Premte, 22 Gusht 2008 01:12:38
    

Lexoni versionin Print

Bashkia: Plan për mbetjet urbane

Bashkia e Tiranës ndërmerr nisma konkrete mbi trajtimin e mbetjeve urbane. Dje, bashkë me "Sweco International", me financim danez, organizuan në Tiranë fazën e dytë dhe finale të "Trajnimit

Bledar Breçani
Marte, 01 Prill 2008 11:11:00

 

 

Bashkia e Tiranës ndërmerr nisma konkrete mbi trajtimin e mbetjeve urbane. Dje, bashkë me "Sweco International", me financim danez, organizuan në Tiranë fazën e dytë dhe finale të "Trajnimit Ndërkombëtar mbi Menaxhimin e Mbetjeve". Tek këto lloje mbetjesh futen kryesisht mbetjet e ndërtimit dhe infrastrukturës. Trajnues të "Sweco" dhe ekspertë në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane nga vende si Suedia, Serbia, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Kosova etj., morën pjesë në këtë aktivitet. "Me vendet përreth na bashkon jo vetëm fqinjësia, por edhe problemet me të cilat ballafaqohemi dhe sfidat me të cilat duhet të përballemi sot dhe në të ardhmen. Tirana është një qytet, popullsia e të cilit është pesëfishuar në këto vitet e fundit dhe ndryshime të tilla demografike e kanë gjetur kryeqytetin të papërgatitur dhe për një kohë të gjatë edhe pa vizionin e duhur për t'i paraprirë dhe drejtuar zhvillimin",- tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, i cili çeli takimin bashkë me përfaqësuesen e "Sweco International", Ingrid Hastad.


"Sweco International" është një organizatë e cila merret me projekte në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane, arkitekturës dhe telekomunikacionit.

Nëpërmjet këtij trajnimi, bashkia e Tiranës synon të vendosë kontakte të përhershme midis me "Sweco International", të krijojë një rrjet të përbashkët rajonal për shkëmbimin e eksperiencave të fituara gjatë këtij trajnimi, si dhe të arrijë financime nga SIDA për projektet e paraqitura nga pjesëmarrësit që përfaqësojnë Shqipërinë në këtë aktivitet.



 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një

Gjyqi i Karaxhiçit me gjykatës të ri

Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML