Premte, 29 Gusht 2008 01:19:48

Lexoni versionin Print

Loja e dhunshme që ka fiksuar fëmijët

Sipas prindërve fëmijët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në internet. Psikologët japin alarmin

Saimir Muzhaka
Premte, 25 Prill 2008 08:24:00


Sipas prindërve fëmijët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në internet. Psikologët japin alarmin

Counter Strike

Disha: Ka efekte negative mbi fëmijët. Përfshirja e tyre në lojë krijon varësi psikologjike dhe kohore

Lojëra të frikshme, të dhunshme dhe me ngarkesë negative mbi psikologjinë e fëmijëve. E megjithatë sapo mbarojnë shkollën të gjithë i drejtohen qendrave të internetit për të luajtur pikërisht këto lojëra që nuk sjellin as një dobi për ta. Bëhet fjalë për lojërat tashmë tepër të njohura për të gjithë fëmijët e moshave dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjeç, Counter Strike. Kjo është një lojë e shpejtë, me aksione, e cila është përhapur në masë kohët e fundit tek fëmijët shqiptarë. Për këtë arsye, prindërit dhe psikologët shqiptarë shfaqin shqetësimin e tyre dhe flasin për ndikimet negative në formimin e karakterit fëminor. Kështu, gazeta ka mbledhur dëshmi të fëmijëve, prindërve dhe psikologëve për këto lojëra shumë të përhapura, por aspak të dobishme. Ndërkohë, psikologia Miranda Disha tregon të gjitha pasojat negative që luajnë këto lojëra mbi psikologjinë e fëmijëve.

Shqetësimi

Mjafton të shkosh në qendrat e internetit dhe sytë të shohin shumë fëmijë, kryesisht 10-15- vjeçarë të përqendruar mbi ekranet e kompjuterëve. Vrasje, gjak dhe agresivitet. Këto janë cilësitë që karakterizojnë lojën, ndaj prindërit shprehen të shqetësuar për orarin e zgjatur që fëmijët i dedikojnë internetit, botës virtuale që të largon nga realiteti. Selim Duka, prindër i Endrit dymbëdhjetë vjeçar, shprehet i shqetësuar për djalin e tij tek i kërkon vazhdimisht lekë gjatë ditës për të kaluar disa orë mbi këtë lojë. "Jemi në merak për djalin tonë dhe kjo jo vetëm nga shuma e lekëve që na kërkon çdo ditë, por edhe për pasojat që mund të sjellë kjo lojë mbi personalitetin e djalit tonë. Kjo lojë përmban shumë dhunë dhe nuk e dimë nëse e bën më të dhunshëm karakterin e fëmijëve", pohon Selim Dujka. Ndërsa djali i tij, Endri,shprehet se i pëlqen shumë të vrasë terroristët e lojës, që në rastin konkret janë shokët e tij në përditshmëri. "Unë luaj çdo ditë rreth tre orë me shokët e mi dhe më pëlqen kur ndahemi në dy grupe e zgjedhim vetë armët me të cilat duam të luftojmë",- thotë ai. Ndërsa Bukurie Selimi tregon se djali i saj 13-të vjeçar është bërë i varur nga interneti. "Më tregon se shkon aty për të luajtur edhe pse unë nuk e di se ç'lojë është, merakosem, pasi ka ditë që vjen në shtëpi pak para mesnate",-pohon Bukuria, mamaja e Albit.

Psikologia

Një sqarim më të detajuar mbi pasojat e lojës tek fëmijët e bën për gazetën "Shekulli"psikologia Miranda Disha. Ajo pohon se fëmijët në këto lojëra përfshihenemocionalisht në atë mënyrë si të ishin në jetën reale. "Ka efekte negative mbi fëmijët. Përfshirja e tyre në lojë krijon varësi psikologjike dhe kohore. Ka raste tek fëmijë të veçantë që mund të ndikojë në jetën reale, kjo varet edhe nga karakteri, energjia, personaliteti dhe impulsiviteti i fëmijëve", thekson Disha, duke shtuar seproblem tjetër është se nëse kjo lojë po u merr pak orë fëmijëve nesër, po kjo lojë do të kërkojë më shumë kohë, pasi është e ngjashme si me varësinë e të rriturve ndaj cigares. Kështu, sa më shumë kohë të qëndrojnë përpara kompjuterit fëmijët, sipas saj, aq më shumë do të lënë pas dore librat, sportin e aktivitete të tjetra më të rëndësishme. "Sa për dhunën dhe gjakun në lojë, këto në jetën e përditshme ngelen në nivelin e simbolit, pasi është predispozita gjenetike dhe sociale ajo që ndikon më shumë tek karakteri i fëmijëve",- pohon Disha, duke shtuar se prindërit duhet të tregohen më shumë të kujdesshëm kundrejt fëmijëve të tyre, pasi të tilla lojëra krijojnë agresivitet ndër ta dhe ndikojnë negativisht.

Sa shpenzojnë fëmijët për këto lojëra

Të shkosh në një qendër interneti të duhet të paguash dhe për këtë fëmijët janë koshientë. Në këto qendra çmimet variojnë nga 80 lekë deri në 100 lekë të reja për 1 orë.Fiksimi "Counter Strike" i detyron fëmijët të harxhojnë shumë herë më shumë se kaq, pasi ata luajnë me këto lojëra më gjatë se një apo dy orë në ditë. Kështu fëmijët sakrifikojnë lekët që ndoshta prindërit ua japin për shpenzimet ditore të shkollës apo për gjëra të tjera më të nevojshme për ta. "Harxhoj rreth dymijë lekë në ditë"-shprehet Endri. Ka ditë që e kalon këtë shumë dhe kjo ndodh të shtunave dhe të dielave, kur e kam pushim në shkollë dhe luajmë më shumë se ditët e tjera",- pohon ai.

Ja si është loja

Lojtarët ndahen në dy grupe: Terrorist dhe polic, ku këta të fundit kanë për detyrë të eliminojnë të parët. Vrasje, gjak dhe agresivitet. Këto janë cilësitë që karakterizojnë lojën, ndaj prindërit e fëmijëve shprehen të shqetësuar për orarin e zgjatur që fëmijët i dedikojnë internetit, botës virtuale që të largon nga realiteti. Kjo lojë është tejet popullore në të gjithë botën dhe veç pasojave që shfaqen në shikim nga ngujimi i fëmijëve para kompjuterit psikologët flasin edhe për ndikime negative në formimin e karakterit fëminor.



POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML