Shtune, 30 Gusht 2008 06:24:21

Lexoni versionin Print

Plehrat në Tiranë, Bashkia aksion për pastrimin

Plehrat në zonë perëndimore të kryeqytetit kanë filluar të vihen nën kontrollin e Bashkisë. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, i cili dha dje detaje mbi

Enjte, 10 Janar 2008 11:23:00

Plehrat në zonë perëndimore të kryeqytetit kanë filluar të vihen nën kontrollin e Bashkisë. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, i cili dha dje detaje mbi punën që po bën administrata e Bashkisë për normalizimin e situatës së pastrimit në zonën perëndimore të kryeqytetit. "Ka filluar vënia nën kontroll e zonës perëndimore dhe gjendja do të shkojë drejt normalizimit në ditët në vijim. Kemi angazhuar sipas një plani emergjence të gjitha mjetet motorike dhe forcat njerëzore të ndërmarrjeve të qytetit, për të plotësuar boshllëkun e lënë nga kompania e pastrimit",- ka pohuar Shalsi. Sipas tij, pas një jave mbyllet procesi i përshpejtuar ligjor për zgjedhjen e disa kompanive që do të mbulojnë fazën e emergjencës në zonën perëndimore, derisa të kryhen të gjitha procedurat për kontratat e reja shumëvjeçare, që nuk u lidhën dot për shkak të abuzimit të Agjencisë së Prokurimit Publik. "U kërkojmë qytetarëve, mirëkuptim për këtë trazirë të shkaktuar nga papërgjegjshmëria e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe u bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve që s'kanë paguar tarifën e pastrimit, ta bëjnë këtë pranë Njësive Bashkiake",- theksoi Shalsi, duke shtuar se ky është një shërbim që e marrin të gjithë qytetarët dhe nuk mund ta paguajnë vetëm një pjesë e tyre, por të gjithë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML