Gjithkush ka opinionine tij lidhur me homoseksualizmin dhe shpesh ky opinion është shumë i fortë. Por cilido që të jetë opinioni për këtë problem, një gjë është e qartë: Homoseksualizmi ekziston. Pamvarësisht nga shkalla e përhapjes, homoseksualizmi, haset thuajse në të gjitha shoqëritë kudo në botë. Ai ka qenë prezent në të gjitha shoqëritë gjatë gjithë historisë. Por sipas doktorit Richard C. Pillard, psikiatër në Boston University School of Medicine dhe ekspert i shquar në fushën e homoseksualitetit:"Homoseksualiteti është realisht prezent edhe në të gjitha speciet e kafshëve që janë studiuar imtësisht."
Bazuar në konkluzionet më të vona të Dr Alfred Kinsey dhe të tjerëve, shumica e ekspertëve të fushës thonë se rreth 4% e burrave amerikanë janë tërësisht homoseksualë gjatë gjithë jetës së tyre dhe rreth 10% mendohet të jenë jo tërësisht. Në konkluzionet e tij nga studimi i 5000 burrave amerikanë, Dr. Kinsey gjeti se 37% e tyre kanë kryer, më së paku, një marrëdhënie homoseksuale deri në orgasmë me një burrë tjetër.
Midis grave, numrat janë më të vogla: Rreth 2 ose 3 përqind e grave të rritura mendohet të jenë tërësisht homoseksuale (lesbiane) gjatë gjithë jetës së tyre. Është shumë interesante të konstatohet se në studimet e kulturave të tjera moderne që nga Amerika Qendrore deri në Filipine, përqindja e popullsisë që ka orientim seksual homoseksual është e njëjtë.
Çfarë është homoseksualizmi?-
Kush e shkakton homoseksualizmin?
A është ai fenomen"natyral"?,
Këto janë pyetje që i bëjnë të gjithë dhe që janë shumë të vështira për t'u përgjigjur.
Thjesht homoseksualiteti mund të përcaktohet: " Preferenca seksuale për partnerë që kanë gjininë tënde". Por si për çdo gjë tjetër që lidhet me seksualitetin human, kjo preferencë zakonisht nuk ështënjë situatë bardhë e zi. Edhe heteroseksualët ose njerëzit normalë që kanë bërë këtë lloj jete, ndonjëherë fantazojnë për marrëdhënie me persona me seks të njëjtë. Kjo nuk i bën ata domosdoshmërisht "homoseksualë latentë", siç është bërë zakon të quhen. (Në një studim me 171 burra heteroseksualë (normalë), një e tretae tyre raportuan se kanë pasur fantazi seksuale me të njëjtin seks). Edhe homoseksualët gjatë gjithë jetës kanë bërë seks, më së paku rastësisht, me partnere të seksit tjetër. (Një vështrim në literaturë ka gjetur se 60%-70% e burrave homoseksualëve kanë bërë seks me gra më së paku një herë dhe mbi 80% e lesbianeve kanë bërë seks të rastësishëm me burra.)
Dr. Kinsey e ka përmbledhur situatën shumë kohë më parë në këtë mënyrë: " Burratnuk prezantojnë dy popullata të ndara, heteroseksualë dhe homoseksualë. Bota nuk ndahet në dhen e në dhi. Bota e gjallë është një kontinuum në të gjitha aspektet e saj. Sa më shpejt të mësohemi me këtë shqetësim të sjelljes seksuale humane, aq më shpejt do të arrijmë të kuptojmë të vërtetat për seksin."
Për ta bërë më të qartë "realitetin e seksit", Dr. Kinsey sajoi një shkallë me shtatë pika (që tani njihet si shkalla e Kinsey)që përmbledh gjithë diapazonin e preferencave seksuale humane. Në njërën anë të shkallës (shkalla zero) janë ata që gjatë gjithë jetës së tyre kanë qenë ekskluzivisht heteroseksualë; në anën tjetër të shkallës (shkalla gjashtë) janë ata që janë ekskluzivisht homoseksualë. Në mes të këtyre dy ekstremeve ndodhet zona e gjerë e ndryshme gri e të gjithë atyre që nuk i përkasin në mënyrë rigoroze asnjërës kategori. Një nga arritjet më të mëdha të Dr. Kinsit ishte se ky grup i ndërmjetëmishte jashtëzakonisht i madh, që nga njerëz që kanë pasur një marrëdhënie të shkurtër jashtë preferencës së tyre seksuale,tek ata që ishin në mënyrë të barabartë të kënaqur nga marrëdhënie me partnerë burra ose gra (biseksualët)
Shkaku i homoseksualizmit është i panjohur
Askush nuk e di të vërtetën për shkakun e homoseksualitetit. Po ashtu, askush nuk di, në të vërtetë, se çfarë e "shkakton" heteroseksualitetin. Kjo gjë tregon se sa pak dimë ne për seksin.
Ka pasur shumë debate lidhur me origjinën e homoseksualitetit. A kanë lindur gaytë të tillë, siç thonë shumica e tyre? A e ka burimin homoseksualiteti tek edukimi? Apo mos vallë marrin pjesë në formimin e gayve faktorë të natyrës dhe të edukimit pra ai është një çështje"nature and nurture". Akoma nuk ka përgjigje bindëse, por që prej disa dekadave, kërkuesit e fushave të ndryshme kanë filluar të nxjerrin të dhëna të reja që tregojnë se mund të ketë disa diferenca të brendshme biologjike, midis gayve dhe të drejtëve.
Disa nga këto të dhëna janë me të vërtetë intriguese.
Nga fundi ivitit 1991, për shembull, një kërkues në Salk Institute for Biological Studies në San Diego, raportoi atë që duket se është e dhëna e parë që flet për një ndryshim të brendshëm midis trurit të homoseksualëve dhe trurit të heteroseksualëve. Neuroshkencëtari me autoritet Simon LeVay, raportoi se në një grup me burra heteroseksualë që u bëri autopsinë, një modus i vogël neuronesh në hypotalamus (një strukturë e thellë trunore që dihet se ka të bëjë me rregullimin e sjelljes seksuale) është dy herë më e madhe se e njëjta strukturë në trurin e grave dhe të burrave homoseksualë.
Një numër studimesh kanë treguar gjithashtu se të qenurit gay shkon edhe me linjën familjare, gjë që sugjeron se mund të ketë disa komponentë gjenetike për përcaktimin e preferencës seksuale. Në një studim më të ri tek binjakët homoseksualë, kërkuesit nga Boston University School of Medicine dhe të Northwestern University raportojnë se po qe se njëri nga binjakët identikë është gay, edhe tjetri është tre herë më i predispozuar të jetë gay, krahasuar me binjakët vëllazërorë (fraternal). Duke qenë se binjakët identikë kanë të njëjtin ndërtim kromozomik, studimi ngre mundësinë intriguese se mund të ketë një "gen gay" që akoma nuk është zbuluar.
Studime të tjera kanë treguar se homoseksualët meshkuj kanë më shumë gjasa të kenë vëllezër biseksualë ose homoseksualë nga burrat heteroseksualë. Disa studime kanë treguar se rreth 22% e meshkujve homoseksualë raportojnë se vëllezërit e tyre janë gjithashtu gay; ndërsa vetëm 4% e meshkujve heteroseksualë thonë se vëllezërit e tyre janë gay. (Natyra familjare e homoseksualitetit femëror është më pak e qartë, studimet nuk e kanë treguar këtë korrelacion.)
Por, kritikët ngrenë kundërshtime. Ata thonë se vëllezërit dhe binjakët kanë edukim të njëjtë, ndaj preferencat e tyre seksuale mund të shpjegohen lehtësisht me mënyrën si u rritën nga prindërit dhe jo nga genet që kanë. Akoma më shumë, është e vërtetë që shumica e binjakëve identikë kanë të njëjtën preferencë seksuale, por jo të gjithë ata kanë të njëjtën preferencë seksuale. Ka raste kur binjakët kanë preferenca të ndryshme dhe kjo bën që shpjegimi të mos jetë bindës.
Një linjë studimesh shumë intriguese është se homoseksualiteti mund të lidhet me ekspozimin ndaj hormoneve seksuale gjatë shtatzënisë. Studimet tek kafshët kanë treguar se bebet femra të ekspozuara ndaj testosteronit në mitër, ose kur kanë qenë bebe të vogla, kanë tendencë të tregohen më agresive, me sjellje "mashkullore". Burrat dhe gratë homoseksuale në shumicën e tyre janë nga ata që punojnë me dorën e majtë, kur krahasohen me shokët e tyre heteroseksualë. Dhe,fakti se cila dorë punon ka lidhje me nivelin ehormoneve seksuale, gjatë zhvillimit të trurit.
Një teori tjetër thotë se homoseksualiteti mashkullor mund të lidhet me gjendjen stresore të nënës gjatë shtatzënisë. Shpjegimi: Stresi frenon prodhimin e hormoneve seksualedhe janë hormonet seksuale që skulpturojnë indet fetale në një trup mashkull ose femër. Studimet me kafshët e laboratorit kanë treguar se stresi i nënës gjatë shtatzënisë, ndonjëherë " feminizon " sjelljen seksuale mashkullore. Shkaku këtu është prishja e prodhimit të testosteronit.
Edhe kjo teori – ashtu si dhe të tjerat – është intriguese por e pa vërtetuar.
Roli i edukimit (nurature) në shfaqjen e homoseksualitetit.
Ka shumë studiues që mendojnë se homoseksualiteti nuk ka të bëjë fare me biologjinë. Gjatë shekullit të kaluar, psikoanalistët besonin se homoseksualiteti mashkullor ka të bëjë me paaftësinë e fëmijës për t'uçliruar nga nëna dhe tendencës që të identifikohet me babanë i tij. Kombinimi i një nëne dominante që i zë frymën dhe babai i dobët e i larguar, bëjnë që fëmija të zhvillojë identitetin e tij të brendshëm femëror.
Fakti që kashumë burra gay të rritur në këto lloj familje nuk bind,sepse ka edhe plot burra heteroseksuale që janë rritur në të njëjtat kushte.
Psikiatri Richard Isay, shefi i American Psychiaric Association's Committee për Gay-të, Lesbianet dhe Biseksualët, si dhe autor i "Being Homosexual" thotë: "Eksperienca ime klinike tregon se ndërsa ambienti i hershëm ka influencë të madhe mbi mënyrën se si shprehet seksualiteti, ai nuk ka influencë të ndjeshme në përcaktimin e orientimit dhe preferencës seksuale."
Kthimi i homoseksualëve në heteroseksualë është një kthim i mundimshëm, i vështirë dhe që shoqërohetme ankth dhe depresion, thotë Dr. Isay.
Disa prindër të fëmijëve homoseksualë shqetësohen dhe kërkojnë të gjejnë tek vetia atë që "kanë bërë keq". Të dhënat tregojnë se prindëritnuk duhet të fajësojnë veten, por të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje.
Të gjitha këto teori interesante kanë treguar se janë pjesërisht të vërteta. Ka shumë zhvillime komplekse që e bëjnë një person homoseksual dhe nuk ka asnjë teori që të mund t'i shpjegojë të gjitha këto ndryshime. Ajo që ka rëndësi të dihet e të kuptohet është fakti qe homoseksualët janë njerëz dhe duhet të trajtohen si të tillë.
Frojdi është ai që tha fjalën e fundit në këtë çështje komplekse . Në përgjigje të një letre që i vinte nga nëna e një djali homoseksual në vitin 1935, Frojdi shkroi: " Homoseksualiteti me siguri nuk është një avantazh, por as nuk është për t'u turpëruar. Ai nuk është ves, nuk është degradim, ai nuk mund të klasifikohet si sëmundje; ne e konsiderojmë atë si një variacion tëzhvillimit seksual."
Pak histori-
Homoseksual, vjen nga fjala greqishte "homo" që do të thotë i njëjtë. Ajo nuk duhet të ngatërrohet me fjalën latine "homo" që do të thotë njeri.
Në historinë e kishës katolike njihen tre nga Papët që kanë qenë homoseksualë: Papa PaulII (1464-1471); Papa Sixtus (1471-1484) dhe Papa Julius III (1550-1555).
Termi homoseksual përherë të parë është përdorur në vitin 1868 në korrespondencën e dy seksologëve reformatorë gjermanë: Karl Maria Kertbeny dhe Karl Henrich Ulrichs. Ata përdorën disa fjalë si Monoseksual- që tregon një burrë ose një grua që kryesisht masturbon. Heterogenit- kur dikush merr pjesë në aktivitet seksual me kafshë dheHomoseksual- që do të thotë akt seksual midis dy njerëzve me të njëjtën gjini. Nga këto fjalë sot përdoret vetëm fjala homoseksual.
Kertbeny e përdori fjalën heteroseksual për ato raste kur seksi është një "Perversionin morbid seksual" midis një burri dhe një gruaje, të cilët kërkojnë kënaqësi egoiste pa dashur të bëjnë fëmijë. Kjo sot mund të kish kuptim për çiftet që përdorin kontraceptivët e ndryshëm, si dhe çiftet e martuara që angazhohen në marrëdhënie seksuale jo vaginale siç është seksi oral, anal dhe masturbacioni reciprok që kanë një potencial degjenerimi
Që nga koha e lindjes së Kristianizmit deri vonë në shekullin e XIX, bota perëndimore nuk i ndante njerëzit në homoseksualë dhe heteroseksualë. Në këtë periudhë bota ndahej qartë në dy linja "Normalë" që kryejnë marrëdhënie seksuale për riprodhim dhe të "Degjeneruar" që kryejnë marrëdhënie seksuale jo për të bërë fëmijë.
Heteroseksualiteti ashtu siç e njohim ne tani është term shumë i vonshëm.
Siç thamë Homoseksualiteti si term për herë të parë u përdor publikisht prej Kerbeny (1869) në të gjithë Gjermaninë e bashkuar .
Në vitin 1909 ky termu fut në New International Dictinary të Merriam Webster me shpjegimin "pasion seksual i sëmurë për një njeri të të njëjtit seks".
Siç kuptohet deri në këtë moment të historisë njerëzore edhe "homoseksualët" edhe "heteroseksualët" konsideroheshin perversë.
Më 1897 Havelok Elis, Seksolog dhe Filozof i madh Anglez, homoseksual që vdiq nga AIDS, shkruante:"Homoseksualiteti është një botë hibride barbare për të cilën unë nuk kam përgjegjësi."
Ishte Havelok Elis që në librin e tij"Psikologjia e Seksit"përdori i pari termin "pervers" dhe i "korruptuar" për të karakterizuar një burrë homoseksual.
Momenti kur homoseksualët dolën hapurishte lëvizja e gayve që u konfrontuan me policinë e New Yorkut në klubin e tyre në Stonwall në Greenwich Village në verën e vitit 1969.
Pas vitit 1990 ata dolën fare hapur sepse u shfaqën në publik politikanët dhe personat e shquar që ishin gay dhe lesbiane.
Gjatë historisë janë përdorur disa metoda, shumica shumë barbare për t'i mjekuar homoseksualët. Ata kuroheshin me :
Kastraksion testikular-(tredhje të burrave)
Terapia me elektroshok
Ekspozimi me rreze X i gjëndrave të tyre- sepse mendohej që homoseksualët kishin prishje të balancës hormonale.
Kur këto metoda dështuan filloi të përdorej operacioni i lobotomisë.
Lobotomia u aplikua nga viti 1930 deri në vitin 1950. Dy neurologë amerikanë Jacobsen dhe Fulton, e kryen këtë ndërhyrje për herë të parë tek shimpanzetë.
Dr.Walter Freeman (1895-1972) filloi operacionet për të mjekuar homoseksualët burra dhe gra. Një thikë që quhej "leucotom preciz" prishte lobin frontal dhe sistemin limbik (qendra emocionale e trurit). Pas kësaj personat qetësoheshin, humbitnin libidon, nuk flisnin dot, humbitnin memorien, humbitnin emocionet dhe shndroheshin në njerëz krejtësisht të tjerë. Kjo metodë, siç shihet, nuk kuronte homoseksualitetin por prishte njeriun, të cilin e bënte ashtu siç e dëshironte familja e tij.
Më vonë Freeman e thjeshtësoi teknikën. Një instrument si një "gozhdë" ngulej thellë në tru nëpërmjet glabelës(kocka në mes të ballit mbi hundë). Kjo gozhdë lëvizej nga të dy anët e trurit dhe e nxirrte masën trunore jashtë. Mjeku u kërkonte pacientëve dhe familjarëve falje, kurnga operacioni u nxiheshin sytë(hematoma). Doktori si një showman i vërtetë shkonte kudo në Amerikë, në vende publike dhe në televizione ku kryente lobotominë, shpesh pa përdorur as masat për sterilizimin. Mbahet mend që një ditë kreu 25 lobotomi.
Dr Freeman thoshte: "Lobotomia e beri Amerikën më të mirë, pa skizofrenë, pa homoseksualë dhe radikalë ". Ai e kish fjalën për politikanët radikalë.
Më 1955 më shumë se 19,000 Amerikanë gay, lesbiane, masturbatorë kronikë dhe kriminelë violentë, ishin shndruar në budallenj, në qenie pa seks. Askund nuk dukej ndonjë protestë, ata konsideroheshin Amerikanë të mirë.
Nga fundi i viteve 1950 erdhi stuhia e protestave popullore që i dha fund këtij operacioni
Kundër homoseksualitetit është përdorur edhe shoku elektrik si dhe disa lëndë psikopharmakologjike që përdoreshin për të trajtuar shumë çrregullime psikike.
Më 1970 psikiatrat konkludua se homoseksualiteti nuk është çrregullim, por një keqdiagnostikim. Homoseksualizmi u hoq nga lista e sëmundjeve mendore. Disa historianë të kësaj periudhethonë se lobektomia ishte e mirë – por kura ishte më e "keqe" nga vetë "sëmundja"
Nga fundi i 1970 Roeder, pasues i Freeman,njoftonte se ka kuruar disa homoseksualë me operacione në tru. Ai digjte me një elektrodë hipotalamusin dhe të operuarit pas operacionit nuk shndroheshin në qenie pa seks, por ktheheshin në njerëz normalë. Akoma edhe sot disa doktorë dhe familjarë kërkojnë një kurë për homoseksualitetin.
Thuhet se homoseksualët janë ushtarët më trima. Funerali më i madh në historinë e gayve është ai i Hephestion, partnerit seksual të Aleksandrit të Madh që ishte një biseksual i njohur e i hapur. Hephestioni u varros në Babiloni. Përgatitjet për ta djegur vazhduan gjysmë viti. Aleksandri urdhëroi që i gjithë mali Athos të gllëndejnga qindra artistë e të bëhej si një Hephestion i gjallë. Por Aleksandri vdiq para se projekti të fillonte.
Cili janë efektet negative të homoseksualizmit në shoqëri?
Sjellja homoseksuale çon në probleme që e kalojnë rrethin brenda të cilit ka vetëm homoseksualë. Ato prekin edhe interesat e pjesës tjetër të shoqërisë. Disa studime tregojnë se homoseksualët përhapin disa sëmundje dhe krime që midis tyre janë shumë të shpeshta, po të krahasohen me përqindjen që homoseksualët kanë në shoqëri.
Shfaqja e AIDS-it për herë të parë, nxori në shesh lidhjen midis homoseksualëve dhe sëmundjeve. Edhe përpara zbulimit te AIDS përqindja e lartë e sëmundjeve në komunitetet homoseksuale ishte legjendare.Sipas studimeve 78% e homoseksualëve së paku një herë janë sëmurë me sëmundje që përhapen me rrugë seksuale. Shumë prej tyre janë të sëmurë me urethritis, hepatitis, herpes gjenital, pedikulozis (morrat e zonës gjenitale), me zgjebe, me lythet venerale dhe me parasitë intestinalë. Ndonse homoseksualët përbëjnë 5% ose më pak të popullsisë (10 % llogariten në Sh.B.A), ata janë përgjegjës për gjysmën e rasteve me sifiliz. Sifilizi që ka qenë nën kontroll, kohët e fundit është rritur mbi 25%. Homoseksualët mbartin më shumë se gjysmën e rasteve me gonorea të fytit dhe me infeksionet intestinale. Homoseksualët e sëmurë që punojnë në ushqimin social janë përhapësit e shumë sëmundjeve, siç janë amebiaza dhe hepatiti.
Le të sjellim për ilustrim disa të dhëna nga San Francisko, pasi në atë qytet me ligj u zgjeruan të drejtat e homoseksualëve.
Sëmundjet veneriane kanë pësuar një rritje të theksuar, njëzet e pesë herë më shumë se në mesataren e gjithë Amerikës.
Hepatiti infeksioz A është rritur 100 %,
Hepatitis B 300%,
Infeksionet amebike të zorrëve janë rritur 2500%.
Çdo vit ka 75000 të sëmurë me Sëmundje Infektive Seksuale, 80% e të cilëve janë homoseksualë.
20% e homoseksualëve vuajnë nga gonoreja rektale.
Homoseksualët kanë një grup sëmundjesh të radha të zorrëve që janë të zakonshme për vendet tropikale. Këto sëmundje kanë marrë emrin përgjithësues " Syndromi intestinal i homoseksualeve". Për arsyen që homoseksualët kanë zakonin të hanë materiet fekale dhe të pinë urinën e njeri-tjetrit, gjysma e tyre janë të sëmurë me amebiasis parazitike, një sëmundje e zorrës së trashë e shkaktuar prej paraziteve
"New York Time Magazine", në një numër të saj para disa viteve, bënte këtë deklaratë "Infeksionet bizare janë kaq të shpeshta në komunitetet homoseksuale, sa që një shkencëtar që paraqiti një raport mbi to… në fjalën e tij tha "Manhattan: Ishulli Tropikal"
Nisur nga këto të dhëna na takon ta themi troç se praktika homoseksuale është jo e shëndetshme, ajo është praktikë e sëmurë.
AIDS, siç dihet, u zbulua në vitin 1981 dhe shpejt shkaktoi shumë fatkeqësi, më shumë se sëmundjet Legionare dhe Syndromi i Shokut Toksik të marra së bashku. Fillimisht sëmundja e AIDS u quajt Gay Related Immune Deficiency Disease (GRID)që në shqip do të thotë Sëmundja e Deficiencës Imune që Lidhet me Homoseksualët.
Rastet e para të AIDS u njohën afërsisht në të njëjtën kohë. Në Janar të vitit 1981 u shfaqën në New York, në San Francisko dhe në Los Angeles. Rasti i parë ishte një djalë prezantues mode tridhjetë e një vjeç që u shtrua nëUCLA (Universiteti i Kalifornisë Los Angeles) me një infeksion fungal shumë të rëndë. Diagnostikimi i këtij rasti ishte shumë i vështirë dhe u mjekua si viktima e një infeksioni të rëndë. Shpejt u shfaqën raste të tjera. Të gjitha në persona homoseksualë. Më në fund shkaku u zbulua dhe u identifikua sëmundja e re vdekjeprurëse.
Homoseksualët dhe abuzuesit e drogës janë pjesa më e madhe e shoqërisë e infektuar me AIDS. Është në rritje numri i fëmijëve me këtë sëmundje.
Homoseksualët dhe krimi violent.
Efektet negative të homoseksualizmit nuk kufizohen vetëm në fushën e shëndetit. Shumë studiues kanë gjetur lidhje midis homoseksualitetit dhe krimit violent. Studimet tregojnë se homoseksualët janë pesëmbëdhjetë herë më shumë vrasës, nga heteroseksualët. I njëjti burim thekson se kjo është aq e vërtetë sa policët kur janë para një vrasjeje mendja u shkon për një homoseksual, para se të jenë grumbulluar provat. Jeta mëson se kush është i keqpërshtatur me rregullat e shoqërisë në drejtim të seksualitetit të tij, ka shumë mundësi të jetë i keqpërshtatur me rregullat shoqërore edhe në trajtimin prej tij të jetës njerëzore.Kjo lidhje nuk është rastësore,ajo është lidhje shkaku (kazuale).Ajo vërteton rolin e madh që ka seksualiteti në personalitetin e çdo personi.
John Gaci, (një homoseksual, punëtor ndërtimi në Chikago, që vrau një numër të madh adoleshentësh dhe i varrosi në bodrumin e shtëpisë së tij) nuk mund të jetë rastësi.
Kush nuk e mban mend atë ngjarje që tronditi Amerikën disa vjet më parë. Kunani një homoseksual, vrau pesë homoseksualë në San Francisko. Pas kësaj ai shkoi në Miami, në Florida dhe vrau edhe Giani Versaçen. E gjithë policia e vendit u ngrit në këmbë në kërkim të tij.
A mund të ndryshojnë homoseksualët?
Në debatin për të drejtat e homoseksualëve çështja kyçe është: A mund ta ndryshojnë orientimin e tyre seksual homoseksualët?
Studimet më të fundit kanë treguar se homoseksualiteti nuk është një gjendje e pandryshueshme. Homoseksualët mund të ndryshojnë. Çelësi është në se ata e dëshirojnë këtë
Studimet e Irving Bieber dhe Masters e Johnson kanë treguar se në procesin e mjekimit homoseksualët që kanë dëshiruar të ndryshojnë orientimin e tyre seksual e kanë ndryshuar atë në heteroseksual ose biseksual. Këta shkencëtarë kanë ndryshuar orientimin seksual të 2/3 të burrave dhe grave që kanë pasur dëshirën të bëhen heteroseksualë.
Duhet kuptuar mirë se homoseksualiteti është mënyrë sjelljeje, ai nuk është identitet i personit. Kjo është arsyeja që psikoterapia është e suksesshme në ndryshimin e orientimit nga homoseksual në heteroseksual.
Homoseksualët mund të ndryshojnë. Por më parë ata duhet të kuptojnë se sjellja e tyre është e papranueshme.
Si konkluzion për problemin tepër të debatueshëm në se mund të ndryshojnë ose jo homoseksualët le të shërbejë studimi me i ri që hedh dritë në këtë çështje.
Në muajin Maj të vitit 2001 një studim i ri shpërthyes njoftoi se disa homoseksualë shumë të motivuar u kthyen në heteroseksualë. Ky konkluzion ra ndesh me pikëpamjen e organizatave të shëndetit mendor, që thonë se orientimi seksual është i fiksuar njëherë e përgjithmonë. Sipas tyre e ashtuquajtura terapi "reparative" sjell dëm. Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve e sulmuan studimin.
Robert L. Spitzer, profesor i psikiatrisë në Universitetin Columbia në New York që udhëhoqi studimin tha se ai nuk mund të vlerësojë se në çfarë përqindje homoseksualët shumë të motivuar e ndryshojnë orientimin e tyre seksual, por ai tha se studimi "tregon se disa njerëz mund të ndryshojnë nga homoseksualë në të drejtë dhe ne duhet ta bëjmë këtë të ditur." Spitzer, konkludon se 66% e burrave dhe 44% e grave kanë arritur atë që quhet funksionim i mirë heteroseksual.
Si ti Trajtojmë Homoseksualët?
Nuk duhet t'i futim të gjithë homoseksualët në një kategori. Ka burra dhe gra homoseksuale që janë pak të përzier në këtë aktivitet. Këta rrallë ose kurrë nuk angazhohen në praktika seksuale në vende publike. Ata përdorin forma më pak ekzotike të perversionit dhe bëjnë një jetë të zakonshme.
Homoseksualët janë bërë nuk kanë lindur. Si të tillë, ata janë përgjegjës për sjelljen tyre. Personalisht dhe ligjërisht homoseksualët duhet të respektohen si të gjithë njerëzit. Por ky respekt nuk do të thotë privilegje speciale për ta, pa çka që prishin të drejtat ose liritë e të tjerëve. Po ashtu, askujt tjetër me dëshirë të mirë nuk i lejohet të ndërmarrë akte kriminale violence ndaj homoseksualëve.
Prania publike e homoseksualizmit në shumë vende të përparuara ka influencuar shumë mbi vetë shoqërinë e këtyre vendeve. Kjo influencë duket në mënyrën si vishen njerëzit, në llojin e muzikës që dëgjojnë, në mënyrën si i drejtojnë lutjet në vendet e Zotit, në trajtimin e fëmijëve dhe nëtë gjithë jetën e vetë homoseksualëve. Filozofi Richard Weaver thotë: "Ne jetojmë në një kulturë femërore që është në rritje."Ne disa vende të përparuara flitet për "homoseksualizimin e shoqërisë"
Në fillim të muajit Shtator të vitit 2001, aktorja 32 vjeçare e Hollywood-itAnne Heche, promovoi librin e saj: "I am not crazy" (Nuk jam e çmendur.) Në libër ajo shkruan:
"Nuk jam unë e çmendur por është një jetë e tërë e çmendur. Unë u rrita në një familje jo normale dhe më duheshin 31 vjet që ta nxirja çmendurinë jashtë meje".
Që foshnje ajo u abuzua seksualisht nga babai i saj. " Ai më përdhunoi mua…ai më përkëdhelte, më vendoste në pozicion bërryla-gjunjë dhe bënte seks me mua". Abuzimi, tregon ajo, ka mbetur në "memorien time". Heche nuk e dinte se babai i saj ishte një homoseksual. Ajo e mësoi këtë kur i ati vdiq më 1983 nga AIDS. Ajo u tremb për jetën e saj.. Si rrugë zgjidhjeje gjeti "dehjen, duhanin, drogën. Bëja seks me kë mundja. Bëja çdo gjë që mundja për të larguar turpin nga jeta ime", thotë ajo.
Nuk ka arsye për ndërhyrje të ligjit dhe çdo personi tjetër në jetën private të një qytetari. Një i rritur e zgjedh partnerin seksual vetë. Ky duhet të jetë një vendim dhe shqetësim i tij.
Nuk duhet të ketë vend për homofobi. Shumë prej homoseksualëve nuk merren në punë. Kur janë në punë dhe merret vesh aktiviteti i tyre homoseksual ata pushohen nga puna. Nuk merren në punë si mësues.
Ky trajtim, ka rrënjë të thella historike dhe psikologjike. Intoleranca kulturore, veçanërisht për homoseksualët meshkuj, është reflektim i kulturës tonë seksiste, pra e njëjta sjellje si edhe për gratë. Njerëzit mendojnë se gratë janë të dobëta dhe të nënshtruara, ashtu perceptohen edhe homoseksualët meshkuj.Ata janë të dobët dhe të nënshtruar sepse nuk kanë zgjedhur rolin tradicionalisht mashkullor të partnerit seksual, që dominon në marrëdhëniet seksuale me një grua. Kjo reflekton përçmimin e kulturës tonë ndaj burrave që nuk japin imazhin e fortë burrëror. Historikisht homoseksualet kanë qenë persekutuar dhe kanë qenë konsideruar të rrezikshëm për shoqërinë. Konsiderohej se ata i kanë kaluarkufijtë e rolit të tyre dhe kanë ndryshuar kulturën dominante mashkullore.
Lidhur me gratë lesbiane në vendet ku këto marrëdhënie janë të pranishme, reagimi është më i butë. Kjo ndodh sepse ato e shqetësojnë më pak shoqërinë. Në kulturën tonë nuk është folur për gra lesbiane. Mundet që represioni dhe qëndrimi seksist mashkullor i shoqërisë tonë, nuk u ka lejuar frymëmarrje këtyre marrëdhënieve homoseksuale femërore.
Kërkesat e homoseksualëve për privilegje të veçanta janë të pajustifikuara, kurdihet se ata mund të ndryshojnë po qe se duan ta bëjnë këtë ndryshim. Kjo ngjan sikur vjedhësit të kërkojnë një ligj favorizues sepse i shtyn një dëshirë e brendshme për të vjedhur.
Orientimi seksual i çdo njërit nga ne, është më kompleks nga ç'janë këto etiketime të thjeshta që përshkrova më sipër. Njerëzit janë të ndryshëm, ashtu është edhe orientimi i tyre seksual.
Duhet të jetë e qartë për të gjithë, ajo që theksova në fillim të këtij shkrimi, se lidhur me orientimin seksual, të gjithë njerëzit e këtij planeti zënë një vendtë ndërmjetëm midis atij tërësisht heteroseksual dhe tërësisht homoseksual. Nuk ka njeri me orientim seksual të pastër. Edhe këtu gjërat nuk duhen parë bardhë e zi.