Shtune, 06 Shtator 2008 02:09:40

Lexoni versionin Print

UT, këtë vit 850 kuota Part-Time

Maturantët që kërkojnë të vazhdojnë studimet e larta në vitin e ri akademik, do të kenë më shumë mundësi për të fituar një degë studimi. Universiteti i Tiranës i ka propozuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave, rritjen e numrit të kuotave të pranimit, me gati 1 mijë studentë, çka do të thotë se gara për të fituar një vend në auditoret e UT-së nuk do të jetë kaq e ashpër sa vitin e kaluar.

Dritan Laci
Diel, 29 Qershor 2008 08:07:00

Universiteti i Tiranës, do të pranojë 1 200 studentë më shumë se vitin e kaluar. Rikthehen studimet me kohë të pjesshme Propozimet e UT-së për kuotat e pranimit, pritet miratimi nga Këshilli i Ministrave. Do të ketë vetëm dy degë të liberalizuara Dritan Laci Maturantët që kërkojnë të vazhdojnë studimet e larta në vitin e ri akademik, do të kenë më shumë mundësi për të fituar një degë studimi. Universiteti i Tiranës i ka propozuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave, rritjen e numrit të kuotave të pranimit, me gati 1 mijë studentë, çka do të thotë se gara për të fituar një vend në auditoret e UT-së nuk do të jetë kaq e ashpër sa vitin e kaluar. Përkatësisht, drejtuesit e Universitetit të Tiranës kanë propozuar për vitin akademik 2008-2009, 5826 kuota, ose e thënë ndryshe 1 200 pranime më shumë se sezoni i studimeve që lamë pas. Auditoret që do të vazhdojnë të mbajnë peshën më të madhe të studentëve, do të jenë Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik. Në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, duke marrë parasysh edhe kërkesën e drejtuesve të këtij fakulteti, i ka propozuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave shtimin e kuotave me 100 të tilla. Ndryshe do të ndodhë me Fakultetin Juridik, ku numri i kuotave të pranimit do të jetë i njëjtë me atë të vitit akademik 2007-2008. Duke iu referuar numrit të studentëve të pranuar në Fakultetin e Drejtësisë, gjatë vitit të kaluar, edhe në sezonin e ri akademik, numri i pranimeve do të jetë 600 studentë. Këtë shifër e kanë pranuar në prononcimet për gazetën “Shekulli” edhe drejtues të këtij fakulteti, të cilët janë shprehur se ky është numri maksimal i studentëve që mund të mbajnë auditoret e Juridikut. Një problem për t’u zgjidhur për Fakultetin e Drejtësisë është godina, e cila paraqet rrezik serioz për studentët, çka nuk lejon shtimin e numrit të tyre në auditore. Në vitin e ri akademik, studentët të cilët nuk kanë mundësi t’i ndjekin studimet me kohë të plotë ditën, mund t’i ndjekin programet edhe me kohë të pjesshme. Pas një viti mungesë, në universitetet publike do të kthehet sistemi i studimeve Part-Time. Universiteti i Tiranës i ka propozuar Ministrisë së Arsimit që për vitin akademik 2008-2009 t’i vihen në dispozicion rreth 800 kuota me kohë të pjeshme. Numrin më të madh të pranimeve në sistemin e studimeve Part-Time do ta kenë Fakulteti Histori-Filologji dhe ai i Drejtëisë. Lidhur mbi tarifën që duhet të paguajnë studentët që kërkojnë të ndjekin studimet me kohë të pjesshme, ashtu sikurse kuotat, miratimi do t’i mbetet në dorë Këshillit të Ministrave. Arsyeja e mbylljes së përkohshme të studimeve Part-Time në vitin e kaluar akademik, iu faturua programeve të vjetra që dispononin fakultetet. Programet më të cilat mësonin studentët e sistemit me kohë të pjesshme, nuk ishin ekuivalente me programet që ndiqeshin në sistemin e ditës, çka detyroi MASH t’u kërkonte universiteteve hartimin e një kurrikule të re. Aktualisht, të gjitha universitetet kanë dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave, programet e reja që do të ndiqen në sistemin Part-Time, gjë që hap rrugën për rifillimin e studimeve në këtë sistem. Në shifrën e kuotave të pranimit të propozuar nga Universiteti i Tiranës, një vend të rëndësishëm zënë edhe kuotat për trojet, ku këtë vit mendohet që të pranohet reth 150 studentë me banim në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Këtë vit, ashtu si edhe vitet e kaluara, Universiteti i Tiranës, krahas degëve me kuota të kufizuara, do të ketë edhe programe studimi të liberalizuara. Të vetmet fakultete që do të kenë degë të liberalizuara për studentët do të jenë Ekonomiku, në degën Biznes-Financë dhe Shkencat e Natyrës, me degën Biologji. Përsa i përket sistemit të studimeve me kohë të plotë, fakulteti që do të ketë më shumë studentë në Universitetin e Tiranës do të jetë Ekonomiku, me 1230 pranime, i ndjekur më pas nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, me rreth 700 kuota. Numrin më të madh të studentëve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja do ta ketë dega e Anglishtes, me 180 kuota pranimi. Gjithsesi për pranimet në universitete, fjala e fundit i takon Këshillit të Ministrave, i cili miraton ose rrëzon propozimet e universiteteve. Për të mësuar numrin e kuotave të pranimit për secilin program studimi, maturantët duhet të presin javët në vazhdim, deri në përfundim të provimeve me zgjedhje.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Kosovë: S'ka lajme nga Shkupi e Podgorica

Prishtina nuk ka njoftime zyrtare për mundësinë e njohjes më të

Serbi, rriten përpjekjet për arrestimin e Mlladiçit

Pas arrestimit te Radovan Karaxhic po intensifikohen përpjekjet për

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML