Premte, 29 Gusht 2008 23:25:52

Lexoni versionin Print

Raporti në Strasburg: 1 në 3 femra në Shqipëri dhunohen

Në shoqërinë shqiptare vihet re një rritje e fenomenit të dhunës në familje, e cila ushtrohet më shumë mbi gratë dhe vajzat, fëmijët dhe të moshuarit. Ky është konkluzioni i Raportit të Qeverisë Shqiptare në Këshillin e Evropës në Strasburg, mbajtur nga Ana Xheka, drejtore e Drejtorisë së Politikave të Shanseve te Barabarta, pranë Ministrisë së Punës.

Shekulli
Enjte, 29 Maj 2008 08:19:00

 

Qeveria raporton në Këshillin e Evropës në Strasburg se fenomeni i dhunës në familje është në rritje

 

Në shoqërinë shqiptare vihet re një rritje e fenomenit të dhunës në familje, e cila ushtrohet më shumë mbi gratë dhe vajzat, fëmijët dhe të moshuarit. Ky është konkluzioni i Raportit të Qeverisë Shqiptare në Këshillin e Evropës në Strasburg, mbajtur nga Ana Xheka, drejtore e Drejtorisë së Politikave të Shanseve te Barabarta, pranë Ministrisë së Punës. Sipas Strategjisë Kombëtare Për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje, rreth një e treta e grave dhe vajzave shqiptare përjetojnë një formë dhune brenda familjes. “Kjo dhunë shfaqet në të gjitha format, si dhunë emocionale, si forma më shpesh e hasur e dhunës në familje, dhunë ekonomike, e cila ndeshet më shumë në zonat urbane, dhunë fizike, e cila ndeshet më shumë në zonat rurale, dhunë seksuale, e cila rezulton më pak e raportuar”,- pohon Ana Xheka. Sipas saj, grupmoshat që përjetojnë më shumë dhunë janë 18-23 vjeç dhe 37-45 vjeç, ndër të cilat më të rrezikuara janë gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, gratë dhe vajzat rome, si dhe gratë e vajzat e zonave rurale. Ndërkohë bëhet e ditur se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, sanksionon mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit dhe ndalimin e diskriminimit.

Gjithashtu ajo parashikon mbrojtje të veçantë të familjes, fëmijëve, të rinjve, grave shtatzëna dhe nënave të reja. Por në fakt, kjo mbrojtje nuk realizohet në mënyrë korrekte pasi specialistët theksojnë se mungon bashkëpunimi i strukturave përkatëse. Sipas specialistëve, masat që mund të parashikohen në një urdhër mbrojtjeje janë disa. “Urdhëron dhunuesin që të ndalojë së kryeri ose së kërcënuari se do të kryejë një akt të dhunës në familje kundër viktimës ose anëtarëve të familjes së viktimës dhe largon dhunuesin nga banesa për një afat kohor të caktuar në urdhër dhe e pengon të hyjë në banesë pa autorizim gjykate”,- pohojnë specialistët, duke shtuar se masë tjetër është vendosja e viktimave dhe të miturve në qendra strehimi të përkohshme, si dhe kufizon ose ndalon dhunuesin të takojë fëmijët e viktimës. Gjithashtu, masë tjetër është se kalon kujdesin e përkohshëm të fëmijëve nga dhunuesi tek viktima dhe i heq përkohësisht dhunuesit të drejtat prindërore dhe urdhëron dhunuesin të kryejë pagesa periodike në favor të personave bashkëjetues, të cilët si pasojë e njërës nga masat mbeten pa mjete jetese. “Masa të tjera janë dërgimi i viktimave të dhunës në familje në programe rehabilitimi, dhe urdhëron dhunuesin të marrë pjesë në programe rehabilituese etj.”,- pohojnë specialistët.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML