluar për herë të parë në vendin tonë. Në Olimpiadën e 12-të Ballkanike të Matematikës, që këtë vit u zhvillua në qytetin e Vlorës, morën pjesë 71 nxënës, nga 12 shtete të Ballkanit; Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Qipro, Rumania, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia, si dhe një grup nga Kazakistani, i ftuar të jetë pjesëmarrës në këtë olimpiadë.

Diel, 29 Qershor 2008 08:15:00

Ballkaniada Për herë të parë në Shqipëri, zhvillohet olimpiada e Matematikës për 15 vjeçarë. Morën pjesë 12 shtete Matematicienët e vegjël shqiptarë kanë arritur të marrin 5 medalje (1 Argjendi dhe 4 Bronzi) në Olimpiadën e fundit Ballkanike të Matematikës për nxënësit deri në moshën 15 vjeç, të zhvilluar për herë të parë në vendin tonë. Në Olimpiadën e 12-të Ballkanike të Matematikës, që këtë vit u zhvillua në qytetin e Vlorës, morën pjesë 71 nxënës, nga 12 shtete të Ballkanit; Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Qipro, Rumania, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia, si dhe një grup nga Kazakistani, i ftuar të jetë pjesëmarrës në këtë olimpiadë. Ekipi shqiptar i Matematikës, këtë vit zuri vendin e gjashtë si grup, ndërsa në garën individuale, nxënësit tanë morën 5 medalje, duke lënë pas nxënësit e Maqedonisë, Qipros, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. Skuadrat e vendeve pjesëmarrëse ishin të përbërë nga 6 nxënës, të cilët janë përzgjedhur nga olimpiadat kombëtare respektive të Matematikës. Juria përbëhej nga udhëheqësit e nxënësve të vendeve anëtare dhe këtë vit u kryesua nga profesor Llukan Puka. Konkurrimi në matematikë zgjati dy ditë, por aktiviteti synon që krahas vlerësimit dhe shkëmbimit të vlerave në fushën e Matematikës, t’i shërbejë edhe njohjes së vendeve organizatore dhe krijimin e një fryme bashkëpunimi në rajon. Pjesë e këtij aktiviteti, ishin edhe veprimtari të tjera që kanë si synim njohjen e kulturës, të traditave dhe vlerave të qytetit. I pranishëm në ceremoninë përmbyllëse të këtij aktiviteti, ishte edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe shpërndau disa dhurata simbolike nxënësve kampionë në Matematikë. “Ne jemi krenarë që Olimpiada e Matematikës u mbajt në Shqipëri. Jam i kënaqur si ministër i Arsimit, kur shikoj që Shqipëria që ka dalë në këtë ballkaniadë shumë më mirë se më përpara. Kjo është një shenjë e qartë progresi, por gjithsesi kjo është një garë dhe në garë ka gjithmonë nga ata që fitojnë dhe ata që humbasin, por miqësia dhe shpirti i garës ruhen kur janë në balancë njëra me tjetrën. Të tilla gara do të zhvillohen besoj në Ballkan përsëri në Shqipëri në të ardhmen e afërt dhe shpresoj që mikpritja e siguruar nga vendasit do të jetë në mos kjo, më e mirë”,- u shpreh ministri i Arsimit, Genc Pollo Fituesit e medaljeve 1. Tedi Aliaj Medalje Argjendi Fier 2. Sindi Shkodrani Medalje Bronzi Vlorë 3. Disel Spahia Medalje Bronzi Shkodër 4. Arbeg Gani Medalje Bronzi Elbasan 5. Arnold Spahiu Medalje Bronzi Tiranë


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një

Gjyqi i Karaxhiçit me gjykatës të ri

Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML